Author: tirana

Vendi ynë do të vijojë nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta gjatë gjithë paradites, por orët e pasdites dhe në vijim do të shtojnë vranësirat në të gjithë territorin ku më të dukshme do të jenë në zonat malore të Shqipërisë. Parashikohet që vranësirat të shtohen vonë në mbrëmje duke sjellë reshje shiu e dëbore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në orët e mëngjesit edhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -2°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 15°C maksimalja në Jug të territorit. Era do të fryjë e lehtë dhe…

Read More

Në Prime-n e kaluar, opinionistët vendosën se cilët banorë duhet të shkonin në nominim. Banorët vendosën se cilët prej personave në grupet e tyre ishin më të rrezikuar, me Livian dhe Loredanën që shkuan në nominim kokë më kokë, sipas vendimit të Arbër Hajdarit dhe Neda Ballukut. Zgjedhja e Rozanës, Gjestit dhe Eglit për ta quajtur Livian më të rrezikuar, duket se ka sjellë “përçarje” në grupin e tyre, duke nxitur përplasje, teksa nuk munguan as lotët. Livia: Klipi më preku në momentin e fundit, besoj se është normale. Dua të nis nga Gjesti. Gjesti: Pse nga unë? Livia: Kam…

Read More

Edvin Kulluri, anëtar i “Djathtas 1912 thotë se partitë kryesore politike janë rreshtuar qartë kundër SPAK-ut. Për të është e pakuptueshme pse opozita acarohet me SPAK-un që po kërkon të kufizojë abuzimet e qeverisë. ”Ka disa parti politike, ato kryesore, që janë rreshtuar qartë kundër SPAK-ut. Me ndalimin e Veliajt është e qartë që palët kryesore në Kuvend janë të pozicionuara qartë kundër organeve të reja të drejtësisë. Kjo pjesë e politikës, në inkoherencë të plotë me ato që thonë vetë dhe si votuan në vitin 2016, kanë dalë hapur kundër nismës që morën vetë për SPAK dhe GJKKO”, tha…

Read More

Zv/kryeministrja dhe ministrja Belinda Balluku këtë mbrëmje u mikprit në familjen Skëndaj, për të cilët shkruan se janë pionerë në shërbimin dentar në Fier. ”Në shtëpinë e familjes Skëndaj, ku nëna Vera, doktor Drini dhe doktor Dritani na pritën ngrohtësisht, si në çdo familje Fierake. Pionerë në shërbimin dentar në qytet, por edhe aktivë në zhvillimet e zonës, shqetësimet e nevojat e komunitetit. Një bisedë e sinqertë dhe shumë e këndshme”,-shkruan Balluku.

Read More

Kryetari i Shoqatës së Operatorëve Turistikë në Sarandë, Arben Çipa ka pësuar një agresion barbar. Çipa tregon në videon 1 minutë e 15 sekonda se administratori i kompanisë me emrin Dio (Dioment Musa), i bëhej pengesë për projektin e tij dhe pasi nuk pranoi presionin e tyre, dy personat iu futën në makinë dhe e dhunuan duke e përgjakur. Çipa pretendon se ditën e djeshme ndërsa ecte me automjet në zonën ku po ndërton linjën elektrike i kanë dalë para dy persona dhe i kanë kërkuar që linja mos të kalojë aty pasi në këtë vend do ndërtojnë ata. Debati…

Read More

Vatikani ka thënë se Papa Françesku vijon të mbetet në gjendje kritike. Papa ndodhet i shtruar në spital prej 1 jave për shkak të një infeksioni kompleks në mushkëri. Vatikani njoftoi të shtunën se Ati i Shenjtë ka marrë transfuzion gjaku pasi analizat treguan për një gjendje anemike. “Ati i Shenjtë vazhdon të jetë vigjilent dhe e kaloi ditën në një kolltuk, edhe pse me më shumë dhimbje se dje. Për momentin, prognoza është e rezervuar”, thuhej në deklaratë. Papa ka sëmundje kronike të mushkërive. Ai u shtrua në spitalin Gemelli në Romë më 14 Shkurt pasi gjendja e tij…

