Author: tirana

Ka përfunduar numërimi i të gjithave votave nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë. Në webfaqen e Komisionit Qendror Zgjedhor në Kosovë, u përditësuan rezultatet nga numërimi i në të gjitha vendvotimet. Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 342,281 vota apo 40.80%. Në përditësimin paraprak, kur kishin mbetur shtatë vendvotime pa u procesuar, LVV numëronte 341,672 vota apo 40.84%. Tani, pra, ka 609 vota më shumë. Partia Demokratike e Kosovës ka 184,811 vota apo 22.03%, sipas përditësimit të fundit – 312 vota më shumë nga sa kishte në përditësimin paraprak më 12 shkurt (184,499). Lidhja Demokratike e Kosovës tani ka 147,888…

Read More

Banorët e fshatit Rrestej në Rrogozhinë janë ngritur në protestë, duke kërkuar zbatimin e premtimeve për rregullimin e rrugës që lidh Rrogozhinën me disa fshatra. Sipas tyre, projekti për rehabilitimin e kësaj rruge është miratuar me një fond prej 61 milionë lekësh të vjetra, por në dokumentacion është regjistruar një emër tjetër rruge, “Sinaballë-Rrogozhinë”. Protestuesit shprehen të revoltuar pasi, pavarësisht se fondet janë miratuar, punimet nuk kanë nisur as në rrugën që ata kërkojnë dhe as në atë që figuron në dokumente.

Read More

Kryeministri britanik, Keir Starmer do t’i prezantojë presidentit të SHBA-së, Donald Trump, në një takim në Washington javën e ardhshme, një plan për të dërguar deri në 30 000 trupa evropiane në Ukrainë për të ruajtur një marrëveshje armëpushimi të ndërmjetësuar nga SHBA, raporton ”The Telegraph”. Sipas burimeve, Starmer do të përshkruajë në detaje se si këto trupa mund të zbatojnë marrëveshjen eventuale të armëpushimit dhe do të argumentojë se është në interesin e SHBA-së të vazhdojë përpjekjet e saj për të parandaluar një pushtim të tretë rus pas përfundimit të luftimeve. Sipas planit anglo-francez, më pak se 30 000…

Read More

Asnjëherë më parë në historinë e të Gjelbërve, një parti tradicionalisht programatike dhe pa kult individi, nuk ka qenë një person kaq shumë në qendër të një fushate zgjedhore. Për zgjedhjet e parakohshme të Bundestagut më 23 shkurt 2025, Robert Habeck kandidon për kancelar, i zgjedhur në kongresin e partisë në nëntor në Wiesbaden me 96% të votave. Tre vite jashtëzakonisht të lodhshme Habeck ka lënë pas tre vite të lodhshme si pjesë e një qeverie federale që në fund u shpërbë për shkak të mosmarrëveshjeve. Tani ai është i vendosur të mbetet në pushtet, edhe pse partia e tij…

Read More

Dy elektricisteë dhe një faturist janë shoqëruar dhe proceduar në gjendje të lirë nga policia pas zbulimit të dy ambienteve të përshtatura për kultivimin e lëndëve narkotike në Vlorë. Policia ka vazhduar hetimet pas konstatimit për vjedhje eneregjie. Mendohet se shtëpia e barit ka disa kohë që mund të jetë përdorur, megjithatë hetimet nga ana e drejtorisë vendore të policisë, vijojnë nëse është kultivuar më herët apo ka qenë tentativa e parë. Banesa ishte marrë prej një viti me qira.

Read More

I akuzuar për vrasje me paramendim, në vitin 2022, ekstradohet nga Gjermania, 42-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar. 42-vjeçari u arrestua në Gjermani, në muajin prill 2024, gjatë operacionit të koduar “Versus”, i finalizuar si rezultat i shkëmbimit të informacioneve mes Policisë së Shtetit dhe homologëve gjermanë. Në kuadër të bashkëpunimit të Interpol Tiranës, me Interpol Wiesbaden, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, është ekstraduar nga Gjermania në Shqipëri, shtetasi: V. K. alias V. K., 42 vjeç. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin e datës 23.11.2022, i ka…

Read More

Publikohet modeli i fletës së votimit për zgjedhjet e 11 majit. Këto janë modelet e fletës së votimit në qarqet Tiranë, Fier dhe Gjirokastër. Ndryshe nga zgjedhjet e shkuara, këtë herë do të shënohen me emra dhe jo me numra emrat e kandidatëve. Ky është vetëm një model paraprak, pasi fleta zyrtare do aprovohet vetëm atëherë kur të ketë mbaruar regjistrimi i partive politike që do garojnë në zgjedhjet e 11 majit, si dhe të jenë plotësuar listat e kandidatëve për deputetë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ua ka dërguar për konsultim modelet e fletës së votimit partive politike.

