Policia e Shtetit Finalizohet në Shqipëri dhe në Itali, operacioni ndërkombëtar i koduar “Alba Tibus”, për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal për trafikim të lëndëve narkotike. Operacioni në Shqipëri u finalizua nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, si dhe në koordinim me homologët italianë, me Zyrën e Interforcës Italiane në Shqipëri, Karabinierinë e Romës, Parioli, dhe me Drejtorinë e Interpolit. Akuzohen për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal në Itali, për trafikim të Cannabisit, lokalizohen, kapen…
Author: tirana
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, mbajti një fjalim në konferencën “Forcimi i Mbikëqyrjes Parlamentare: Praktikat më të mira për forcimin e llogaridhënies”, ku theksoi rëndësinë e transparencës dhe përgjegjshmërisë si vlera themelore të parlamentit shqiptar. Spiropali nënvizoi se Shqipëria ka vendosur si objektiv kombëtar anëtarësimin në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030, duke shtuar se për këtë po hartohet një plan strategjik 2025-2030. Ajo theksoi se mbikëqyrja parlamentare dhe kontrolli i institucioneve të pavarura do të jenë prioritete kyçe në këtë proces. “Kontrolli parlamentar luan një rol thelbësor në forcimin e demokracisë, duke siguruar që institucionet të jenë të përgjegjshme…
Valbona Xoxa ka mbërritur në godinën e Prokurorisë së Posaçme paraditen e sotme dhe pasi ka qëndruar për rreth 15 minuta është larguar. Thirrja e saj në SPAK lidhet me hetimet që po zhvillon Prokuroria e Posaçme ndaj dhëndrit të saj, Erion Veliaj dhe së bijës, Ajola Xoxa.
Rusia dhe Shtetet e Bashkuara takohen në Arabinë Saudite. Për evropianët po rritet presioni kohor për temën e Ukrainës. Por ende pritet një sinjal i fortë. Evropianët, pjesa evropiane e NATO-s, duhet të rrisin ritmin po të mos duan të mbeten plotësisht pas. Nuk ka kaluar as një javë që kur Donald Trumpi foli në telefon me Vladimir Putin. Ai më pas tha se negociatat për paqen në Ukrainë duhet të fillojnë shumë shpejt. Presidenti amerikan nuk ishte konsultuar më parë me aleatët e tij. Sot, vetëm pak ditë më vonë, në Arabinë Saudite kanë nisur bisedimet e para. Ministrat…
Biznesmeni Gentian Sula është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në zbatim të masës së detyrimit të paraqitjes së caktuar ndaj tij. Gentian Sula është një nga biznesmenët nën hetim në dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Shqipëria shumë shpejt pritet të dorëzohet para çmimeve ende të pranueshme të kafesë në bare, pasi importet e këtij produkti po bëhen gjithnjë e më të shtrenjta. Të dhënat zyrtare nga tregtia e jashtme tregojnë se në muajin janar 2025 një kilogram kafe është importuar 30 për qind më shtrenjtë se në janarin 2024. Në janarin e vitit të kaluar u importuan 486,619 kilogramë kafe me një vlerë totale 216 milionë lekë, ose 462 lekë për kilogram, ndërsa në janar 2025 u importuan 787,834 kilogramë kafe me një vlerë 471,6 milionë lekë ose 598 lekë për kilogram. Krahasimi i çmimeve…
Shmangni destinacionet e mbipopulluara dhe zbuloni disa nga vendet e qeta, por sensacionale të pushimeve për një arratisje të paharrueshme këtë vit, shkruan Daniel Stables në të përditshmen britanike “Independent”. “Ferri janë njerëzit e tjerë” – kështu shkruante Jean-Paul Sartre – figurë udhëheqëse në filozofinë dhe marksizmin francez të shekullit XX – i cili mund të kishte qenë më pak një mizantrop nëse do të kishte kaluar më pak kohë në Paris, kryeqytetin më të populluar të Evropës – dhe në vend të tij të shkonte drejt zonave më të qeta të vendit të tij; Camargue – rajoni bregdetar në…
Finalizohet operacioni policor i koduar “Flagranca”, për goditjen e një rasti të tentativës për të shitur armë zjarri. Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale, të DVP Tiranë, bazuar në infomacionet e siguruara nga inteligjenca informative, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fragranca”, si rezultat i të cilit u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit P. B., 26 vjeç dhe G. B.(S.), 37 vjeç, të dy banues në Tiranë. Në vendin e quajtur “Zogu i Zi”, është ndaluar automjeti tip “Honda” me drejtues shtetasin G. B. dhe pasagjer shtetasin P.…
Ditën e mërkurë, vendi ynë do të ketë kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme me mbizotërim të motit të kthjellët, por të ftohtë sidomos në vlerat minimale, në orët e para të ditës. Vranësirat do të jenë mesatare e lokalisht deri të dendura, përqëndruar në male deri në orët e mesditës, ndërsa më pas kemi shpërbërje të tyre. Era do të fryjë relativisht intensive me shpejtësi mesatare 2-10m/s, ndërsa përgjatë zonave luginore dhe vijës bregdetare, kryesisht në veri era do të arrijë shpejtësi 11-17m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-4ballë. Temperaturat parashikohen: në zonat malore -6 deri 4°C,…
Zgjedhja e Trump dhe vënia në pikëpyetje e strategjisë amerikane e shtyjnë Mbretërinë e Bashkuar drejt bashkëpunimit dhe forcimit të marrëdhënieve me BE-në në fushën e mbrojtjes. “Fatkeqësia” e liderëve evropianë që dëgjojnë zëvendëspresidentin e SHBA-së J.D. Vance në Konferencën e Mynihut, si dhe sinjalet e Uashingtonit për shkëputje nga korniza euro-atlantike, po e afrojnë BE-në me Mbretërinë e Bashkuar, pavarësisht ndërhyrjes së Brexit dhe një periudhe “epoke akullnajash” midis dy palëve, shkruajnë mediat ndërkombëtare. Chris Starmer konfirmoi gatishmërinë e vendit të tij për të dërguar trupa paqeruajtëse britanike në Ukrainë, në një kohë kur ministri britanik i Mbrojtjes foli…
DASHIMarrëdhënia juaj me partnerin do të thellohet edhe më shumë sot. Të nxitur nga Venusi ju do tregoheni me të kuptueshëm dhe me tolerante. Beqaret fale planetëve do jenë edhe me magnetike. Ne çdo vend qe do kaloni te gjithë do i kthejnë sytë nga ju. Do jeni joshës të parezistueshëm. Tek financat Saturni do ndikoje negativisht. Ruani sa më shumë ekuilibrin. DEMIRrethanat do bëjnë të mundur që lidhja juaj të përmirësohet sot. Megjithatë do këtë edhe shumë për të bërë ende. Tregohuni me tolerante dhe mos kërkoni nga partneri sakrifica. Beqaret do joshin pa pushim por as sot nuk…
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet në autostradën Tiranë-Durrës. Bashkangjitur videos së publikuar, Rama thotë se punimet po avancojmë, duke e vlerësuar si një projekt shumë të rëndësishëm. “MIRË MËNGJES dhe me pamjet nga autostrada Tiranë-Durrës, ku po avancojmë me punimet për finalizimin e këtij projekti të rëndësishëm, ju uroj një ditë të mbarë”, thotë Rama.