”Jam një njeri gjysmak që mundohem të eci përpara”,-tha Edlira Çepani në programin “Rudina” në Tv Klan duke përshkruar dhimbjen e ndarjes nga jeta të gjysmës së saj më të mirë, Gerti Bogdanit. Mes lotësh Edlira Çepani, rrëfen sesi çdo ditë përballet me një realitet që nuk e dëshiron aspak, një ëndërr e keqe që nuk mbaron. E mërkura e 18 shtatorit 2024 është një ditë që ajo s’dëshiron t’i rikthehet asnjë moment. Në një udhëtim të disa muajve më parë në Ukrainë, ku pa dhimbjen që lë lufta, Edlira mori një vendim: Gertin do ta kujtojë gjithnjë përmes momenteve…
Author: tirana
Vdekja e 3-vjeçarit nga fshati Mjedë ka tronditur publikun. Mjekët e Shkodrës kanë përjashtuar meningitin dhe dyshohet për helmim, ndërkohë që motra e tij 6-vjeçare ndodhet në terapi intensive në Pediatrinë e QSUT-së në Tiranë me të njëjtat simptoma dhe në gjendje kritike për jetën. Drejtori i spitalit të Shkodrës, Senad Halluni ka sqaruar hap pas hapi situatën me të miturin dhe motrën e tij. Ndërkohë pohon se nëna e të miturve është shtatzënë dhe mjeku i ka kërkuar që të qëndrojë në spital nën kujdesin e mjekëve, por sipas tij ajo ende nuk është paraqitur. ”Është paraqitur me datë…
Mbrojtësi kuqezi dhe i Lazios, Elseid Hysaj ka humbur dy ndeshjet e para të marsit me kuqezinjtë, kjo për kualifikueset e Grupit F të Kupës së Botës 2026. Dëmtimi i pësuar në fillimin e këtij muaji duket jo aq i lehtë, duke bërë që rikthimi i tij në fushë të bëhet pas disa javësh. Stafi mjekësor i Lazios duket se nuk do lejojë rikthimin e tij në fushë përpara ndeshjeve të Kombëtares pas mesit të marsit. Te Lazio janë të bindur se Hysaj do duhet të riaftësohet edhe për të paktën një muaj, para se të jetë gati dhe në…
Kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams përballet me trysni në rritje ligjore dhe politike për shkak të akuzave për marrje ryshfeti dhe shkelje të rregullave për financimin e fushatave zgjedhore. Njofton nga qyteti i Nju Jorkut korrespondenti i Zërit të Amerikës, Aron Ranen. Gjyqi ndaj kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, ishte caktuar fillimisht të mbahej në muajin prill, por u shty pasi Departamenti i Drejtësisë i administratës së re të Presidentit Trump kërkoi pushimin e çështjes. “Gjykatësi Dale Ho hoqi nga kalendari i gjykatës datën e caktuar për gjyqin, por nuk e pushoi çështjen, të…
Drejtuesja politike e PD-së për diasporën, Jozefina Topalli ka zhvilluar një takim me shqiptarët e Gjermanisë në Bremen. Topalli thotë se shqiptarët e Bremenit e pritën atë me ngrohtësi. Po ashtu Topalli thekson se diaspora është fuqia e përmbysjes së korrupsionit dhe e hapjes së një kapitulli për një Shqipëri të drejtë. Postimi i plotë Në Bremen, mes shqiptarëve të jashtëzakonshëm që me punë dhe përkushtim ia kanë dalë në emigracion, por që zemrën e kanë gjithmonë në atdhe. Një takim i ngrohtë, plot emocione dhe dashuri për Shqipërinë. Bashkë për të mos e lënë vendin tonë në harresë. Diaspora është…
Nga: Mero Baze Publikimi i procesverbalit të seancës gjyqësore paraprake, ku Prokurori i drejtohet personit nën hetim, Erion Veliaj, me fjalën “ndyrësirë”, dhe kundërshtimi i kësaj zbardhje nga GJKKO, është një nga skandalet më të rënda në drejtësinë shqiptare. Është i rëndë, pasi në përpjekje për të mbrojtur implikimin e një prokurori, gjykata përfshihet në një akt falsifikimi, i cili do të duhet të kërkoj paraprakisht gjykimin një herë të gjykatësve dhe prokurorit, pastaj të të dyshuarit Erion Veliaj. Edhe me kaq sa është bërë publike, është më shumë se mjaftueshëm që prokurori Olsi Dado të heq dorë në mënyrë…
Zv/kryeministrja dhe ministrja Belinda Balluku ka zhvilluar një vizitë në një fasoneri në Portëz. Si drejtuese politike e PS-së për qarkun Fier, Balluku tregon se në këtë industri janë të punësuara 200 zonja. ”Portëz, në fasonerinë Intex, ku prodhohen veshje për kompani gjermane dhe çeke, e ku janë të punësuara 200 zonja”.
