Author: tirana

Zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo ka reaguar ashpër për sulmet ndaj gazetarëve dhe kritikëve të qeverisë. Për të patronazhistët e partisë, qoftë në formë fizike apo si trolle online, po përdoren për të ndëshkuar çdo zë të pavarur që denoncon korrupsionin dhe jetën e luksit të pushtetarëve. Deklarata e zëdhënëses së PD, Floriana Garo: Patronazhistë e partisë, fizikisht ose si trolle online, janë lëshuar kundër çdo zëri të pavarur që denoncon korrupsionin dhe jetën e luksit të qeveritarëve, arritur me vjedhje të taksave të shqiptarëve. Viktimë e sulmeve me maska interneti është bërë gazetarja Glidona Daci e Klan Neës, e…

Read More

Zv/kryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku këtë të mërkurë pati një inspektim tek nënstacioni elektrik Tirana 1. Në një postim në facebook, Balluku shkruan se kjo ndërhyrje përmirëson cilësinë e furnizimit me energji për afro 25 mijë banorë dhe biznese të kryeqytetit. ”Drejt përfundimit punimet për rinkonstruksionin dhe fuqizimin e nënstacionit elektrik Tirana 1, pranë Zogut të Zi. Një ndërhyrje, e cila rrit kapacitetet shpërndarëse dhe sigurinë, ul humbjet, si dhe përmirëson cilësinë e furnizimit me energji për afro 25 mijë banorë dhe biznese të kryeqytetit. Po investojmë kudo në Shqipëri për të modernizuar sistemin tonë energjetik,…

Read More

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku thotë se reforma në drejtësi duhet të rishikohet, por me mbikëqyrjen e Komisionit të Venecias. Për të këto kërkesa janë adresuar edhe nga Bashkimit Evropian për standardet e drejtësisë. “Ne kemi ngritur shqetësimin për sa i përket presionit politik që ushtrohet mbi drejtësinë, ne kemi ngritur shqetësimin e një analize të plotë. Është e nevojshme që Komisioni i Venecias të japë një opinion të plotë për zbatimin e kësaj reforme, situatën, por dhe infrastrukturën e sistemit. Ajo që ka ndodhur me protestën e qeverisë ndaj një institucioni nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në Shqipëri.…

Read More

Petro Gjikuria ka paditur në SPAK kryebashkiakun e Himarës, Vangjel Tavo dhe të riun socialist Dasho Veizaj. Ky i fundit ka nisur të njihet edhe si ”petalja më e bukur e trëndafilit socialist” për shkak të fjalimit që mbajti në një konventë rinore të PS. Gjikuria ka vendosur të padisë në SPAK të riun Veizaj, pasi në mënyrë të paligjshme është zhvendosur si votues në Himarë. Opozita akuzon se qindra persona u zhvendosën në mënyrë të paligjshme si votues në Himarë për t’i dhënë mandatin Vangjel Tavos, duke përfshirë edhe familjen e tij. Në padinë e Gjikurias përmendet edhe emri…

Read More

Erion Veliaj ka reaguar nga burgu i Durrësit, duke kritikuar ashpër prokurorin dhe strategjitë që po përdoren kundër tij në media dhe institucione. Ai e krahasoi situatën e tij me romanin e Franz Kafkës, “Procesi”, duke theksuar se ende nuk di arsyet e akuzës dhe ata që e akuzojnë. Veliaj shpjegoi se prokuroria po përdor teknika të “histerisë kolektive” për të krijuar një gjyq në media, duke shpërndarë informacione të pasakta dhe duke shpifur për të dëmtuar imazhin e tij. Për të këto janë strategji të ulëta për të “menduar një krim” dhe për të dëmtuar karrierën e tij. Shkrimi…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka treguar këtë të mërkurë se bonusi për pensionistët do nis të shpërndahet që nga data 1 mars. Komentet Rama i bëri përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, ku tha se vendimi për bonusin është marrë që në datën 9 janar. Nga ana tjetër, kreu i qeverisë hodhi akuza edhe ndaj opozitës, për të cilën tha se përhapin shpifje dhe lajme të pavërteta, në vend që sipas tij, të kishte vizion dhe program. ”Jo vetëm që unë nuk gënjej po flas me përgjegjësi të plotë për çka ka të bëjë me detyrën që më ka dhënë…

