Author: tirana

Nga Spartak Ngjela Shqipëria sot gjendet në në situatë me një politikë të ngrirë. Gjithçka në këtë gjendje të ngrirë kuptohet se vjen e qëndron në favor të pushtetit të kryeministrit Edi Rama. I. Po pse Rama ndihet i sigurt në pushtetin e tij me këtë situatë politike të ngrirë vetëm në maxhorancë? Sepse tani, gjithkush e sheh dhe e kupton që Partia Demokratike është në një gjendje krize që nuk krijon dot as ide të reja për zhvillimin kombëtar, dhe ende nuk ka krijuar një platformë normale për programin politik të asaj përballë opinionit publik, në këtë periudhë që…

Read More

Tirana synon 3 pikët në ndeshjen ndaj Teutës. Ndaj dhe trajneri i bardhebluve, Bledi Shkëmbi kërkon përqendrim nga skuadra. “Sfida dihet, është sfidë e vështirë kundër një skuadre shumë të vështirë, kundër një skuadre që ka nevojë për pikë ashtu sikurse ne dhe shpresoj që të bëjmë më të mirën dhe të marrim më të mirën, kemi punuar gjithë javës dhe shpresojmë që të na shpërblejë. Teuta është një skuadër ku si në lojtar si në trajner më ka hapur dyert dhe kam krijuar karrierën time si futbollist por edhe si trajner. Teuta është një skuadër shumë agresive. Mendoj që…

Read More

Kanali i Panamasë është një nga veprat më të mëdha inxhinierike në botë. Ky ujëkalim, i cili përshkon 80 kilometra përmes Panamasë dhe lidh Oqeanin Atlantik me atë Paqësor, është një arterie e rëndësishme për tregtinë botërore dhe një burim krenarie për Panamanë. Megjithatë, ai po përballet me sfida të mëdha. Thatësirat më të shpeshta dhe më intensive kanë vënë në rrezik këtë rrugë të rëndësishme detare, duke detyruar autoritetet të ndërmarrin një plan kontrovers për ndërtimin e një dige në lumin Río Indio për të siguruar furnizimin me ujë të kanalit. Ky projekt do të përmbytë mijëra banesa, duke…

Read More

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, është sot në Bruksel, e ftuar nderi në Konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës. Këshilli Global është një organizatë ndërkombëtare, në të cilën marrin pjesë politikanë të nivelit të lartë, presidentë kryeministra dhe anëtarë qeverish, kryetarë parlamentesh dhe parlamentarë, kryetarë partish politike, diplomatë, personalitete intelektuale, akademike, kulturore dhe të shoqërisë civile nga shumë vende të botës. Në këtë Konferencë znj. Spiropali mbajti një fjalë “Mbi sinergjinë midis politikës, moralit, drejtësisë dhe paqes”. Në fjalën e saj, znj. Spiropali nënvizoi se “Shqiperia eshte vend kandidat per anetaresim ne Bashkimin Evropian. Kemi…

Read More

10 ditë para se të përfundojë afati për regjistrimin e diasporës, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të vizitojë dy prej shteteve ku jetojnë më shumë shqiptarë: Itali dhe Greqi. Sot, Berisha do të zhvillojë një takim me shqiptarët që jetojnë në Parma, ndërsa pasditen e së dielës, Berisha do të takojë shqiptarët që jetojnë në Athinë. Pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri tani janë regjistruar më shumë se 200 mijë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit dhe duan të votojnë në 11 maj. Prej këtyre, 39% janë emigrantë në Itali dhe 28% në Greqi. Për këtë arsye, në këto…

Read More

Rehabilitimi i argjinaturës së majtë të lumit Seman, në bashkinë e Fierit ka përfunduar brenda 4 muajve të fundit të vitit të shkuar, duke krijuar mundësi për mbrojtjen e tokave bujqësore dhe zonave të banuara nga përmbytjet. Investimi konsiston në rehabilitimin e rreth 8 km argjinaturë gjatësore, duke garantuar një mbrojtje të qëndrueshme të rreth 5 mijë hektarëve toka bujqësore dhe zona të banuara nga përmbytja e lumit Seman, si dhe mbrojtjen e stacionit të pompimit të gazsjellësit të TAP-it.Kryeministri Rama ishte në Fier, ku së bashku me zëvendëskryeministren e Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, si dhe Ministren…

