Përmes një publikimi në rrjetet e tij sociale, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme z. Igli Hasani ka reaguar në përvjetorin e tretë të agresionit rus në Ukrainë. “Në përvjetorin e tretë të agresionit të paprovokuar të Rusisë ndaj Ukrainës, Shqipëria riafirmon mbështetjen e saj të palëkundur për integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës, në linjë me qëndrimin e NATO-s dhe Bashkimit Evropian”, nënvizon Ministri Hasani. Ai shprehet se Shqipëria e dënon fuqishëm këtë shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare dhe nderon qëndrueshmërinë e popullit ukrainas. “Çdo përpjekje duhet të bëhet për të arritur një paqe të drejtë…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një tjetër sukses të Shqipërisë në sektorin e turizmit. Portali i mirënjohur gjerman WEB.DE ka renditur vendin tonë të parin në listën e destinacioneve europiane me rritjen më të shpejtë të turizmit për vitin 2024. “Sipas WEB.DE, Shqipëria ofron një kombinim unik të qyteteve historike, fshatrave tradicionale dhe peizazheve mbresëlënëse, duke e bërë një destinacion tërheqës në hartën turistike të Mesdheut, ku përveç Tiranës vibrante, sugjerohen patjetër Gjirokastra dhe Berati, të dyja pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s Me rritjen e shpejtë të numrit të vizitorëve, ata që dëshirojnë ta shijojnë ende në qetësi duhet…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, uroi udhëheqësin e CDU-së në Gjermani, Friedrich Merz, dhe atë të CSU-së, Markus Soeder, për fitoren në zgjedhjet federale të 23 shkurtit. “Vendet tona ndajnë një histori të gjatë të marrëdhënieve të shkëlqyera dhe mezi pres t’i thellojmë lidhjet tona të ngushta në vitet në vazhdim”, shkroi Osmani në platformën X. Aleanca CDU/CSU i fitoi zgjedhjet me 28.5 për qind të votave. Udhëheqësi i saj, Merz, pritet të nisë tani bisedimet për të zgjedhur partnerin e koalicionit. Ai e ka përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit me partinë e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë, e cila…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përshkruar takimet e tij në Greqi dhe Itali si të mbushur me energji dhe optimizëm. Gjatë këtyre vizitave, ai theksoi se udhëtimi në diasporë ishte një udhëtim për të prekur sakrificat dhe vuajtjet e shqiptarëve jashtë atdheut, por gjithashtu edhe një mundësi për të ndërtuar ëndrrën e tyre. Berisha nënvizoi mbështetjen e gjerë dhe entuziazmin e qytetarëve shqiptarë, duke i konsideruar ato takime si një hap drejt fitores për Partinë Demokratike. Ai theksoi gjithashtu se Edi Rama ishte parë si një rrezik për kombin, duke u përpjekur të shtrijë ndikimin e tij në…
Një aksident “i pazakontë” ka ndodhur në rrugën Transballkanike në Vlorë. Mësohet se dy persona që drejtonin të dy monopatina elektrike janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë kanë mbetur të dëmtuar dhe janë dërguar menjëherë në spital. Ndërkohë, policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Deputetja e PS Klotilda Bushka paraqitet në SPAK Bushka u mor në hetim nga SPAK pas arrestimit të Erion Veliajt dhe akuzohet për pengim të së vërtetës. Bushka është regjistruar nga prokuroria si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Erion Veliaj ka publikuar nga burgu bisedat e gjyqit që janë zhvilluar mes tij, Erion Banit dhe Ols Dados. Ai e ka konsideruar si një nga dialogjet në thertoren e Erion Kasapit. Postimi i Veliajt: Ky është një nga dialogjet në thertoren e Erion Kasapit! Lexojeni se me çfarë gjuhe flet prokurori i SPAK-ut, aq të ulët sa edhe Erion Kasapi duket xhentëllmen para tij! Kjo gjuhë dhe atmosferë, sikur Sigurimsat janë kthyer nga penxherja, pasi i nxorrëm nga dera, nuk duhet toleruar më.
Koalicioni Euroatlantik regjistrohet në KQZ për zgjedhjet e 11 majti.Ky subjekt politik është instrumenti ligjor me të cili PD- Demokratët Euroatlantikë, të drejtuar nga Lulzim Basha, do të përfaqësohen në zgjedhje. Në zbatim të vendimit të Këshillit Kombëtar të PD-Demokratët Euroatlantikë, që parashikon vijimin e rekursit në Gjykatë të Lartë për vendimin e padrejtë të Apelit, si dhe marrje pjesë me çdo kusht në zgjedhje, Demokratët Euroatlantikë, që tashmë kanë shpallur 55 kandidatët e parë dhe programin, do të jenë alternativë në zgjedhjet e ardhshme politike.
Një 41-vjeçar është larguar nga banesa ditën e diel dhe nuk është kthyer më. Bashkëshortja e tij ka bërë denoncim në polici, ku kërkon ndihmë për gjetjen e bashkëshortit të saj. “Më datë 23.02.2025, ka kallëzuar shtetasja E. T., 41 vjeçe, se është larguar nga banesa, bashkëshorti i saj, shtetasi B. T., 41 vjeç. Punohet për gjetjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë. Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Kreu i PSD, Tom Doshi ka qëndruar për 90 minuta në ambientet SPAK. Në përfundim ai ka deklaruar se është pyetur pasi gjatë një takimi në Rrogozhinë është takuar me një person që ka qenë nën përgjim. Pas daljes nga SPAK, Doshi tha se u pyet për zgjedhjet në Rrgozhinë në 2023, duke shpjeguar se një nga personat që ka takuar gjatë një takimi elektoral ka qenë në përgjim nga SPAK. “Kam bërë një takim elektoral në Rrogozhinë, një nga personat që takova ishte në përgjim”, tha Doshi pasi doli nga SPAK.
Policia e Tiranës ka arrestuar një 25-vjeçar, pasi ka kryer 4 vjedhje në dy supermarkete gjatë dhjetë ditëve të fundit. Mësohet se i riu ka vjedhur produkte ushqimore dhe pijeve alkoolike. Ndërkohë, vijojnë hetimet për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas. Njoftimi i Policisë: Gjatë 10 ditëve të fundit, kreu 4 vjedhje në 2 supermarkete, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 25-vjeçari. Ky shtetas, i dënuar më parë, për të njëjtin krim. Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve të tjera operacionale, të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, menjëherë pas 4…
Bashkimi Evropian ka goditur Rusinë me një raund të ri sanksionesh. Ky është raundi i 16-të i sanksioneve nga blloku evropian që kur Rusia nisi pushtimin e plotë të Ukrainës tre vjet më parë. Paketa e fundit shtrin ndalimet për importet e aluminit nga Rusia. Gjithashtu pothuajse dyfishon numrin e anijeve në të ashtuquajturën “flota hije” e Rusisë, të cilat synojnë të shmangin sanksionet e mëparshme, duke e rritur totalin në 153. “Ky raund i ri sanksionesh nuk synon vetëm flotën ruse në hije, por ata që mbështesin funksionimin e cisternave të pasigurta të naftës, kontrollorët e lojërave të përdorura…