Presidenti Bajram Begaj, pranoi sot Letrat Kredenciale të Ambasadorit jo rezident të Kenias në Shqipëri, Fredrick Lusambili Matwang’a. Kreu i shtetit i uroi mirëseardhjen dhe suksese në detyrën e re si Ambasador i Kenias në Tiranë Lusambili Matwang’a dhe e siguroi atë për mbështetjen në përmbushjen e detyrës si Ambasador jo rezident në Tiranë. Begaj e konsideroi historik momentin e takimit në kontekstin e vendimit të shtetit shqiptar për të hapur së shpejti ambasadën në Nairobi, vendim që, sipas Kreut të Shtetit, do të thellojë pozitivisht bashkëpunimin e mirë politik që ekziston midis dy vendeve. Begaj vlerësoi dhe inkurajoi vijimin…
Author: tirana
Apeli i Përgjithëm ka lënë në fuqi dënimin me 30 vite burg të vendosur nga Gjykata e Krujës në vitin 2021 për Agron Tufën. Kjo për krimin makabër të vrasjes e më pas groposjes së Kejsi Hysës, ngjarje e ndodhur në Nikël të Krujës në vitin 2018. Tufa u arrestua në janar të vitit 2024 në Bari të Italisë, pas bashkëpunimit me policinë italiane. Pas ekstradimit në Shqipëri në shtator të të njëjtit vit ai fitoi të drejtën e rivendosjes në afat te ankimimit në Apel ndaj dënimit. Pas shqyrtimit me një trup tjetër gjykues, Apeli vendosi të lerë në…
Në lagjen ”5 Maji” në Tiranë, ku jeta e 428 familjeve ka ndryshuar plotësisht me hyrjen në apartamentet e reja pas tërmetit, puna transformuese po vijon me fazën e tretë të projektit për rikonstruksionin e rrugëve kryesore ekzistuese, që përfshin zgjerimin e tyre, krijimin e trotuareve, instalimin e sistemeve elektrike, të kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza, sinjalistikë, ndriçim etj. Një qendër e re e Tiranës po merr jetë me infrastrukturë të kompletuar, shërbime të plota e hapësira të bukura publike. Për të inspektuar ecurinë e deritanishme të punëve, kryeministri Edi Rama ishte sot në terren në njësitë…
Gjesti është përfshirë në një debat të ashpër me Laert Vasilin, pasi ky i fundit kërkoi një darkë me Olën. Ai i tha se po e bën këtë vetëm për lojë dhe se nuk mund të ketë pëlqim për të gjitha vajzat në këtë shtëpi. Gjesti ia përmendi fillimisht Livian, më pas Valbonën e tani në fund edhe Olën. ”E ke ulur afër Livian, se u ndave me Valbonën shkove te Livia, pas Livias shkove te Ola. Të gjitha i ki të lidhura”, iu drejtua Gjesti. Laerti tha: ”Bëj atë që besoj unë dhe ndjej unë. E di publiku çfarë…
Prokuroria e Shkodrës ka regjistruar një procedim penal për ngjarjen në Shkodër, ku një 4-vjeçar ndërroi jetë. Kjo pasi dyshohet pasi mund të jetë helmuar nga një ilaç kundër brejtësve që prindërit e kishin përdorur për spërkatjen e një magazine. Fëmija nga fshati Mjedë i Vaut të Dejës humbi jetën tri ditë më parë, ndërsa motra e tij shtatë vjeçare ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në shërbimin e Pediatrisë në Tiranë. Pas 72 orësh shumë të vështira, e mitura vijon të jetë në terapi intensive. Familjarët kanë qenë të rezervuar në lidhje me ngjarjen e rëndë, ndërsa nga policia…
Sali Berisha nuk tërhiqet nga qëndrimi për shkrirjen e SPAK-ut. Edhe sot nga selia blu tha se nuk do të lejojë asnjë prokurori politike në vend. ”Nuk duhet të bëjmë interpretime jashtë konteksti. Ajo që kam deklaruar se kurrë në qeverisjen e PD, Shqipëria nuk do mund të ketë prokurori politike. Këtë ta ketë të qartë çdo qytetar shqiptar. Prokuroritë politike janë prokurori diktaturash. Shqipëria një vend sovran dhe i pavarur s’do ketë kurrë një prokurori politike”, tha Berisha. Nga ana tjetër, një koment e ka edhe për audion e seancës gjatë verifikimit të masës së sigurisë për Veliajn, kur…
