Author: tirana

Kryetari i PD-së, Sali Berisha denoncon se disa dokumente janë duke u larguar me kamion nga Bashkia e Tiranës. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Berisha tregon pamje të punëtorëve që ngarkojnë dokumentet në kamion, dhe ai i konsideron këto veprime si një përpjekje për të shkatërruar prova. Sipas Berishës, ky është një urdhër i dhënë nga kryebashkiaku Erion Veliaj, për të fshehur gjurmët e veprimeve të paligjshme që janë kryer në Bashkinë e Tiranës. Berisha shton se ky veprim vjen pas arrestimit të Veliajt dhe është një masë për të shpëtuar nga akuzat që rëndojnë ndaj tij.

Read More

Një sëmundje e panjohur në Kongon veriperëndimore ka vrarë më shumë se 50 njerëz, thanë mjekët në terren dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Intervali midis fillimit të simptomave dhe vdekjes në shumicën e rasteve është 48 orë, që është një shqetësim serioz, tha Serge Ngalebato, drejtor i Spitalit Bikoro, një qendër rajonale për monitorimin e sëmundjeve, raportoi AP. Përhapja në Kongo filloi më 21 janar dhe janë regjistruar 419 raste, përfshirë 53 vdekje. Sipas informacioneve nga departamenti i OBSH-së në Afrikë, rasti i parë në vendbanimin Boloko filloi pasi tre fëmijë hëngrën një lakuriq nate dhe vdiqën 48 orë…

Read More

Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale i DVP Tiranë, ka sekuestruar pasuri të paluajtshme të një 42-vjeçari, që dyshohet se rrjedhin nga veprimtaritë kriminale të mashtrimit me bursa. Bëhet fjalë për apartament, 2 vendparkime për automjete dhe 1 subjekt tregtar, pasuri të cilat shkojnë në vlerën e 1.2 milionë eurove. Njoftimi: Finalizohet operacioni policor i koduar “Fraud”, për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga krimi. Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale i DVP Tiranë, në drejtimin e SPAK. Sekuestrohen 4 pasuri të paluajtshme, me vlerë rreth 1 200…

Read More

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në një intervistë për gazetën greke “Manifesto”. Artikulli: Kur takon nga afër Sali Berishën, kupton përse ai ka një biografi kaq të pasur politike – dhe jo vetëm. Njeriu që thuhet se ka qenë mjek i Hoxhës (ndonëse e mohon), që ka shërbyer si president dhe kryeministër në vendin e tij, u përjashtua nga Partia Demokratike që e themeloi, u shpall persona non grata në SHBA, u akuzua për korrupsion dhe u vu në arrest shtëpie, por arriti të rimarrë udhëheqjen e partisë së tij. Tani, në moshën 81-vjeçare, ai kërkon të fitojë në…

Read More

“Nesër në 09.00 Grupi Parlamentar i shumicës qeverisëse do të dëgjojë me kërkesën e tij, Rektorin e Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku, lidhur me 24 masa sigurie PA GJYQ për stafin dhe pedagogët e universitetit për disa procedura të disa viteve me parë në shumën totale më pak se 30 milionë lekë! Vetë rektori, i cili nuk rezulton i lidhur me këtë hetim, flet për një keqkuptim shumë të madh dhe kërkon të dëgjohet publikisht, në një moment historik kthese për Universitetin Bujqësor që ka hyrë në rrugën e transformimit me synim njehsimin e plotë të diplomave me Universitetin BOKU të…

