Author: tirana

Një market është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur gjatë në Durrës. Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë për të shuar flakët. Siç shihet edhe nga pamjet flakët janë përhapur me shpejtësi, duke shkaktuar dëme të mëdha pasi kanë shkrumbuar gjithçka. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

Read More

Një 49 -vjeçar është arrestuar nga policia e Gjirokastrës pasi drejtonte automjetin në gjëndje të dehur në akin rrugor “Gjirokastër-Kakavijë”. Njoftim: Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin B. H., 49 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi u kap në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavijë”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Read More

Agjencia e zbatimit të ligjit të Bashkimit Evropian, Europol, lëshoi sot një paralajmërim në lidhje me rrjetet kriminale që përdorin kujdesin kibernetik për të nxitur akte terroriste dhe dhunë. “Grupet shënjestrojnë, kryesisht fëmijët dhe të rinjtë e cenueshëm dhe i detyrojnë ata drejt akteve ekstreme dhune”, sipas një raporti të agjencisë. Grupet janë si kulte, pasi ato janë të organizuara rreth liderëve karizmatikë dhe përdorin mashtrime dhe mjete të tjera për t’i bërë ndjekësit e tyre të binden dhe të bëhen të varur nga grupi. “Anëtarët duhet të ndajnë video që tregojnë dhunë ekstreme ose seks”, tha agjencia, duke shtuar…

Read More

Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Dashamir Xhika është paraqitur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme. Xhika është paraqitur në SPAK edhe pak kohë më parë, ku u mor në pyetJe, dhe në një deklaratë për media shpreh se u mor në pyetje për një procedurë në kohën kur drejtonte ARRSH-në. Xhika është arrestuar më 2 shkurt të vitit 2018 gjatë kohës që ka qenë drejtor i ARRSH lidhur me abuzimet në rrugën Tiranë-Elbasan.

Read More

Gazetari i New York Times Kenneth P. Vogel i ka hedhur poshtë akuzat e kreut të Partisë Demorkatike Sali Berisha, se kryeministri Edi Rama ka paguar 150 mijë euro për një artikull ku përmendej kontraktimi i Chris LaCivita si drejtues i fushatës elektorale të PD. Në një postim në rrjetin social “X” ai shkruan: Sali Berisha, lideri i opozitës shqiptare, duket se po akuzon kryeministrin shqiptar Edi Rama se më pagoi mua (ose @nytimes ) 150 mijë euro për të shkruar një histori mbi punësimin e Chris LaCivita nga partia e Berishës. Akuza e tij është e rreme. Kujtojmë se…

Read More

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur këtë të premte në SPAK, në zbatim të masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Veliaj bashkë me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa akuzohen nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj po hetohet nën masën e sigurisë arrest me burg, kurse më 12 shkurt, Gjykata vendosi t’i ndryshojë masën nga “arrest në shtëpi” në “detyrim paraqitje” Ajola Xoxës.

Read More

Hungaria është kundër paketës së re të Bashkimit Evropian për Ukrainën – që kap vlerën e 20 miliardë eurove, tha sot ministri i Jashtëm hungarez, Péter Szijjártó në X. “Nisma e shefes së politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas ka për qëllim forcimin e pozicionit të Kievit në bisedime, në vend që të nxisë paqen”, tha ai. “Ne nuk do të mbështesim shpenzimin e parave të taksapaguesve evropianë për të zgjatur luftën”, tha Szijjártó. “Hungaria gjithashtu nuk do të mbështesë shtrirjen e sanksioneve të BE-së ndaj individëve rusë dhe bjellorusë”, tha ai. Shërbimi i jashtëm i BE-së paraqiti më…

Read More

do të ketë pasoja të mëdha për të gjithë Evropën. Por, siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, udhëheqësit e kontinentit, së bashku me vetë Ukrainën, i frikësohen përjashtimit nga vendimmarrja për fatin e tyre. Tanket e Rusisë kaluan kufirin ukrainas tre vite më parë, duke filluar konfliktin më të rëndë në territorin evropian që nga Lufta e Dytë Botërore. Megjithë të ftohtin e acartë në vijën e frontit, luftimet vazhdojnë ndërsa forcat ruse përparojnë. Ben Barry është ekspert për luftimet tokësore me Institutin Ndërkombëtar për Studime Strategjike. “Çdo ditë fronti ukrainas zmbrapset me nga një kilometër. Mendimi…

Read More

Pallate të lashta, dete me ujëra të pastra kristal dhe plazhe të pazbuluara – ekspertët tanë të udhëtimeve ju rekomandojnë destinacionet më të mira për vitin 2025, shkruan Victoria Philpott në një artikull të botuar në revistën britanike të udhëtimit “Saga”. Nëse jeni duke kërkuar alternativa për udhëtimet tuaja të vitit 2025, ekspertët e “Saga Holidays” sugjerojnë shtatë destinacionet kryesore për të vizituar këtë vit. Turistët që dëshirojnë aventura të guximshme në një tokë të largët ose në një vend të qetë më pak të njohur, shtatë destinacionet tona të mrekullueshme do t’ju bëjnë të jetoni një përvojë të paharrueshme!…

Read More

Një aksident rrugor ka ndodhur në dalje të urës së Selenicës, në rrugën e re të Kolonjës. Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat anësore të betonit. Si pasojë e aksidentit, një çift bashkëshortësh, drejtuesi dhe pasagjerja e makinës, kanë mbetur të plagosur. Ata janë nxjerrë nga makina me ndihmën e ambulancës dhe janë transportuar drejt spitalit të Korçës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Read More

Kjo e premte nisi me temperatura të ulëta, të cilat shënuan deri në -6 gradë Celsius. Gjatë ditës moti do të vijojë i kthjellët me temperatura maksimale që pritet të shënojnë 14 gradë Celsius. Era do të fryjë me shpejtësi 38 km/h, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Read More

Administrata e Presidentit Donald Trump ka pezulluar disa programe të posaçme për disa grupe emigrantësh. Në bazë të vendimit agjencia federale ‘Shërbimet për Shtetësi dhe Emigracion të Shteteve të Bashkuara’ (USCIS) ka ndaluar shqyrtimin e kërkesave për qëndrim të përhershëm të emigrantëve që hynë në Amerikë duke përfituar nga këto programe. Ndalimi ndikon në rastet e atyre që kanë hyrë në Shtetet e Bashkuara përmes programeve si “Uniting for Ukraine” (U4U), programi “Cubans, Haitians, Nicaraguans and Venezuelans (CHNV) dhe programin për bashkim familjar (FRP). Një zyrtar i tha Zërit të Amerikës përmes postës elektronike se arsyeja e pezullimit ishte rishikimi…

Read More