Read More

Liderët europianë do të rikthehen në Tiranë më 15 maj. Shqipëria do të jetë më 16 maj 2025 mikpritëse e Samitit të Komunitetit Politik Evropian, një ngjarje historike që pritet të mbledhë në Tiranë liderët e vendeve evropiane. Kryeministri Edi Rama në rubrikën “sy më sy” që tashmë e zhvillon të martë dhe të enjte, duke iu përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të tij. Rama u shpreh se Shqipëria do të jetë mikpritësja e liderëve të BE ku do të diskutohet për të ardhmen e përbashkët në Shqipëri. Në 16 rikujtoi Rama do jetë komuniteti politik Europian ku Shqipëria do të…

Read More

Kryeministri Rama do të mbledhë sot në orën 16:30 në sheshin “Skënderbej” punonjësit e Bashkisë Tiranë. Pritet që në këtë takim të marrin pjesë rreth 6 mijë punonjës, përfshirë edhe drejtoritë në varësi të bashkisë, bën me dije Report. Ndërsa në orën 17:30 do të zhvillojë një takim me këshilltarët e majte në Bashkinë e Tiranës. Takimet vijnë pas arrestimit të Erion Veliajt. Kryeministri Edi Rama pas arrestimit të Erion Veliaj ka vendosur që këtë të fundit mos ta shkarkojë nga detyra, por ta lërë në këtë funksion, ndërkohë që firma e tij i është deleguar nënkryetares Anuela Ristani.

Read More

Safet Bajri, emri i të cilit akuzohet se është i lidhur me shumë ngjarje kriminale, kryesisht në Shkodër, u shfaq mbrëmjen e kaluar në emision “Top Story” të Grida Dumës. I akuzuar se është përfshirë në politikë, Bajri pranoi se ka qenë krah të PD-së në zgjedhjet parlamentare të 2013, në atë kohë që konkuronte Bardh Spahia. Safet Bajri: Një herë të vetme në jetën time në mos jam gabim. Kanë qenë zgjedhjet në 2013 kur fitoi PS-së. Në 2013 kam qenë vëzhgues i përgjithshëm krah Bardh Spahisë me PD-në. Kjo është e vetmja herë. Pyetje: Pas 2013 nuk je…

Read More

Niko Peleshi/ Dy dekada para se Europa të përfshihej në Luftën e Parë Botërore, Friedrich Engels bëri pyetjen dramatike “Kann Europa abrüsten?” (“A mund të çarmatoset Europa?”). Dy ditë më parë, në të njëjtën sallë që mban emrin e vizionarit të Evropës së Bashkuar, Altiero Spinelli, Mario Draghi ngriti pyetjen po aq dramatike “A mund të jetë konkurruese Europa?”.Sfidat epokale kerkojne pergjigje epokale. Teksa bota po hyn në epokën e Inteligjencës Artificiale dhe ndryshimeve të mëdha gjeopolitike, Europa rrezikon të mbetet mbrapa si një projekt gjysmak politik – as shtet federal, as bashkim real shtetesh. Zgjidhja mund të vijë vetëm…

Read More

Bill Gates thotë se nëse do të ishte sërish i ri, do të kishte frikë jo vetë nga bomba atomike, por edhe nga fenomene të tjera. “Ka, e dini, rreth katër ose pesë gjëra që janë shumë të frikshme, dhe e vetmja për të cilën kuptoja dhe shqetësohesha shumë kur isha i ri ishte lufta bërthamore”, ka thënë Gates në një intervistë me Patrick Collison, shkruan Business Insider. Gates, themeluesi i Microsoft dhe kryetar i Fondacionit Gates, ndau këndvështrimin e tij mbi rreziqet në zhvillim me të cilat përballet shoqëria.“Sot mendoj se do të shtojmë ndryshimet klimatike, bioterrorizmin/pandeminë dhe mbajtjen…

Read More