Këtë të shtune ka dalë para togave të zeza autori i ngjarjes së datës 19 shkurt Sebastian Muçmata, ku ngeli i plagosur 29-vjeçari Elvis Halilaj kushëriri i kryebashkiakut të Kukësit Albert Halilaj. Prokuroja e çështjes Vilma Kapaj ka kërkuar në gjykata masën e arrestit me burg për shtetasin Sebastian Muçmata, i cili akuzohet për vrasje ngelur në tentativë në bashkëpunim si dhe armëmbajtje pa leje dhe municioneve luftarake. Kërkesa e prokurorisë për masën paraprake është marrë parasysh nga gjyqtarja paraprake e gjykatës së shkallës së Parë Kukës Suada Kurti duke vendosur lënien në burg pa afat të shtetasit Sebastian Muçmata.…
Author: tirana
Kapet 48-vjeçari i shpallur në kërkim, i dënuar me 6 vite e 8 muaj nga SPAK, për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal’, ” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”. Si rezultat i një pune të mirorganizuar bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim policor, Sektori i Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Tempus”, gjatë të cilit u lokalizua dhe u kap shtetasi: Orges (Dritan) Jahelezi., 48 vjeç, banues në Tiranë.Këtë shtetas, Gjykata e Posaçme e Shkallës…
Përfundimi i Rrugës së Komanit ka qenë prej vitesh kërkesë e banorëve të zonës. Gjatë një bashkëbisedimi me kryeministrin Edi Rama, që inspektoi kantierin për aksin prej 31 kilometrash, që lidh dy hidrocentralet, atë të Vaut të Dejës me të Komanit, ata u shprehën se këtë moment e kanë pritur prej vitesh.Një qytetar nuk fshehu emocionet kur falënderoi kryeministrin dhe i tha se ‘meriton lapidar’. Rama: E di që e keni pritur prej shumë vitesh, por me radhë, se edhe ne nuk kemi mundësi t’i bëjmë të gjitha përnjëherëBanorët: Kemi pritur nga ata që ishin para jush, por nuk e…
Kryeministri, Edi Rama ka inspektuar punimet në kantierin e Rrugës së Komanit, një aks i rëndësishëm 31 km që lidh dy hidrocentralet. Ky aks pritet t’i japë një hov të ri turizmit të kësaj zone. Rruga aktuale është ndërtuar në vitin 1980 dhe krijon problematika për shkak të amortizimit.
Grupi ekstremist palestinez Hamas dorëzoi sot dy pengje të tjera izraelite në Kryqin e Kuq në Gaza. Dy burra, Tal Shoham dhe Avera Mengistu, u dorëzuan në qytetin jugor të Rripit të Gazës, Rafah, me katër pengje të tjerë që do të lirohen më vonë të shtunën, si pjesë e shkëmbimit të fundit pengje për të burgosur në konflikt. Luftëtarët e maskuar dhe të armatosur të Hamasit ruanin skenën e improvizuar në Rafah, ku Shoham u detyrua të thoshte disa fjalë para se t’u dorëzoheshin punonjësve të Kryqit të Kuq. Turma njerëzish ishin të pranishme mes muzikës së lartë dhe…
Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka reaguar sërish nga burgu, ku ndodhet që prej gati dy javësh. Në një postim në Facebook, Veliaj ka nxjerrë videon me pamje të Tiranës ndër vite. Krahas videos, ai shkruan se “nuk ka burg pa gjyq që e ndal hapin tonë”. Sakaq shton se videoja tregon se sa shumë dashuri e këmbëngulje është punuar në kryeqytet. “Mirëmëngjes, me këtë video që tregon se me sa shumë dashuri e këmbëngulje është punuar në Tiranë, qoftë edhe për një kënd lodrash, për të kuptuar se nuk ka burg pa gjyq e as letra anonime që mund…