Read More

Pas 5 vitesh bashkëjetesë, Kolë Manai, 34-vjeç zgjodhi t’i jepte fund historisë së dashurisë me Anila Prendushin (Ndoka) 44-vjeç. I ndjeri ka shkuar në këmbë pranë zonës, ndërkohë që Anila ka zgjedhur që bisedën me bashkëjetuesin ta bëjë në makinë. Ato kishin disa ditë që kishin pasur grindje pasi Anila donte t’i jepte fund kësaj marrëdhënie, kërkesë kjo e cila nuk është pranuar nga Kola. Në kushte të rënduara psikologjike ky i fundit ka debatuar në makinë me bashkëjetuesen dhe në debat e sipër me armën tip pistoletë ka qëlluar në kokë 44-vjeçaren duke menduar se e ka lënë të…

Read More

Analisti Mentor Kikia flet për qëndrimin e Sali Berishës, se pas zgjedhjeve nëse PD fiton, SPAK do shkrihet. Kikia vlerësoi se kjo retorikë është vijimi i qëndrimeve të mëparshme të Berishës dhe Ilir Metës ndaj SPAK, por tashmë është bërë më agresive. ”Kemi të bëjmë me një vijimësi të qëndrimit. Edhe pse gjuhë më të ashpër dhe agresive edhe më herët Berisha ka patur qëndrim jo thjesht kritik, por agresiv ndaj SPAK, kreut Altin Dumani. Edhe zoti Meta ka qenë në të njëjtën linjë. Këtë retorikë e ka përmendur çdo ditë kur ishte në masë arresti shtëpiak. Javët e fundit,…

Read More

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi punimet për rikonstruksionin dhe fuqizimin e nënstacionit elektrik Tirana 1, pranë Zogut të Zi. Balluku u shpreh se punimet do të përfundojnë 1 vit para afatit të parashikuar. Ndër të tjera, Balluku deklaroi se po kryhen punime dhe në nënstacione të tjera elektrike.

Read More

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se më 19 shkurt do të mbahet samiti i dytë për luftën në Ukrainë dhe sigurinë evropiane, ku do të marrin pjesë disa shtete evropiane dhe joevropiane, që nuk ishin pjesë e një takimi paraprak në kryeqytetin francez. Të hënën, në Paris u mbajt një takim urgjent që mblodhi një numër të vogël të shteteve kyç evropiane. Sipas burimeve diplomatike të Radios Evropa e Lirë, në samitin e 19 shkurtit do të marrin pjesë edhe Kanadaja, Norvegjia, Estonia, Letonia, Lituania, Greqia, Finlanda, Rumania, Suedia dhe Belgjika. Gjatë samitit të 17 shkurtit që u mbajt…

Read More

Pavarësisht përhapjes së virozave dhe rastit të meningitit akut, që ka rritur ndjeshëm pasigurinë e prindërve për shëndetin e fëmijëve, shkollat në Durrës nuk janë dezinfektuar, ndryshe nga kopshtet dhe çerdhet. Mungesat në institucionet arsimore parauniversitare janë rritur ndjeshëm, veçanërisht në shkollat “Kushtrimi i Lirisë’ “Eftali Koçi”, që e bëjnë mësimin në të njëjtën godinë, ku mungesat ditët e fundit arrijnë deri në 80% në klasa, pas konfirmimit të rastit me meningit akut. Megjithatë, mësimi vijon edhe në klasa me vetëm një nxënës, vendim që ka shkaktuar reagime nga prindërit dhe mësuesit. Drejtoresha e Qendrës Ekonomike të Arsimit në Durrës,…

Read More

“Kryeministri Edi Rama, në rubrikën “sy më sy”, i është përgjigjur komenteve të ndjekësve të tij në Facebook. Kryeministri u shpreh se mbështet drejtësinë dhe se është bërë një punë e madhe për të pasur një drejtësisë të pavarur. Ai shtoi se të kërkosh standarde demokratike ndaj një proces të drejtësisë, nuk është sulm ndaj drejtësisë. “A thua vërtet kam unë 12 që nuk kam bërë një zgjedhje të qartë, apo ti i dashur Gjergji duhet t’i keni parasysh disa gjëra. Kemi luftuar për një drejtësi të pavarur. Po të mos kisha bërë zgjedhje për të luftuar për drejtësi të…

Read More