Pamela Cederquist dhe Philip Gilin, dy amerikanë të angazhuar në industrinë e filmit, të cilët kanë themeluar qendrën e tyre të trajnimit për talentet e reja ‘Catalyst Store Institute’ ishin të ftuar në podcastin ‘Flasim’ të kryeministrit Edi Rama. Rama diskutoi me dy artistët ndërkombëtarë, lidhjen e tyre me Shqipërinë dhe projektet e reja që do të ndihmojnë zhvillimin e industrisë së filmit dhe artit. Pamela, regjisore e njohur e serive si “Law and Order” dhe “Mindhunter”, dhe Philipp, pasionant i imazhit dhe zhvillimit të talenteve, treguan si e zbuluan Shqipërinë dhe ndanë eksperiencat e tyre, duke shpjeguar se si…
Author: tirana
Shtesa natyrore e vendit (lindjet minus vdekjet) ishte pozitive vitin e kaluar për shkak se rënia e vdekjeve ishte më fortë se rënia e lindjeve. Në të gjithë vendin kishte 1178 lindje më shumë se vdekje, por në 7 qarqe të vendit shtesa natyrore ka qenë negative, sipas të dhënave demografike për vitin 2024 nga INSTAT. Nga 12 qarqet e vendit, Korça kishte rënien më të madhe të shtesës natyrore ku vdekjet ishin shumë më të larta se lindjet. Në qytetin juglindor, vitin e kaluar lindën 1155 foshnja, teksa humbën jetën 1929 persona, ose 774 më shumë se lindjet. Fieri…
Qyteti Rio de Janeiro në Brazil po përjeton ditët më të nxehta. Popullatës vendase dhe turistëve u janë dërguar mesazhe paralajmëruese që të marrin masa paraprake pasi temperaturat në rajon do të afrohen deri në 40 gradë Celsius. Qytetarët që jetojnë në lagjet e varfra të Rio de Janeiros u përpoqën të freskoheshin në motin e nxehtë në mënyrën e tyre ndërsa qytetarët e rajonit u dyndën në plazhe.
Është koha për të vendosur Shqipërinë në radarin tuaj nëse jeni në kërkim të një vendpushimi mahnitës dhe me çmim të arsyeshëm, shkruan Ethan Howick në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Travel Radar”. Futurimet direkte nga Londra në Tiranë kushtojnë deri në 15 paund. “Wizz Air” po e bën më të lehtë se kurrë zbulimin e kësaj perle ballkanike. Shqipëria, tani është lehtësisht e aksesueshme për turistët britanikë që kërkojnë një ndërthurje të brigjeve mahnitëse, historisë magjepsëse dhe kulturës së gjallë – falë 21 fluturimeve javore. Pak më shumë rreth Tiranës Tirana është një zgjedhje e përshtatshme…
Më 23 shkurt, Gjermania voton për një parlament të ri. Bundestagu i ri do të jetë ndryshe nga të mëparshmit. Këto janë risitë e reformës zgjedhore që u miratua pas shumë debatesh dhe përpjekjesh të mëparshme të dështuara. Rritet rëndësia e votës për partinëFleta e votimit mbetet e njëjtë. Çdo votues ka dy vota – një për një kandidat të zonës dhe një për partinë. Por rëndësia e votës së dytë, e cila përcakton listën e deputetëve të zgjedhur nga partitë, do të rritet. Numri i deputetëve kufizohet në 630, duke u zvogëluar nga 733 që ishin në Bundestagun e…
Donald Trump ka vijuar spastrimet brenda administratës së tij, duke shkarkuar drejtorin e përkohshëm të Shërbimit të Emigracionit dhe Doganave (ICE), Caleb Vitello, të emëruar më parë nga vetë ai. Sipas mediave amerikane, shkak për këtë vendim është bërë pakënaqësia me ritmin e ngadaltë të dëbimeve të emigrantëve. Shkarkimi i Vitellos vjen pas largimit të dy zyrtarëve të tjerë të lartë të ICE në fillim të muajit, ndërsa pritet që administrata të emërojë së shpejti një drejtues të ri dhe të shtojë stafin për çështjet e emigracionit, shkruan Wall Street Journal. Trump dhe Tom Homan, i cili është përgjegjës për…
