Author: tirana

Kryeministri Edi Rama njoftoi se së shpejti do të nisë edhe maratona “Sy m’sy”, që siç tha ai, do të jetë kudo. Në komunikimin live në rrjete sociale kreu i qeverisë u shpreh i bindur se me 11 Maj do të sigurojë një tjetër fitore spektakolare për të çuar Shqipërinë drejt anëtarësimit në unionin evropian. “Për pak ditë, akoma se kemi caktuar datën, fillojmë maratonën “Sy m’sy”. Maratona është kudo atje në fshat, qytet, në rrugë, kafe, në majë të malit, buzë detit. do të jetë e bukur shumë maratona drejt 11 Majit, dhe do të kemi edhe argëtimin përkatës…

Read More

Policia e Kosovës ka konfirmuar se mëngjesin e së enjtes janë djegur disa biznese në rrugën “Ilaz Agushi” në Prishtinë. Kjo rrugë gjendet afër tregut të gjelbër. Policia ka deklaruar për Radio Evropën e Lirë se në vendngjarje kanë dalë policia dhe zjarrfikësit dhe që nuk raportohet për persona të lënduar. Mal Gashi, ushtrues detyre i komandantit të brigadës së zjarrfikësve në Prishtinë, ka thënë për mediat se zjarri ka përfshirë gjashtë biznese kafiteri, qebaptore, ato për shitje të pemëve dhe perimeve, si dhe të pajisjeve elektronike. “Dëmet janë të mëdha, por me atë do të merren inspektorët për vlerësim”,…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook pamje nga investimi që do të realizohet në rrugën e Qafë Dardhës. Rama shprehet se hapja e këtij kantieri është i rëndësishëm për Beratin, dhe se do të lehtësojë jetesën e banorëve të pesë fshatrave përreth. Gjithashtu shton se do të çlirojë potencialin e paprekur turistik të një zone me natyrë të jashtëzakonshme deri lart në Malin e Tomorrit. “MIRË MËNGJES dhe me hapjen e një tjetër kantieri me rëndësi për Beratin, rrugën e Qafë Dardhës, një investim i cili jo vetëm do të lehtësojë jetesën e banorëve të pesë fshatrave përreth, por…

Read More

Kryeministri Edi Rama në rubrikën Sy më sy në Facebook, foli edhe për punën e SPAK dhe arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Rama tha se SPAK ka gjëra të mira, por edhe anë negative. Sipas tij, në rastin e Veliajt, është shkatërruar jeta e një njeriu për budallallëk profesional. Më tej, Rama shtoi se e mbështetet SPAK, por se duhet që të jetë strukturë e pavarur dhe me standard profesional e europian. Edi Rama: Profesionalen duhet ta konsolidojmë. Ka gjëra negative, por edhe gjëra pozitive. Kur shkatërrohet jeta e një njeriu për budallallëk profesional është e…

Read More

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komenteve të ndjekësve të tij në “Facebook”. Rama u ndal tek situata ekonomike duke thënë se gjendja që ishte kur erdhën në qeveri, nuk mund të krahasohet me atë çfarë është arritur sot. Ai shtoi se ekonomia ka marrë zhvillim si kurrë më parë edhe pse asnjëherë nuk është mjaftueshëm. “Është bërë e pamundur të komunikosh nëpër sallonet medatike për hallet e njerëzve, sic shihet flitet vetëm për vjedhje, burg, kua kua. Përtej gjithckaje që po bëhet falë reformës në drejtësi dhe të gjitha proceset, Shqipëria duhet të themi që nuk është aq. Sepse…

Read More

Kryeministri Rama gjatë komunikimit me ndjekësit u shpreh se se nga 1 marsi, pensionistët do mund të marrin bonusin e pranverës. Ky fond tha Rama është 62 milionë euro. “Bonusi është 62 milionë euro dhe për të gjithë që marrin deri në 200 euro pension, do jetë 100 euro dhe ata që marrim mbi 200 do marrin 50 euro. Nga 1 marsi dhe në vijim, pensionistët do marrin bonusin e pranverës. Do jetë i disponueshëm dhe nuk ka asnjë diskutim që ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi”, tha Rama.

Read More

Për 11 mujorin e vitit 2024, sipas të dhënave të Eurostat-it, nga Shqipëria aplikuan për mbrojtje ndërkombëtare në vendet e BE-së rreth 6.8 mijë shtetas. Numri i aplikantëve ra me 21% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe është më i ulëti në të paktën një dekadë, madje edhe në krahasim me periudhën e pandemisë. Franca vijon të jetë destinacioni kryesor i azilantëve. Ishin 2100 shtetas që kërkuan mbrojtje ndërkombëtare në shtetin francez në 11 muajt e parë të vitit, duke përbërë 31% të totalit të aplikimeve për në vendet e BE-së. Në vend të…

Read More

Një person humbi jetën në një aksident rrugor në aksin rrugor Korçë – Pogradec. Ngjarja ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, kur një 37-vjeçar që drejtonte një automjet, përplasi një këmbësor, i cili si pasojë e plagëve të rënda, ndërroi jetë. Drejtuesi i automjetit, shtetasi G. Ç., është shoqëruar në Komisariat, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Read More

Këtë të enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin. Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim, me shpejtësi mesatare 5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era pritet të fitoi shpejtësi 12 m/sek. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon ishte i forcës 1-2 ballë. Temperaturat parashikohen në zonat malore -7 deri 6°C, në zonat e ulëta -5 deri 15°C dhe në zonat bregdetare 0 deri 16°C.

Read More

Dashi Në këtë moment është më mirë që të flisni, vetëm nëse është vërtetë e rëndësishme. Kjo pasi rrezikoni që të thoni gjëra për të cilat mund të pendoheni. Është dita kur yjet favorizojnë instinktin dhe racionalitetin. Duhet të bindni dikë për dobitë e një projekti tuaj. Ndërsa në dashuri, gjithçka do të ecë më së miri, ku qielli do të jetë mjaft i favorshëm. Demi Në këtë moment është më mirë që të bëni një hap pas, lidhur me disa gjëra që po zvarriten. Shumë prej jush gjatë vitit të kaluar, kanë hequr dorë nga një projekt i rëndësishëm…

Read More

Rikthimin në pushtet, Sali Berisha e sheh si një mundësi për të rindërtuar sipas tij ëndrrën shqiptare. Kjo duke mbështetur familjet me fonde ekstra, por edhe për të rikthyer qindra mijëra shqiptarë që janë larguar vendi. ”Këta qindra mijëra shqiptarë që janë larguar nga ky vend, ka prej tyre që janë të kualifikuar, ka prej tyre që janë biznesmenë, sot shumë të suksesshëm në ato vende. Të tjerë studiues, shkencëtarë, ekspertë, specialistë. Por shumica dërrmuese e tyre janë punëtorë, njerëz të thjeshtë, të cilët rrinë në ato vende sepse marrin një rrogë më të mirë, paguhet më mirë puna e…

Read More

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj po e vijon punën edhe nga qelia. Në një postim në Facebook, ai i bën thirrje qytetarëve për kredinë e butë, ku nënvizon se është koha për të dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm në fazën e dytë. ”Edhe pse ndodhem i mbyllur në qeli pa akuzë, i dënuar pa gjyq, dua të ftoj çdo qytetar që ka aplikuar gjatë fazës së parë të programit (ku janë shpallur fitues 2237 aplikues), që të sjellin dokumentacionin e nevojshëm në fazën e dytë”,-shkruan Veliaj. Postimi i plotë Programi i kredisë së butë për çiftet e reja dhe familjet e…

Read More