Partizani dhe Vllaznia janë ekipet e para të angazhuara në çerekfinalet e kthimit të Kupës së Shqipërisë, përkatësisht ndaj Laçit dhe Elbasanit. Test i vështirë edhe për Vllazninë, që ndeshet me Elbasanin e shndërruar në “mace të zezë”. Në katër përballje mes Superiores dhe Kupës, shkodranët kanë fituar vetëm një herë. Dueli i parë u mbyll në barazim pa gola, ndërsa të premten e kaluar ekipet barazuan 1-1 edhe në kampionat. Çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë do të vijojnë të mërkurën me sfidat Egnatia-Bylis dhe Skënderbeu-Dinamo
Në fshatin Mjedë, Shkodër, një 3-vjeçar humbi jetën, ndërsa motra e tij 7 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë. Sipas Spitalit Rajonal të Shkodrës, mjekët kanë ndjekur të gjitha protokollet mjekësore, duke i kërkuar familjarëve që fëmija të qëndronte në observacion për mbikëqyrje të mëtejshme. Prindërit kanë firmosur dhe kanë zgjedhur ta marrin në shtëpi. Një ditë më pas, gjendja e 3-vjeçarit është përkeqësuar ndjeshëm, dhe familjarët e kanë sjellë sërish në spital në gjendje shumë të rëndë. Ai është dërguar menjëherë në reanimacion, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë. Ndërkohë, motrës së tij, që po përjetonte simptoma të…
Një 3-vjeç ka humbur jetën, ndërsa motra e tij 7-vjeç është në gjendje të rëndë, pasi dyshohet se janë helmuar. Ngjarja ka ndodhur në Shkodër dhe fëmija u dërgua në spitalin e qytetit të shtunën (22 shkurt) në orën 10:15 pa puls. Pasi është reanimuar ka ndërruar jetë në orën 11. Pas tij është paraqitur edhe e motra e tij 7- vjeç, e cila është dërguar në QSUT në Tiranë.
4 orë qëndroi në ambientet e Prokurorisë së Posaçme deputetja socialiste, Klotilda Bushka. Kryetarja e Komisionit të Ligjeve hyri në SPAK në orën 12:00 dhe doli në 16:00, por për mediat refuzoi të fliste duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve duke thënë: “Nuk kam asnjë koment”. Jo më shumë sesa klientja e tij foli avokati Henrik Ligori, i cili tha: “Nuk na komunikuan. Jo s’ka akuzë. Nuk ka akuzë dhe nuk ka komente”. Emri i Klotilda Bushkës doli në dosjen e SPAK për kryetarin e Bashkisë Tiranë, Ervion Veliaj. Sipas dosjes, Bushka dyshohet se ka intimiduar dëshmitarët në hetimet për…
Kryeministri Edi Rama ishte në zonën e rindërtimit në Kombinat, ku ka nisur hedhja e shorteve për 500 apartamente të reja, ndërkohë që puna vazhdon për pjesën tjetër të projektit. Së bashku me Ramën ishte dhe minstri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja dhe Kryetarja e deleguar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani. Rama theksoi se zhvillimi i rindërtimit në këtë zonë është penguar nga individë dhe gjykatës të papërgjegjshëm, që kanë përdorur lojëra politike dhe juridike për të vonuar procesin. Rama shtoi se nëse nuk do të kishin ndodhur këto pengesa, investimi do të ishte përfunduar brenda kalendarit…