Pas mbylljes së fjalimit të tij me punonjësit e Bashkisë së Tiranës, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me këshilltarët e majtë. Ky takim nuk ka zgjatur më shumë se njëçerek ore dhe ka qenë i shkurtër. Rama u pa teksa dilte nga Bashkia rreth orës 18:00. Ai u pa teksa dilte dhe përshëndetej me drejtuesit e Bashkisë, para se të hipte në makinë.
Author: tirana
Opinionistët Arbër Hajdari dhe Neda Balluku u përfshinë për herë të parë në procesin e nominimeve. Ata vendosën që Loredana dhe Livia të jenë në nominim kokë më kokë, një vendim që ka nxitur dyshime dhe diskutime në rrjet. Spekulimet janë rritur pas kësaj lëvizjeje, me shumë ndjekës që besojnë se ky mund të jetë një moment kyç për realizimin e një shkëmbimi banorësh mes “Big Brother VIP Albania” dhe formatit italian “Grande Fratello”. Ky skenar duket edhe më i mundshëm nëse i referohemi një interviste të mëparshme të Ledion Liços për “Shqipëria Live”, ku ai zbuloi se dy formatet…
Nga sheshi “Skënderbej” në takimin me 6000 punonjësit e Bashkisë së Tiranës, Rama ia la në dorë drejtësisë që të caktojë nëse Veliaj është apo jo fajtor për akuzat që janë ngritur mbi të. ”Nuk më takon mua të them nëse Lali Eri është i pafajshëm apo fajtor dhe pavarësisht se çfarë mendojmë ne këtu barra ime është që në këtë detyrë të qëndroj mbi opinionin tim edhe në këtë rast dhe t’ia lë drejtësisë ta ndajë këtë dilemë, duke mbështetur pavarësinë e organeve të drejtësisë”, tha shefi i qeverisë. Rama kërkoi që pavarësisht betejës së Veliajt me drejtësinë, socialistët…
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale njofton se Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar listat e kandidatëve për Primaret që do të zhvillohen në muajin mars. Deri më tani, janë regjistruar gjithsej 468 kandidatë të propozuar dhe vetëpropozuar, nga të cilët 289 kanë dorëzuar dokumentacionin përkatës. Në këtë garë, 89 kandidatë janë gra (31%), ndërsa 47 i përkasin grupmoshës së të rinjve (16%). Kryesia vendosi që vetëm për kandidatët që kanë shprehur interesin por kanë qenë në pamundësi për të plotësuar dhe dorëzuar dokumentacionin përkatës, ky afat të shtyhet deri ditën e shtunë, datë 22 shkurt 2025 ora…
Në mesin e 6 mijë punonjësve të Bashkisë së Tiranës, kryeministri Edi Rama nga sheshi ”Skënderbej” foli për transformimin e kryeqytetit nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Rama tha se ai e nxorri nga koma, kurse Veliaj bëri që Tirana të vrapojë. ”Asnjë buf kënete dhe as ndonjë specie tjetër kënetë nuk e mbulon dot diellin e transformimit kolosal të Tiranës sonë, ku unë e nxora nga koma dhe e ngrita në këmbë, dhe Lali Eri e bëri të vrapojë dhe të kthehet në një destinacion turistik, ky qytet nuk do ishte dot kurrë vendi ku sot shëtisin si europianë të gjithë”,-tha…
Kryeministri Edi Rama porositi punonjësit e Bashkisë së Tiranës që të mos e përsërisin gabimin që bënë kur shkuan për të protestuar para Gjykatës së Posaçme, ditën e vlerësimit të masës së sigurisë për Erion Veliajn. “E kërkova këtë mbledhje me të gjithë ju sepse kam parë mes jush, por edhe mes shumë të tjerësh, njerëz të prekur, të lënduar, të zhgënjyer, të dëshpëruar. Disa nga ju shkuan edhe te dera e Gjykatës Speciale për të protestuar ditën që kryetari i Bashkisë u la në burg pa gjyq. Nuk dua t’i gjykoj keq, përkundrazi, e mirëkuptoj emocionin e tyre, por…
