TIRANË – Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia e burgut të Durrësit, aty ku ndodhet prej më shumë se 2 javësh pas vendimit të dhënë nga GJKKO. Në një reagim në rrjete sociale, Veliaj ka ngritur akuza se arrestimi i tij është bërë nga kreu i PD-së, Sali Berisha. Veliaj ka akuzuar se prokurori i çështjes së tij Olsi Dado, ka thurur një dosje false me akuza të pabaza për llogari të Berishës. Veliaj thotë se ky veprim është bërë sipas tij “për ti mbyllur gojën”. Veliaj më tej hedh poshtë akuzat për mosdeklarim të ardhurash dhe…
Author: tirana
Një 32-vjeçar i identifikuar si Jurgen Dymke është arrestuar nga Policia e Beratit pasi shiste lëndë narkotike dhe i shpërndante në shkollat e qytetit të Beratit dhe Kuçovës.Blutë kanë sekuestruar dy qese plasmasi me rreth një kilogramë lëndë narkotike kanabis në formë boçeje. Procedohet penalisht dhe një shtetas tjetër, të cilit iu gjet një sasi e vogël lëndë narkotike që e kishte blerë tek 32-vjeçari. Njoftim: Në vijim të kontrolleve bazuar dhe në inteligjencën policore me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të shpërndarjes së lëndëve narkotike në qytetet e Beratit dhe Kuçovës, në afërsi të shkollave, lokaleve dhe në…
Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Maliq. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00, në Fshat Maliq dhe si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar 3 shtetas, pjesëtarë të familjes. Aktualisht, ata po marrin mjekim në spitalin e Korçës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Një tragjedi ka ndodhur në brigjet e Panamasë, ku një vajzë venezueliane vdiq dhe 20 të tjerë u shpëtuan pasi një varkë e ngarkuar me emigrantë u mbyt teksa ishte nisur për në Kolumbi. Anija ishte kthyer mbrapsht nga Shtetet e Bashkuara, sipas deklaratës së patrullës kufitare. Sipas Shërbimit Kombëtar Kufitar i Panamasë (Senafront), i cili është përgjegjës për operacionet e shpëtimit, anija mbante 19 emigrantë nga Venezuela dhe Kolumbia dhe dy trafikantë. Senafront deklaroi se anija u mbyt në orët e para të së shtunës në brigjet e provincës autoktone bregdetare të Guna Yala, në verilindje të Panamasë, “për…
TIRANË – Një 52-vjeçar i dënuar për tentativë vrasje dhe grabitje, është arrestuar nga Policia në Durrës. Në pranga ka rënë personi me iniciale, P.D i cili sipas policisë do futej në Portin e Durrësit me qëllim tërheqjen e një automjeti të dërguar nga jashtë shtetit nga të afërm të tij. 52-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma në korrik të vitit të kaluar. Policia sqaron se ai është dënuar nga gjykata italiane me 14 vjet e 10 muaj burg (mbetur për te kryer 13 vjet e 9 muaj burg) për veprat penale “Tentativë vrasje” ” Grabitje” ” Kanosje” ” Vjedhje” dhe…
Një 85-vjeçare në Vlorë i ka dhënë fund jetës. Sot, rreth orës 08:10, në lagjen “Pavarësia 3”, Vlorë, dyshohet se ajo u vetëhodh nga banesa e saj në katin e 6-të të pallatit. Sipas dëshmive paraprake të familjarëve, kjo shtetase vuante nga sëmundja e sklerozës. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
DURRËS – Për shumë familje të dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019 në qarkun e Durrësit, fushata elektorale për zgjedhjet e 11 majit është një moment shprese që premtimet e dhëna për vite me radhë të bëhen më në fund realitet. “Po na sorrollasin, nuk na japin një datë. Shpresa na ka mbetur,” thotë Hava Lleshi në Thumanë, e cila bashkë me familjen e saj mezi pret të marrë në dorëzim fondin e rindërtimit dhe të ndërtojë shtëpinë e vet. Bashkë me dy fëmijët e mitur, ajo jeton mes kontenierit dhe shtëpisë së pabanueshme, ku në ditë-netët e ftohta të dimrit dhe në këtë situatë…
Vijon të vështirësohet situata me eksportet e vajit të ullirit edhe për fillimin e këtij viti. Prej muajit dhjetor, operatorët përpunues-grumbullues dhe eksportues pohojnë se eksportet pothuajse janë bllokuar. Shkak, sipas tyre, vazhdon të mbetet çmimi i ulët, veçanërisht për vajin rifuxho nga 350 deri në 400 lekë për litër që ofrohet prej grosistëve italianë. Ndërsa vaji i ambalazhuar, që më parë eksportohej në sasi të konsiderueshme në SHBA, po “mundet” nga prodhimi i Greqisë. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, sasia e eksportuar e vajit të ullirit në muajin janar 2025 është 11,206 kg. Krahasuar me…
Njoftimi i Policisë: Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor i koduar “Përsëritësi”. Vodhi në një automjet të parkuar një çantë brenda së cilës kishte shuma të mëdha parash në euro,dollar e lekë, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 46-vjeçari. 46-vjeçari, i dënuar disa herë për të njëjtën veprimtari kriminale. Sekuestrohen rreth 45 milionë lekë, (një pjesë në euro dhe dollarë) që ky shtetas kishte vjedhur. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se në automjetin e shtetases B.L, i parkuar në zonën e Medresesë, kishin vjedhur çantën brenda së cilës kishte një shumë…
Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje për bashkatdhetarët në Athinë, që të marrin pjesë në panairin e punës që do të zhvillohet më 2 mars në kryeqytetin grek. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se në panair do të jenë kompani shqiptare dhe sipas tij, emigrantët shqiptarë në Athinë duhet të njihen me perspektivën për t’u kthyer në Shqipëri. “Mirëmëngjes dhe me këtë ftesë në adresë të bashkatdhetarëve tanë në Greqi, për t’u njohur me perspektivën e kthimit të plotë a të pjesshëm me punë në atdhe, përmes panairit të parë të këtij lloji, i cili hap një…
Rreth 59.2 milionë milionë qytetarë Gjermanë me të drejtë vote do t’iu drejtohen kutive të votimit këtë të diel për të zgjedhur kancelarin e ri të vendit pas shpërbërjes së parakohshme të koalicionit tri partiak të kancelarit aktual Olaf Scholz në nëntor. Sondazhet tregojnë favorit në këtë garë Frederich Merz, Kryetarin e Unionin Kristian Demokrat që është pasuesi i ish kancelares Gjermane në udhëheqjen e partisë së tij. Ai mbështet politika ekonomike liberale dhe synon të reduktojë burokracinë për të nxitur më tej zhvillimin ekonomik. Merz pritet të marrë në votimin e të dielës 30% të mbështetjes së gjermanëve. Në…
Dashi Kjo ditë në fund të shkurtit do të jetë paksa e veçantë: kujdes sepse do të ndiheni të ndarë mes dy gjendjeve shpirtërore, dëshirës për të bërë dhe agjitacionit. Për sa i përket punës, ka një lajm të mirë. Demi Sipas horoskopit të Paolo Fox (e diel, 23 shkurt 2025), dëshira për të realizuar projektet tuaja është e fortë, ndaj vazhdoni me këtë guxim dhe vendosmëri. Vetëm disa detaje mbi kontratat ose metodat e bashkëpunimit do të duhet të rishikohen brenda pak orësh. Dashuria është gjithashtu e mirë. Binjakët Në këtë ditë shkurti mund të ketë një konfuzion dhe…