Gjesti hapi zarfin e fundit nga Valixhja e Tundimeve. Ky moment u shoqërua me emocione të forta dhe pasiguri, pasi askush nuk e dinte çfarë vendimi të rëndësishëm do t’i duhej të merrte ai. ”Tre ish-banorë do të kthehen në shtëpi. Ti ke në dorë të përzgjedhësh shtatë prej të eliminuarve, të cilët do të përfshihen në një televotim. Nga ky televotim, tre prej tyre do të rikthehen në lojë dhe do të bëhen sërish pjesë e garës”. Vendimi që i është besuar Gjesti e vë atë në një pozitë të vështirë, pasi përzgjedhja e shtatë ish-banorëve që do të…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama, bën me dije se nesër mbërrin në vendin tonë një mik i vjetër i shqiptarëve, presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, sheiku Mohammed Bin Zayed Al Nahyan. Teksa e cilëson edhe si mikun e tij personal, kreu i qeverisë shton se Mohamed Bin Zayed Al Nahyan i është gjendur shqiptarëve në kohë të vështira, sikurse ndërtimi i aeroportit të Kukësit më 1999 dhe mikpritja e kosovarëve të shpërngulur nga lufta, por edhe si donatori më i madh për fondet e rindërtimit nga tërmeti në Durrës. Fjala e plotë nga Rama Mirëmbrëma nga Kryeministria. Nesër kemi një vizitë…
Lacio dhe Bolonja, dy ekipe pretendente për zonën Champions në Serinë A, janë ndalur në javën e 26 të kampionatit. Ekipi i Hysajt, i cili mungon për shkak dëmtimi, nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 në transfertë ndaj Venecias. Bolonja që renditet në vendin e 8 u mposht 2-0 në transfertën e Parmës. Golat u shënuan nga Boni me penallti në të 37-ën dhe Sohm në të 78-ën.
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka zhvilluar një takim me të rinjtë socialistë tek Njesia 1 në Tiranë. Përmes një postimi në Facebook, teksa ka ndarë foto gjatë takimit me ta, Hoxha shkruan se ata janë forca lëvizëse drejt të ardhmes më të mirë për Shqipërinë. ”Një takim plot energji me të rinjtë socialistë dhe ata që votojnë për herë të parë në Njësia1, të cilët janë forca lëvizëse drejt të ardhmes më të mirë për Shqipërinë. Bashkë me ide të reja, po ndërtojmë hap pas hapi Shqipëria 2030 më të drejtë, e me më shumë mundësi. Kjo është rruga…
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga qelia e Burgut 313-të në Tiranë për takimin e zhvilluar nga strukturat e partisë me të rinjtë, me Konferencën Rinore, e organizuar nga Lëvizja Rinore për Integrim (LRI). Teksa e ka cilësuar edhe si energjia pozitive rininë shqiptare, ai shton se është shpresa për të ardhmen dhe forca e vërtetë e ndryshimit më 11 Maj. Postimi i plotë Rinia shqiptare, energjia pozitive, shpresa për të ardhmen dhe forca e vërtetë e Ndryshimit më 11 Maj! Me programin tonë të shkëlqyer “5 Prioritete për 4 Milion Shqiptarë Plus”, që vendos të…
Ish-presidenti Bamir Topi ka komentuar vlerësimin nga Presidentja Osmani me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ku u nderua me titullin Medalja Presidenciale e Meritave”. I ftuar në “Kjo Javë” në News 24, Topi u shpreh se e ka konsideruar gjithmonë detyrim moral, qytetar, politik, institucional angazhimin e tij për Kosovën, dhe se e ka parë atë gjithmonë si pjesë të qenies së tij. ”Jam nderuar vazhdimisht nga institucionet e Kosovës, është kthyer në një lloj rituali që ndoshta që nuk është se më jep ndonjë ndjesi përtej asaj që kam ndjerë që në ditën e parë që kam…