Pasi kryeministri Edi Rama u tregua kritik ndaj SPAK, duke “i tërhequr veshin” për Task Forcën e re që po ngrihet për hetimin e krimeve zgjedhore, Prokuroria e Posaçme ka publikuar “Strategjinë e Hetimit dhe Parandalimit të Krimit Zgjedhor”, për procesin që vuloset më 11 Maj. SPAK nënvizon se do të ketë verifikim në terren të indiceve apo fakteve rreth kryerjes së veprave penale në kuadër të zgjedhjeve për Kuvendin 2025. Task Forca do të verifikojë raportimet që ngrenë dyshime të arsyeshme mbi keqpërdorimin e buxhetit dhe investimeve publike gjatë periudhës zgjedhore prej subjekteve të posaçme. Në fokusin e SPAK do…
Tashmë emri i tij është i njohur pasi ka kohë që merret me muzikë dhe sjell herë pas herë projekte muzikore. Po flasim për këngëtarin Ded Biblekaj apo siç njihet në muzikë me emrin Dedi. Pas këngës “Një herë në jetë” që ishte punuar me tekst dhe muzikë nga çifti Lind Islami dhe Venera Limani por edhe nga Jeris Kaso, Dedi sapo ka publikuar në një datë të veçantë një kēngë vërtetë të ndjerë në vigjlisje të 17 Shkurtit. Kënga mban titullin “Pafajsinë e vranë aty” kushtuar martirëve të Mejës ku janë mbi 376 persona të vrarë e të masakruar,…
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla mori pjesë në ceremoninë e organizuar nga Ambasada e Kuvajtit, me rastin e 64-vjetorit të Pavarësisë dhe 34-vjetorit të Çlirimit. Gjatë bisedës me të ngarkuarin me punë të Kuvajtit në Shqipëri Adnan Alghunaim, ministri Balla vlerësoi se dy vendet ndajnë një miqësi të konsoliduar ndër vite, e cila ka sjellë bashkëpunim të frytshëm në fusha të ndryshme. “Mbetemi të angazhuar për të forcuar edhe më tej marrëdhëniet dypalëshe, duke inkurajuar shkëmbimet ekonomike dhe institucionale mes dy vendeve tona në energji, infrastrukturë, bujqësi, digjitalizim etj”, deklaroi ai. Festat kombëtare të këtij shteti…
Zv/kryeministrja, njëherësh edhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka zhvilluar një takim në Krutje e Sipërme. Balluku shkruan se sot bujqësia shqiptare ka kaluar në një stad të ri zhvillimi. ”Lushnje, Krutje e Sipërme. Tek vëllezrit Shani, ku na u bashkuan edhe shumë fermerë të tjerë që jetën e tyre e kanë lidhur me bujqësinë. Kanë zgjedhur të flasin me punë, ndaj prodhimet e dala nga duart e tyre i gjen kudo në tregjet europiane. Sot bujqësia shqiptare ka kaluar në një stad të ri zhvillimi. Me sfida e ambicie të reja. Fokusi ynë është i qartë gjithmonë…
Tayna, artistja që ka krijuar një famë ndërkombëtare, ka dhuruar 25 mijë euro për realizimin e një laboratori në Universitetin e Prishtinës. Në fjalimin që mbajti, ajo tha se studentët janë ura ndërmjet asaj që është bota dhe asaj që mund të bëhet. “Teksa ndodhem këtu në Universitetin e Prishtinës e them me plot bindje se ju studentë jeni më shumë se thjesht individë që punoni drejt një diplome. Ju jeni ura ndërmjet asaj që është bota dhe asaj që ajo mund të bëhet. Potenciali juaj është i pakufishëm, prandaj jo vetëm sot, tek unë do e keni gjithmonë derën…
Këshilltarët bashkiakë të opozitës kanë dalë kundër kryeministrit Edi Rama. Sot Rama mbledh në sheshin Skënderbej administratën e Bashkisë së Tiranës. Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti, shprehet se kryeministri ka kapur çdo pushtet. Postimi i Telitit: Grusht shteti institucional në mes të Tiranës! Kryeministri që ka kapur çdo pushtet, tani vendos të vetëshpallet edhe kryetar bashkie, duke e kthyer shtetin totalisht në pronë private. Në vend që të zbatojë Kushtetutën dhe të shkarkojë urgjentisht Veliaj dhe të lejojë zhvillimin e mbledhjes së Këshillit Bashkiak për ti deleguar përkohësisht kompetencat zyrtarisht njërit prej nënkryetarëve të bashkisë, Rama organizon…