Dashi Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill Të shtunën do ta gjeni veten para një fundjave interesante. Yjet tregojnë një energji të fortë pozitive në marrëdhëniet ndërpersonale. Nëse po mendoni të bëni një zgjedhje të rëndësishme, kjo është koha e duhur për ta bërë atë që dashuria po rritet. Demi Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj Të shtunën një periudhë reflektimi për ju. Ngadalësim i mundshëm në aktivitetet e punës, por edhe një kohë e mirë për të bërë një bilanc të situatës me partnerët dhe miqtë. Nuk është koha më e mirë për të marrë…
Pritet një tërheqje graduale e valës së ftohtë Siberiane duke sjellë në territorin shqiptar ngrohje të motit. Për pasojë orët e paradites do të vijojnë nën ndikimin e motit të kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta, por me kthjellime dhe vranësira të lehta do të paraqiten zonat malore. Parashikohet që orët e pasdites, t’i bëjnë më të dukshme vranësirat në pjesën më të madhe të territorit, përjashtuar vijën bregdetare e cila do të mbetet nën dominimin e motit të kthjellët. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -5°C vlera…
Ndërkohë që ngelen edhe dy javë nga përfundimi i afatit të vënë në dispozicion për shqiptarët të cilët jetojnë jashtë vendit për t’u regjistruar në platformën PER për votën e diasporës, KQZ ka publikuar të dhënat e fundit sa i përket aplikimeve dhe specifikave të tjera. Në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, bëhet me dije se deri në këto momente janë 253,070 persona të cilët kanë aplikuar ndërsa kanë marrë dritën jeshile 249,214 prej aplikimeve. 86,414 janë kërkesat e refuzuara ndërsa 3,804 janë ende në proces shqyrtimi. Që nga nisja e procesit, kryesonin kërkesat të bëra nga gjinia…
Më 13 Nëntor 2024, presidenti Donald Trump deklaroi se postin e Sekretarit të Shtetit do t’ia jepte Marco Rubio-s. Me fitoren në zgjedhje, kështu ndodhi. Rubio, sekretari i 72-të i Shteteve të Bashkuara, por i pari latin në këtë detyrë. Ai që në 2015-ën “sfidoi” Trump me fushatën e tij presidenciale, sot është kryediplomati dhe personazhi kryesor në politikën e jashtme të SHBA-së. Jo më larg se këtë javë, u ul në një tryezë me homologun e tij Sergey Lavrov në Arabinë Saudite, sinjal i një raporti të mirë tanimë Uashington-Moskë. Po çfarë e bëri Rubion të marrë “timonin” e…
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka bërë një tjetër postim në rrjete sociale. Përmes një videoklipi, Veliaj tregon transformimin e Tiranës nga nderhyrjet kapilare nëpër blloqet e lagjeve e rrugët gjer tek shkollat dhe kreditë e buta dhe bursat. Një videokujtesë e luftës së pashoqe për Tiranën Europiane, që nuk ndalet. Më e mira është gjithmonë përpara”,-shkruan Veliaj. View this post on Instagram A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)
Një tjetër debat i ashpër ka shpërthyer mes Gjestit dhe Loredanës. Shkak për përplasjen u bë një koment i Loredanës, e cila ia përmendi ish-të dashurin e Eglit, Olsi Bylykun. Ky detaj e acaroi Gjestin, i cili reagoi menjëherë duke i kërkuar të mos e përfshinte më këtë çështje në bisedat e tyre. “Leje ish-in dhe mos e përmend,” i tha ai prerazi Loredanës, duke e bërë të qartë se nuk dëshironte që kjo temë të bëhej pjesë e diskutimeve brenda shtëpisë. Debati nuk u ndal me kaq, pasi Loredana reagoi dhe tensioni mes tyre u përshkallëzua edhe më tej.…