Dashi Dite e paqëndrueshme ka për të qenë kjo e sotmja. Në disa momente do jeni me humor dhe gati për të bërë çdo gjë që u kënaq e herë do mbylleni ne vetvete dhe nuk do hapeni me të tjerët. Nëse keni një lidhje kjo mënyrë të sjelli mund të sjellë konflikte të herëpashershme. Bëni kujdes sepse edhe durimi i partnerit e ka një kufi. Ju beqarët nuk do jeni ende plotësisht të bindur për të kërkuar dashurinë e madhe dhe nuk do lëvizni nga vendi. Në punë do jeni gjithë kohës në ankth sepse nuk do arrini dot…
Author: tirana
Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore në qarkullim relativisht të lagështa. Kjo situatë vjen si rrjedhojë e disa qendrave të presionit të ulët që kanë përfshirë një pjesë të madhe të Evropës. Në këtë mënyrë moti për pjesën më të madhe të ditëve parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura (pra mot kryesisht i vranët) edhe pse nuk do të mungojnë orët me kthjellime (diell). Vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët për pjesën më të madhe të këtyre ditëve duke bërë…
Një 42 vjeçar është plagosur me sende të forta në Sarandë pas një konflikti për motive të dobëta. Policia ka shpallur në kërkim një 34 vjeçar për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se rreth orës 20:30, në lagjen nr. 2, së bashku me dy shtetas të tjerë ende të paidentifikuar, ka goditur me sende të forta, shkopinj dhe leva hekuri 42 vjeçarin. Vijon puna për kapjen e shtetasve të dyshuar të përfshirë në këtë ngjarje. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë shpallën në kërkim shtetasin Xh. M., 34…
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtëb të dielë në Korçë, ku një 60-vjeçar është gjetur në gjendje të rëndë në një rrugë të qytetit, ndërsa mësohet se ka ndërruar jetë vetëm pak minuta më parë në spitalin e Korçës. 60-vjeçari dyshohet se ka qenë i dehur dhe ka kaluar natën në atë gjendje, ku u transportua në spital për ndihmë mjekësore por nuk ka mundur të jetojë. Policia po kryen veprimet e mëtejshme lidhur me rast
UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë të dielën se Rusia ka nisur më shumë se 200 dronë përgjatë natës në Ukrainë duke shënuar sulmin më të madh prej nisjes së lufës teksa e ka dënuar atë që e ka quajtur “terror ajror” rus, dhe ka bërë thirrje për unitet mes aleatëve të Ukrainës. “Çdo ditë njerëzit tanë qëndrojnë kundër këtij terrori ajror. Në prag të trevjetorit të nisjes së luftës së plotë, Rusia ka lëshuar 267 dronë sulmues kundër Ukrainës sulmi më i madh prej kur dronët iranianë kanë nisur të godasin qytete dhe fshatra ukrainase”, ka shkruar ai në X dikur…
UKRAINË- Shtëpi, shkolla dhe spitale u bënë rrafsh me tokën. Qytete të tëra u boshatisën. Pushtimi në shkallë të plotë i Ukrainës nga Rusia, që nisi tre vjet më parë, shkaktoi shkatërrime masive. Vlerësohet se një në dhjetë shtëpi në të gjithë vendin u dëmtua ose shkatërrua. (Qyteti lindor i Ukrainës, Bahmut, ishte vendi i një prej betejave më të përgjakshme në luftën e Rusisë kundër Ukrainës. I njohur për industrinë e tij të verës së gazuar, Bahmuti ishte i banuar me 70.000 njerëz përpara pushtimit. Në maj të vitit 2023, kryetari i bashkisë së qytetit, Oleksiy Reva, tha se Bahmuti…