Read More

Një copë tjetër e një rakete të SpaceX raportohet të jetë gjetur në një zonë malore në Poloni, vetëm pak ditë pasi rezervuari i saj ra në oborrin e një shtëpie. Policia dhe zjarrfikësit u telefonuan në provincën perëndimore Wielkopolskie, pas raportimeve për një objekt të paidentifikuar që kishte rënë në një zonë malore. Pas hetimet dhe largimit të copës, zëdhënësi i zjarrfikësve njoftoi se me gjasë ishte rrënojë e një prej raketave të Elon Musk. Dyshohet të jetë copëza e katër që është gjetur në rajone të ndryshme ditëve të fundit. Raketa Falcon 9 është lansuar nga baza ajrore…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së martës në një fshat të Vernios në Itali, ku një 22-vjeçar shurdhmemec vrau me thikë nënën e tij dhe më pas i vuri flakën shtëpisë. Në vendngjarje ishin zjarrfikësit, karabinierët, kryeprokurori i Prato Luca Tescaroli dhe prokurorja publike në detyrë Laura Canovai, teksa po punojnë për zbardhjen e këtij krimi. Hetuesit po punojnë për të konstatuar çdo element që qëndron pas dramës familjare, për të përcaktuar me siguri përgjegjësitë dhe dinamikën. Dhe hetimet shkencore janë duke u zhvilluar.

Read More

Bashkëbisedimin me qytetarët në rubrikën “Sy m’sy”, kryeministri Edi Rama e mbylli duke ritheksuar se qëllimi i tij është të vendose flamurin kuqezi në tryezën e Bashkimit Europian. Rama tha se ky proces është shumë afër dhe ajo dritare që është hapur, nuk duhet mbyllur pa u futur Shqipëria. “Jemi shumë afër miqtë e mi, jemi dy vjet afër. Ka rëndësi që kjo dritare nuk duhet mbyllur pa u futur ne në BE. Pastaj keni kohë sa të doni t’i shihni të tjerët dhe ku të më kujtoni të më thoni ku je, do më ketë mbirë barë”-u shpreh Rama.

Read More

Një tërmet me magnitudë 5.3 ballë të shkallës Rihter është rregjistruar pranë brigjeve të Vankuverit, Kanada, sipas Institutit Sizmologjik Evropian-Mesdhetar. Tërmeti ka ndodhur rreth 500 kilometra larg Vankuverit. Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej dhjetë kilometrash.

Read More

Presidenti rus Vladimir Putin tha të hënën se Rusia nuk është kundër përfshirjes së Evropës në bisedimet Rusi-SHBA që synojnë gjetjen e një zgjidhje të konfliktit në Ukrainë, por theksoi se Brukseli prej kohësh kishte refuzuar dialogun me Moskën. Gjatë një interviste për televizionin shtetëror rus, Putini tha gjithashtu se presidenti amerikan Donald Trump po i qaset konfliktit Rusi-Ukrainë në mënyrë racionale dhe jo emocionale. Rusia dhe Shtetet e Bashkuara mbajtën një raund fillestar bisedimesh për Ukrainën javën e kaluar në Arabinë Saudite. Ukraina dhe aleatët evropianë të Kievit nuk u ftuan, duke shkaktuar reagime të forta nga udhëheqësit e…

Read More

Për herë të parë, këtë të martë Gjykata Europiane në Luksemburg nis procesin e shqyrtimit të modelit të iniciuar nga qeveria e Italisë për kthimin e shpejtë të refugjatëve të paligjshëm, që vijnë përmes detit Mesdhe pa prekur territorin e BE-së duke i zhvendosur ata në strehimoret e ngritura në Shqipëri. Në proces synohet të sqarohet çështja, nëse dhe në çfarë premisash kërkesat për azilim të refugjatëve që vijnë nga Mesdheu mund të trajtohen dhe të vendoset lidhur me to në një vend jashtë territorit të BE-së. Deri në shpalljen e vendimit mund të kalojnë disa muaj. Procesi ka të…

Read More

Aksident në aksin nacional Pogradec – Qafë Thanë në afërsi të fshatit Lin. Mësohet se dy mjete janë përplasur me njëra – tjetrën ndërsa njëri prej drejtuesve ka marrë dëmtime të lehta dhe është dërguar drejt spitalit për ndihmë mjekësore ku paraqitet jashtë rrezikut për jetën. Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Read More