Puna për ndërtimin e ujësjellësit në Mamurras, në Kurbin vijon me ritme të larta. Zv/kryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë ndoqi nga afër ecurinë e punimeve në këtë kantier, ku ujësjellësi i ri do të ofrojë furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm për të gjithë zonën. Ky investim realizohet me fonde nga buxheti i shtetit. Zona e Mamurrasit ishte një zonë urbane në Bashkinë Kurbin, që nuk ishte prekur nga investimet dhe furnizimi me ujë kryhej nga një sistemin i realizuar që në vitin 1976 që siguronte 1 deri 2 orë furnizim me ujë në ditë.…
Kreu i PR-së Fatmir Mediu pas takimit me sekretarin e Përgjithshëm të PD, Flamur Noka në selinë e PD-së, tha se opozita duhet të shkojë te shqiptarët për të ndërtuar diçka ndryshe. ”Koalicioni duhet të brendojë vetveten dhe mesazhin, pra të jetë jo vetëm që po shkojmë thjesht te PD, por po shkojmë si opozitë te shqiptarët për të ndërtuar diçka ndryshe”,-tha Mediu. Po ashtu Mediu u shpreh i pakënaqur me rezultatin që PR ka pasur në zgjedhjet e mëparshme dhe kërkon një rezultat më të mirë në 11 maj. Sipas tij qëllimi i kësaj force politike është kontributi i…
Trupi i 12-vjeçarit Leo Sadiku, i cili humbi jetën në spitalin e Tiranës në 8 janar, do të zhvarroset. Një vendim i fortë që vjen me kërkesë të familjes. Ekspertë të institutit të mjekësisë ligjore, shoqëruar nga prokurorë të prokurorisë të Tiranës e cila po heton rastin, në prezencë edhe të familjarëve të 12-vjeçarit, kanë zhvarrosur trupin e tij, i cili do t’i nënshtrohet autopsisë. Ekspertët do marrin mostra nga trupi i 12-vjeçarit, të cilat më pas do të dërgohen për ekspertim në institutin e mjekësisë ligjore për të zbuluar shkakun e vdekjes. Mjekët konkluduan se Sadiku ka ndërruar jetë…
Këtë të martë Gjykata e Tiranës ka nisur shqyrtimin e një padie civile të kryeministrit Edi Rama kundër Gazment Bardhit. Në padinë me objekt “shpërblim dëmi jopasuror” Rama kërkon dëmshpërblim në shumën 1 milionë lekë për shkak të deklaratave publike të Bardhit ku ka përmendur emrin e vëllait të tij, Olsi Rama, si të lidhur me anëtarë të një grupi kriminal. Gjatë seancës avokatët e Bardhit kamë kërkuar të sqarohet se kush legjitimohet për ngritjen e kësaj padie, kryeministri Rama, apo vëllai i tij, Olsi Rama. Karshi pretendimeve të palës paditëse për ekzistencën e vendimit të SPAK për pushim të…
Shqipëria dhe Serbia do të organizojnë sëbashku finalet e Kampionatit Europian U21 në vitin 2027. Por si përpara dhe pas zyrtarizimit të këtij vendimi nga UEFA, polemikat kanë qenë të shumta. Në këtë debat, për herë të parë ka ndërhyrë edhe vetë presidenti i UEFA, Aleksandër Ceferin. Në një intervistë për median sllovene “Delo”, ai ka thënë se si slloven e di mirë situanën në Ballkan, që është si gjithmonë një “minë me sahat”, por futbolli shkon përtej politikës. “Interesant është fakti se federatat e futbollit në Shqipëri dhe Serbi, të përkrahura nga qeveritë e dy vendeve, kanë shprehur dëshirën…
Policia ka vënë pranga dy vëllezër në Kurbin në sajë të operacionit “Hideout”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje. Në pranga ranë Arben Frati dhe Levend Frati, pasi u gjetën të fshehura në 2 banesa në fshatin Skuraj dhe sekuestrohen: rreth 10 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 armë zjarri pushkë, 85 kapsolla detonatore, 2 armë gjahu dhe municion luftarak. Njoftimi i policisë: Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe me Komisariatin e Policisë Kurbin, bazuar…