ROMË- Zyra e Shtypit e Vatikanit njofton se Papa Françesku ka kaluar një natë të qetë dhe ka pushuar, por gjendja e tij vazhdon të jetë kritike. I shtruar që nga e premtja e javës së kaluar në spitalin Gemelli për shkak të një bronkiti që u shndërrua në pneumoni bilaterale, Papa Françesku dje pësoi një përkeqësim. “Analizat e gjakut të kryera dje gjithashtu treguan një ulje të trombociteve, e shoqëruar me anemi, që kërkoi administrimin e transfuzioneve të gjakut. Buletini vijonte duke theksuar se Papa vazhdon të jetë i vetëdijshëm dhe e ka kaluar ditën ulur në kolltuk, megjithëse në gjendje…
TURQI- Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov do të vizitojë Turqinë të hënën për të diskutuar bisedimet e fundit të vendit të tij me zyrtarët amerikanë për përfundimin e luftës në Ukrainë dhe se si Ankaraja mund të kontribuojë në proces. “Turqia, anëtare e NATO-s, e cila priti negociatat fillestare midis Rusisë dhe Ukrainës muaj pas fillimit të luftës në vitin 2022, është gati të marrë këtë rol në periudhën e ardhshme”, tha burimi i Ministrisë së Jashtme turke. Vizita e Lavrov përkon me tre vjetorin e pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia. Burimi shtoi se Lavrov dhe homologu i tij turk Hakan…
Të tri partitë më të mëdha të qendrës në parlamentin austriak njoftuan se ishin afër arritjes së një marrëveshjeje për një qeveri koalicioni, gati pesë muaj pas një zgjedhjeje të fituar nga Partia e Lirisë (FPO) e ekstremit të djathtë, e cila tani është ‘jashtë loje’. Pas disa muajsh bisedimesh dhe përpjekjesh të dështuara për formimin e një qeverie, partitë kryesore të qendrës në Austri janë afër arritjes së një marrëveshjeje për një koalicion qeveritar. Ky koalicion do të përfshijë Partinë Popullore (ÖVP), Social-Demokratët (SPÖ) dhe Neos, duke përjashtuar kështu Partinë e Lirisë (FPÖ) të ekstremit të djathtë, e cila…
KAVAJË – Një operacion antidrogë është duke u zhvilluar mesditën e kësaj të diele në Kavajë. Burime bëjnë me dije se operacioni është shtrirë në disa zona të qytetit të Kavajës, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Bëhet me dije se operacioni po zhvillohet nga forcat Shqiponja, operacionalja dhe antidroga, në kuadër të së cilit thuhet se janë arrestuar dhjetëra persona. Identiteti i personave të arrestuar nuk dihet ende, sakaq në vazhdim pritet një informacion nga Policia e Durrësit./ Dosja.al
Kryeministri Edi Rama iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve në rrjete sociale lidhur me panairin e parë të punës që do të mbahet në 2 mars. Rama u shpreh se ka plot shqiptarë që kthehen dhe se pensionet europianë nuk mund të realizohen pa marrëveshje ashtu siç u bë me Italinë. “Ka plot shqiptarë që kthehen. E keni parë që ju del llogaria më mirë sdomos kur kursimet e tyre andej i investojnë këtej për një fermë, agroturizëm. Pensionet europiane nuk bëhen aq kollaj si në komente. Cdokush thotë do pension europian në Shqipëri por sigurimet i ka bërë në Greqi…
Policia identifikon dhe shpall në kërkim personat që qëlluan me armë nga një automjet drejt një automjeti tjetër, mbrëmjen e djeshme, në Kamëz. Sekuestrohen dy automjeteve që dyshohet se janë përdorur nga tre shtetas të dyshuar si autorë si dhe punohet për lokalizmin e automjeti tjetër që janë larguar autorët pasi kanë braktisur automjetet që përdorën për të qëlluar me armë drejt një automjeti tjetër. Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe një pune të pandërprerë është bërë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim i autorëve të dyshuar të ngjarjes, konkretisht shtetasit Dejvi Mullai, 24 vjeç, Fabion Kurti, 24 vjeç…