Sali Berisha zhvilloi një takim me shqiptarët në Parma të Italisë. Për të kryeministri Edi Rama u tmerrua kur pa krah kryetarit të opozitës kryestrategun e fushatës elektorale të presidentit Donald Trump, Chris LaCivita. Berisha u shpreh edhe se Ramën do ta ndjekë deri ditën e fundit të jetës hija e McGonigal. “Një gazetar i madh italian shkruante sot, e kam të paqartë marrëveshjen Rama-McGonigal sepse drejtësia e Biden e mbajti të fshehtë, një marrëveshje në të cilën ai mori një ryshfet 225 mijë. Po ajo marrëveshje ishte e tëra në kurriz të opozitës. Ishte marrëveshja për të shkatërruar opozitën…
Kreu i PD-së Sali Berisha, në një takim me shqiptarët në Parma të Italisë, tha se këto takime entuziaste tregojnë se ata po rikthehen fuqishëm. “Të dashur miq, këto takime, ky entuziazëm, kjo energji po bind çdo qytetar se ne po kthehemi fuqishëm për të mirën e mbarë shqiptarëve, për të mirën e Shqipërisë, të miqve të saj. Vetëm dy javë kanë kaluar nga takimi në Romë. Dy javë me zhvillime sa dy apo pesë vite. Me zhvillime të mëdha që kanë dridhur themelet e narkoshtetit, që po fusin narkoshtetin në vdekje klinike, në koma. Në takimin tim në Romë,…
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka mori pjesë në takimin e sotëm të PD me shqiptarët në Parma, Itali. Ai ka përcjellë mesazhin e mobilizimit për zgjedhjet e 11 majit. Për të ky është një moment si historik, duke theksuar se vota e shqiptarëve do të jetë vendimtare për largimin e qeverisë aktuale, të cilën ai e quajti një nga më të korruptuarat dhe më të inkriminuarat në Evropë. ”Jemi vetëm 2 muaj e gjysmë larg ditës kur do ta çlirojmë Shqipërinë nga ky regjim. Ky është një detyrim para kombit, para të rinjve, familjarëve, pensionistëve dhe të gjithë…
Një 37-vjeçar ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij të mitur, ndaj edhe është arrestuar nga policia e Lezhës këtë të shtunë. Mikel Ahmeti ka dhunuar vajzën duke e goditur me një send të fortë në kokë. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mirditë, arrestuan shtetasin M. A, 37 vjeç, pas një denoncimi se kishte ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij të mitur, duke e goditur me një send të fortë në kokë, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë. Ndërkohë në pranga është vënë edhe 24-vjeçari Syrgen Shala, i cili lëvizte me lëndë narkotike…
Qytetarët shqiptarë renditen të dytët pas gjeorgjianëve për numrin e lartë të kthimeve vullnetare apo të detyruara nga një vend europian në një vend të tretë gjatë viti 2024. Sipas të dhënave të Agjensisë europiane për statistikat, Eurostat dhe Agjencisë së Ruajtjes së Kufijve, FRONTEX, të përpunuara nga Zëri i Amerikës 8202 shtetas shqiptarë me qëndrim jo të rregullt u deturan nga autoritetet policore të lënë një vend të Bashkimit Europian gjatë vitit 2024. Në vitin 2023, 17425 shtetas shqiptarë u urdhëruan të largoheshin nga BE-ja, dhe 7870 prej tyre u kthyen efektivisht. Në vitin 2021, FRONTEX raportoi se 5398…
Gjesti ka bërë një deklaratë të befasishme që ka tronditur jo vetëm Eglin, por edhe të gjithë banorët e tjerë. Ai i tha Eglit se nuk kishte ndjenja për të, duke e lënë atë të prekur emocionalisht. “Kur të them Egli, e kam në mendje një ish për momentin, edhe ta kallëzoj të vërtetën edhe të them që flej me ty, rri me ty, e krejt, por s’kam ndjenja për ty. Unë jam i vërteti edhe nuk ma ndjen. Nuk ta përdori ndjenjën tënde për të luajtur brenda në lojë”, u shpreh Gjesti me sinqeritet. Këto fjalë, të thëna në…