Nga vendi i fundit i renditjes, Skënderbeu vijon luftën për mbijetesë. Korçarët do të përballen me Egnatian, kryesuese e renditjes që nuk do të tolerojë edhe pse është në distancë me skuadrat ndjekëse. Tirana që u ngjit në vendin e shtatë, një javë më parë, ende nuk e ka të sigurtë mbijetesën. Trajneri Shkëmbi, do të ketë sërish një ndeshje të vështirë me Teutën që ka zbritur në vendin e parafundit në klasifikim Me këto dy ndeshje do të mbyllet edhe java e 26 e kampionatit.
Author: tirana
Sali Berisha u shfaq me një kapele kaubojsi në një takim që zhvilloi në zyrë me disa biznesmenë shqiptaro-amerikanë. Biznesmenët i falenderon për angazhimin e tyre në promovimin e historisë, kulturës dhe artit të kombit shqiptar. Postimi i plotë Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka pritur dje në zyrë një përfaqësi shqiptaro-amerikanësh nga Teksasi, aktivistë të kauzave konservatore dhe mbëshetës të Partisë Republikane dhe Presidentit Donald Trump. Një prej tyre, Lodovik Tetaj, i ka dhuruar z.Berisha një kapele kaubojsësh, tipike të shtetit të Teksasit, dhe më gjerë, të jugperëndimit amerikan. Kapelja e famshme e fermerit amerikan u bë ikonike…
Porti i Durrësit, Gjykata Kushtetuese rrëzon me shumicë votash padinë e depozituar nga opozita. Gjykata doli me vendim për të mos shqyrtuar kërkesën për të anuluar ndërtimin e portit, duke theksuar se kërkuesi nuk ka arritur të paraqesë argumente kushtetuese. Njoftimi i plotë Në datën 21 shkurt 2025 Gjykata Kushtetuese përfundoi shqyrtimin e çështjes me kërkues jo më pak se 1/5-ta e deputetëve të Kuvendit me objekt: 1.Shfuqizimi i ligjit nr. 79/2022 “Për miratimin e marrëveshjes kuadër ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company, sh.a., dhe NSHMI Development L.L.C.…
“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm. Tashmë e gjithë vëmendja ka kaluar tek “Big Brother VIP 4” dhe banorët brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Le t’i hedhim një sy personazheve që kanë fituar më shumë ndjekës brenda kësaj jave. Gjesti i cili ka bërë namin në Instagram disa javë më parë, këtë herë ka fituar vetëm 1 mijë ndjekës më shumë. Nga 476 K, tani ai ka 477 K ndjekës në Instagram. Egli Tako ka fituar plot 3K. Nga 177 K, tani Egli ka 180 K…
Detaje janë zbardhur nga arrestimi i Safet Bajrit. Ndërkohë gjatë bisedës më policinë, ai i tha uniformave blu se nuk kishte makinë të blinduar. Policia i tha se do shkonin në komisariatin e Shkodrës për të marrë ADN-në. Ai u paraqit bashkë me avokatin Sokol Tahiraj, por teksa priste RENEA zbarkoi aty dhe e shtriu përtokë duke i vënë prangat. Në policinë e Tiranës atij iu komunikua edhe masa e sigurisë ”arrest me burg” për vrasjen e Fatbardh Licit, ngjarja e ndodhur në 2018. Sipas njoftimi të SPAK, Safet Bajri bashkë me Behar Bajrin dhe Astmer Bilalin organizuan dhe vranë…
Deputetja e PD, Jorida Tabaku akuzon kryeministrin Edi Rama se shkeli Kushtetutën duke mbledhur në sheshin “Skënderbej” punonjësit e Bashkisë së Tiranës. Për të ajo që bëri kryeministri nuk ndodh as në Korenë e Veriut. ”Ajo që ndodhi dje në shesh ishte antikushtetuese, antiligjore. Edhe Koreja e Veriut nuk arrin në ato standarde tubimesh. Ishte tubim elektoral”, tha Tabaku. Pjesë nga deklarata Shfaqja e djeshme në sheshin qendror të Tiranës ku një trup zyrtarësh thërritet aty si trup elektorale. A është kjo sjellje europiane? Siguria patjetër që duhet të vijë për çdo punonjës të ndershëm të këtij shteti që nuk…
