Author: tirana

Ka dështuar seanca e parë e procesit të divorcit midis Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Bëhet me dije se seanca e caktuar për tu mbajtur këtë të premte ora 10.30, do të duhej që sipas ligjit gjykata të shteronte thirrjen për pajtim mes çiftit, një procedurë që e kërkon ligji në çdo padi divorci. Kjo do të thotë se në këtë seancë pajtimi prania e të dyve është domosdoshmëri. Por meqenëse Ilir Meta kishte dorëzuar deklaratë nga 313 ku shprehej se do të përfaqësohej nga avokati Genc Gjokutaj, i pranishëm në seancë, gjykata vendosi të ripërsërisë kërkesën për Metën që…

Read More

Pas daljes nga spitali, Parashqevi Simaku është parë me një ndryshim drastik në look, por edhe performancat me këngë shqip kanë qenë më të shpeshta. Së fundmi, biznesmeni shqiptar Elron Ilirjani, ka publikuar në video në InstaStory. Ikona e muzikës shqiptare ka kënduar shqip krah Mira Konçit dhe mbesës së saj, Ina Simaku. Ajo shihet më e lumtur se kurrë duke shijuar këngën shqip, krah njerëzve të dashur. Ajo që vihet re tek ikona e muzikës shqiptare është ndryshimi drastik në pamje. Parashqevi Simaku është e kuruar, veshur me një fustan të zi me lule të kuqe.

Read More

Gjermanët do t’iu drejtohen kutive të votimit të dielën, në procesin zgjedhor që mezi është pritur nga Brukseli, pasi shumë zyrtarë shpresojnë që Berlini do të kthehet shpejt në rolin e tij kyç në politikën e Bashkimit Evropian, teksa blloku evropian përballet me një sërë krizash. Veçse në hall me shkallën e rritjes ekonomike dhe rritjen e konkurrencës, BE-ja është goditur nga kërcënimet e presidentit amerikan, Donald Trump për luftë tregtare, apo nga injorimi i liderëve evropianë në tentimet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. “Ndonjëherë frikësohemi nga udhëheqja gjermane. Mirëpo, është e vështirë të jetojmë pa të”, ka…

Read More

Kreu i qeverisë Edi Rama i është përgjigjur edhe këtë të premte një tjetër komentuesi në rrjetet sociale, teksa duket se e ka kthyer si një rutinë komunikimin në këtë formë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale. “Xhan unë vërtetë nuk e kam ulur qiellin në tokë, por Tiranën nga varri e kam ngritur ama, dhe këtë nuk e heq dot askush”, shprehet ai ndër të tjera.

Read More

Mbi 160 mijë emigrantë janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 11 majit, sipas KQZ-së. Në një njoftim publik, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i bën thirrje emigrantëve që kërkesa për regjistrim është deri më 4 mars. “Më shumë se 160.000 Zgjedhës Shqiptarë Jashtë Vendit Të Regjistruar në PER Që Nga Data 11 Janar 2025! Apliko në PER tani dhe deri më 4 MARS 2025! Shpërndaje Njoftimin Zgjedhësit nga jashtë të cilëve u është refuzuar kërkesa për regjistrim në PER, kanë të drejtë të riaplikojnë pa kufizim deri në datën 4 mars 2025. Përpara se të riaplikoni DUHET të: Lexoni…

Read More

Gjashtë persona janë arrestuar në Durrës për shitje të lëndëve narkotike dhe për vjedhje. Sipas uniformave blu, dy prej tyre kanë qenë në kërkim. Në pranga kanë rënë shtetasit: F. M., 27 vjeç; A. I., 34 vjeç; -L. R., 46 vjeç; A. Gj., 38 vjeç; S. S., 21 vjeç; F. Xh., 40 vjeç. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Sh., 36 vjeç, banues në Kavajë, dhe u shpall në kërkim një shtetas 17 vjeç, banues në Durrës. Njoftimi: Durrës/Finalizohet operacioni i koduar “Cleaning 2”, për goditjen e veprimtarive kriminale në…

Read More

Papa Françesku mund të marrë në konsideratë dorëheqjen nëse shëndeti i tij përkeqësohet, tha kardinali italian, Gianfranco Ravasi në një intervistë. “Nëse ai do të gjente veten në një situatë ku ai ishte i kompromentuar në aftësinë e tij për të pasur kontakt të drejtpërdrejtë me njerëzit, atëherë unë besoj se ai mund të konsiderojë dorëheqjen”, tha Ravasi. Ai e përshkroi gjendjen e Papës si “komplekse, por jo kritike”. Edhe kardinali francez Jean-Marc Aveline nuk e përjashtoi dorëheqjen. Lidhur me spekulimet se Françesku mund të ndiqte shembullin e paraardhësit të tij, Benediktit XVI, Aveline tha se “gjithçka është e mundur”.

Read More

Një drejtues i një prej bandave më famëkeqe bande është ekzekutuar me armë zjarri brenda gjykatës, në sallën e gjyqit! Ngjarja tronditëse ka ndodhur në Sri Lanka, ndërsa autori ishte maskuar si një avokat duke u futur në sallë pa kurrfarë pengese. Sipas BBC kreu i bandës Sanjeewa Kumara Samararathne ishte shoqëruar në gjykatë për t’u përballur me procedurat ligjore kur u qëllua. Policia thotë se ai ishte i dyshuar për disa raste vrasjesh. Të shtënat në kryeqytetin Colombo janë ndër një seri vrasjesh nga bandat rivale, të cilat kanë vijuar ‘aktivitetin’ ndërsa autoritetet zotohen të godasin paligjshmërinë dhe t’i…

Read More

Reagim i Erion Veliajt: Mirëdita dhe bekime gjithsecilit!Kur Ols Dado me Erjon Banin më burgosën pa gjyq dhe më ndaluan të gjitha kontaktet, me gjasë menduan se do të lodhesha së denoncuari përditë pazarin e tyre të shëmtuar, vetting-un e paligjshëm mbi 20 vitet e jetës sime – 10 vite si aktivist dhe 10 vite si shërbëtor publik.Në dallim nga ata, unë nuk kam asnjë turp në jetën time, as kam vjedhur, as kam vrarë, as kam shantazhuar, e as do lodhem së zbërthyeri çdo akuzë.Akuza qesharake që do të zbërthej sot lidhet me sajesën se, meqë kam fluturuar me…

Read More