Read More

Gjesti është përballur me një vendim të rëndësishëm. Ai duhet të përzgjedh disa ish-banorë që do të riktheheshin në shtëpi dhe do të bëheshin sërish pjesë e garës. Ky zhvillim nuk i ka pëlqyer aspak Gjestit, i cili është shfaqur i irrituar dhe ka reaguar ashpër ndaj këtij vendimi. Ai ka shprehur hapur pakënaqësinë e tij, duke thënë se nuk dëshiron t’i shohë më me sy ish-banorët që janë eliminuar dhe se nuk pranon një rikthim të tillë në lojë. Në përpjekje për ta qetësuar, Gerta ka ndërhyrë për t’i shpjeguar se kjo është pjesë e lojës dhe se duhet…

Read More

Komisioneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi këtë të shtunë i shpjegoi Diasporës se si do numërohej vota, pa u zbuluar se për kë ata votuan. Kreu i KQZ-së pati një komunikim online me emigrantët shqiptarë në grupin e rrjetit social, duke iu përgjigjur pyetjeve të shumta dhe sqaruar shqetësimet që Diaspora shqiptare kishte. Një prej tyre ishte mundësia e identifikimit të votuesit dhe për kë shkonte vota, duke u prishur anonimati, por Celibashi dha garanci. Pyetje: Cilat janë vështirësitë dhe mësimet që keni nxjerrë për t’i përmirësuar herën tjetër në raport me tani? Ilirjan Celibashi: Vështirësi ka qenë koha e shkurtër…

Read More

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ishte sot në Kombinat. Ai vizitoi kompaninë Shaga Group, një nga bizneset pionere që solli frymën italiane të arredimit dhe dizajnit që në vitin 1994. Gonxhja thotë se kjo kompani ka sjellë cilësi dhe inovacion në treg si dhe ka luajtur një rol kyç në rritjen e vlerës së arsimit profesional. “Me një ekip prej 100 profesionistësh dhe investime të vazhdueshme në teknologji, Shaga Group jo vetëm që ka sjellë cilësi dhe inovacion në treg, por ka luajtur një rol kyç në rritjen e vlerës së arsimit profesional duke dëshmuar se investimi…

Read More

Skiatorja e Shqipërisë, Lara Colturi ka dhënë një rezultat më të mirë se 1 ditë më parë në Sestriere. Pas vendit të shtatë në slalomin gjigand të premten, u rendit e gjashta të shtunë. Ajo ishte më pak se 1 sekondë larg podiumit që këtë sezon e ka arritur 2 herë në Kupën e Botës. Lara Colturi renditet e pesta në këtë disiplinë dhe e teta në klasifikimin e përgjithshëm. Fituese u shpall sërish italiania Federica Brignone që po kalon një fortë të shkëlqyer. Të dielën do të jetë gara e slalomit, ndërsa më pas aktiviteti do të zhvendoset në…

Read More

Ekipi i PS-së për diasporën në Itali festoi numrin rekord të kërkesave për regjistrim të emigrantëve nga ky vend. Plot 100 mijë deri ditën e sotme (22 shkurt). Kreu politik i PS-së për Diasporën, ministri Taulant Balla, e njoftoi vetë këtë lajm me një video-postim në rrjetin social Facebook, në takimin që pati me Diasporën në Prato. ”100 mijë regjistrime nga Italia”, shprehet ai në postimin e shkurtër, teksa në sallë ndodhen qindra mbështetës. Ai ka përgëzuar të gjithë mbështetësit e Partisë Socialiste në diasporë me këtë rekord. Gati 40% e te gjitha kërkesave për t’u regjistruar në KQZ si…

Read More

Teuta mposhti Tiranën me rezultatin 2-1 në duelin për mbijetesë. Beshiraj tundi rrjetën e Selmanit që në minutën e katërt, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Në të 13-ën Zharmuni zhbllokoi shifrat për Tiranën, por festa nuk i zgjati shumë, pasi Simeu gjeti golin e tij të parë në kampionat. Teksa dukej që sfida do të mbyllej barazim, Kotobelli fiton penallti dhe Lloci e realizon. Kështu, Teuta parakalon Tiranën duke u ngjitur në vendin e tetë, ndërsa Tirana e sheh veten në vendin e parafundit. Skënderbeu ka mundur Egnatian me shifrat 1-0 në Korçë, duke ringjallur edhe një…

Read More