Një moment emocionues dhe i paharrueshëm ka ndodhur në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 4”, ku Gjesti dhe Egli morën një surprizë të jashtëzakonshme nga ajri. Një parashutë me flamurin kombëtar u shfaq mbi oborrin e shtëpisë, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e të gjithë banorëve. Ajo që e bëri surprizën edhe më të veçantë ishte një fotografi unike e dyshes, e vendosur në parashutë, ku shkruhej ”Team Nubi”. Dizajni i fotografisë ishte simbolik dhe emocionues: në njërën anë, pranë Eglit, ishte flamuri kombëtar, ndërsa pranë Gjestit, flamuri i Kosovës, duke simbolizuar lidhjen e fortë mes tyre dhe mbështetjen e…
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur denoncimeve nga PD, kjo për dy krime zgjedhore sipas kampit blu. E para për bonusin e pranverës për pensionistët dhe e dyta për takimin që u zhvillua dje me 6 mijë punonjës të bashkisë Tiranë. Rama thotë se opozita është kënetë, dhe kështu vijon. ”Më 16 maj Tirana do të mikpresë 46 udhëheqës të kontinentit europian dhe 8 lider të organizatave të mëdha si BE e NATO”,-shkruan Rama. Postimi i plotë Me paska denoncuar këneta për dy krime zgjedhore. E para paskam kryer krim me bonusin e pranverës për pensionistët, që është shpallur që…
Safet e Behar Bajri dhe Astmer Bilali, të dyshuar për planifikimin dhe organizimin e vrasjes së Fatbardh Licit në vitin 2018 në Shkodër, kanë mbetur në paraburgim pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Sakaq, SPAK ka zbardhur edhe akuzat për të tre të arrestuarit. Njoftimi i plotë Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka reaguar lidhur me arrestimin e Safet Bajrit në Shkodër, i cili u kap me urdhër të SPAK dhe u dërgua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Bajri dyshohet për përfshirje në disa ngjarje kriminale, përfshirë vrasjen…
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja priti sot në një takim zëvendëskryeministrin e Sllovenisë, njëherësh ministër i Punësimit, Familjes dhe Shërbimeve Sociale, Luka Mesec. Në takim mori pjesë edhe ambasadori i Sllovenisë në vendin tonë, Jakob Štunf. Ministri Gonxhja informoi se gjatë takimit u diskutua për arritjen e një marrëveshjeje dypalëshe për njohjen e pensioneve dhe për lehtësitë në tregun e punës. “Diskutuam për marrëveshje dypalëshe e cila do të mundësojë krijimin e mekanizmave më të qëndrueshëm për mbrojtjen e të drejtave të punëmarrësve, sigurimeve shoqërore dhe shkëmbimit të praktikave më të mira për politikat e tregut të…
Këtë të premte në Shkodër u arrestua Safet Bajri, një emër i njohur i botës së krimit dhe i akuzuar për grup kriminal. Arrestimi vjen vetëm tri ditë pasi forcat speciale RENEA ushtruan kontrolle në disa banesa, në zonën e Dobraçit, që njihet si lagjja e fisit Bajri, mes të cilave edhe në banesën e Safet Bajrit. Ai akuzohet për trafik droge e prostitucion nga Gjykata e Brukselit. Për këto akuza ai është dënuar nga Apeli në Bruksel me 9 vite burgim. Ndërsa në Shqipëri, Safet Bajri akuzohet për trafik droge, vrasje, gjobëvënie e shantazh. Safet Bajri i njohur edhe…
Bashkimi Evropian do të pezullojë javën e ardhshme sanksionet ndaj sistemit bankar të Sirisë, sektorëve të energjisë dhe transportit, thanë diplomatët. Ky vendim po bëhet për të ndihmuar në rindërtimin e shtetit pas rrëzimit nga pushteti të Bashar al-Assadit. Sundimtarët e rinj të Sirisë kanë kërkuar që Perëndimi të lehtësojë sanksionet ndaj shtetit, që u vendosën për të shënjestruar regjimin e Assadit gjatë luftës civile siriane. Evropa dhe fuqitë e tjera kanë hezituar që të bëjnë lëvizje në këtë drejtim pa marrë sinjale të qarta nga sundimtarët e rinj islamistë në Damask nëse ata janë seriozë që të bëjnë një…