“Me gjasë, dikush kishte shpifur kundër Jozef K. sepse një mëngjes atë e arrestuan, megjithëse s’kishte bërë gjë”. Kështu nis “Procesi” i Franc Kafkës, libri kult i absurdit, të cilin mua më ra ta lexoj e ta admiroj aq shumë, sa që fati ma dhuroi, përmes një kllouni si Nesti Violina, që edhe ta jetoj, prapa hekurave! Këtu kemi edhe televizor dhe kështu më bie të shoh edhe sesi “Procesi” im vazhdon të shkruhet në gjirizët mediatikë, nga një grup karnavalesh të bërë bashkë, fut e bjer, duke iu referuar dosjes shumëfaqëshe të idiotësive të Ols Angonit. Si çdo ditë,…
Shtetasi Elion Vathi (Kaci) i shpallur në kërkim për vrasje nga autoritetet spanjolle është arrestuar në Tiranë. 39-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Spanjë, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale ‘Vrasje” parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese spanjolle, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi. “Finalizohet operacioni policor i koduar “Lacking” nga Forca e Posaçme Operacionale në bashkëpunim me Sektorin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë. Lokalizohet dhe kapet një 39-vjeçar,Elion Vathi(Kaci), i akuzuar për “Vrasje” nga autoritetet spanjolle. Forca e Posaçme Operacionale në bashkëpunim me…
Potenciali natyror i Shqipërisë, me gjeografi të pasur dhe klimë të mrekullueshme mesdhetare, i kombinuar me rritje ekonomike mbi mesataren e dekadës, duket se është i pamjaftueshëm për të frenuar rrjedhën e emigracionit në vend, në të gjitha nivelet, përfshirë edhe mjekët. Plakja e popullsisë në Europë vit pas viti po shton presionin për rritje të kërkesës për fuqi punëtore në fushën e mjekësisë dhe nga ana tjetër, financimet e ulëta për shëndetësinë në vendin tonë po bëhen shkak për të mbajtur në nivele të larta emigrimin e mjekëve në periudhën në vijim. Një studim i Qendrës për Studime Ekonomike…
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, i shoqëruar nga drejtues të lartë të Policisë së Shtetit zhvilloi një vizitë zyrtare në Romë, Itali. Drejtor Proda u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, njëherazi Drejtor i Përgjithshëm i Sigurisë Publike në Ministrinë e Brendshme të Italisë, Prefekti Vittorio Pisani. Të dy drejtorët vlerësuan rezultatet e arritura nga skuadrat e përbashkëta hetimore dhe angazhimin në zbatimin e marrëveshjeve dypalëshe për migracionin e parregullt. Një rëndësi e veçantë iu kushtua mbështetjes së dhënë nga pala italiane në formimin dhe trajnimin e strukturave të Policisë së Shtetit, me…
Një autobus që transportonte studentë të universitetit dhe një kamion u përplasën në një autostradë në juglindje të Brazilit, në shtetin e Sao Paulo. Për pasojë 12 studentë humbën jetën dhe 21 të tjerë mbeten të plagosur. Këtë e bëjnë të ditur autoritetet lokale. Shoferi i kamionit, i cili gjithashtu mbeti i plagosur, tentoi të largohej nga vendi i aksidentit, por më pas u ndalua dhe u dërgua në spital. Ai akuzohet për tentativë arratisjeje, vrasje nga pakujdesia dhe lëndim trupor.
Modelet e DeepSeek janë shumë më të lira dhe pothuajse po aq të mira sa rivalët amerikanë, shkruan The Economist “Modeli i arsyetimit”, një formë e përparuar e Inteligjencës Artificiale, u paraqit në shtator 2024 nga kompania amerikane OpenAI. Modeli i quajtur O1 përdor një “zinxhir mendimi” për t’iu përgjigjur pyetjeve të vështira në shkencë dhe matematikë, duke zbërthyer problemet sipas hapave dhe duke vënë në provë qasje të ndryshme prapa skenave, përpara se t’ia paraqesë përfundimin përdoruesit. Sapo u shpalos ky model, nisi menjëherë një garë për të kopjuar metodën. Në dhjetor, Google paraqiti një model arsyetimi të quajtur…