Read More

NATO planifikon të ndërtojë një sistem tubacioni nga Gjermania në Poloni dhe Republikën Çeke për të siguruar furnizim të shpejtë të karburantit të avionëve për avionët luftarakë, raportoi revista e përjavshme Der Spiegel, duke cituar ushtrinë gjermane. E përjavshmja thekson se ka “probleme të rëndësishme në furnizimin e qëndrueshëm me karburant për forcat që do të duhej të dislokoheshin në kufirin lindor në rast emergjence”. Projekti pritet të kushtojë 21 miliardë euro dhe tubacioni pritet të përfundojë kryesisht deri në vitin 2035, shkruan Reuters. Sistemi ekzistues i tubacioneve të NATO-s të epokës së Luftës së Ftohtë përfundon në Gjermaninë Perëndimore.

Read More

Një nga yjet e futbollit më të mëdhenj evropian dhe botëror, Andriy Shevchenko ishte i ftuari special i kësaj fundjave në Shtëpinë tonë të Futbollit”, një vizitë e tij zyrtare nisur edhe nga statusi që ka si president i Federatës së Futbollit të Ukrainës. I pritur nga Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, drejtori Aldi Topçiu, dhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv, Envi Hicka, ish-ylli i Milanit dhe i përfaqësueses së Ukrainës pati mundësinë të njihte më nga afër historinë dhe arritjet e futbollit shqiptar ndër vite.Në këtë vizitë të tij numri 1 i futbollit ukrainas vizitoi qendrën më të…

Read More

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Lajmi konfirmohet nga ky i fundit, me një shënim në platformën e tij sociale në “X”. Ai ka falënderuar Shqipërinë dhe kryeministrin Rama për mbështetjen e ofruar për popullin e Ukrainës. Në shënimin e tij, Zelensky thekson se me Ramën kanë biseduar për shumë tema dhe projekte të përbashkëta. Po ashtu ai thekson se në tryezën e bisedimeve të mundshme për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë duhet të përfshihet edhe Evropa. Zelensky nënvizon faktin se një vizion i përbashkët dhe hapa të koordinuara për…

Read More

Një koronavirus i ri është zbuluar në Kinë dhe e veçanta e tij është frikësuese. Ashtu si Sars Cov 2, edhe ai mund të transmetohet lehtësisht nga lakuriqët e natës te njeriu sepse përdor të njëjtin receptor, enzimën ACE2 sqarojnë ekspertët. Studimi u drejtua nga virologia Shi Zhengli, e njohur për punën e saj mbi koronaviruset e lakuriqëve të natës në laboratorin e Wuhan, e cila prej kohësh është nën akuzë për hipotezën e një “arratisjeje” nga laboratori të koronavirusit përgjegjës për pandeminë e pak viteve më parë. Zbulimi i fundit është një pasardhës i Hku5, i identifikuar për herë…

Read More

Shkurti është muaji që shënon kalimin nga dimri në pranverë në shumë pjesë të botës, dhe kjo ndryshim sezoni vjen me një ndryshim në disponueshmërinë e ushqimeve. Me një fokus në ushqimet që janë jo vetëm të shijshme, por edhe të mira për shëndetin, këtu janë tre prej ushqimeve më të mira që duhet të konsumoni gjatë shkurtit: AvokadoAvokado është një superushqim që është i pasur me yndyrna të shëndetshme mono të pangopura, të cilat ndihmojnë në uljen e niveleve të kolesterolit të keq dhe në rritjen e atij të mirë. Gjithashtu, avokadot janë burim i mirë i vitaminës K,…

Read More

Raportohet se janë propozuar tre skenarë për përdorimin e votimit dhe numërimit elektronik për zgjedhjet e 11 majit. Sipas Vizion Plus tri variantet janë dërguar partive politike dhe Komisionit Rregullator për shqyrtim nga Ilirjan Celibashi. Mbetet për t’u vendosur se cili variant do të miratohet nga Komisioni Rregullator. Skenari 1: Parashikon votim elektronik në Njësia Administrative nr.1, nr.3, nr.5, nr.8, nr.9, nr.10 të Bashkisë Tiranë, si edhe njësitë Administrative, Bërxull, Prezë dhe Vorë të Bashkisë Vorë. Skenari 2: Parashikon votim dhe numërim elektronik njësinë Administrative nr.2, nr.3, nr.5, nr.9, nr.10 të Bashkisë Tiranë, si edhe njësitë Administrative, Bërxull, Prezë dhe…

Read More