Gjyqtarja Ilirjana Olldashi, e cila do të shqyrtonte në Apel ankimimin e Ajola Xoxës është tërhequr nga gjykimi. Kërkesa e bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës do shqyrtohet nga gjyqtari Engert Pëllumbi. “Duke qenë se, gjyqtare Iliriana Olldashi ka paraqitur aktin ‘Raport për paaftësinë e përkohshme në punë’, çështja nr. 53, datë 12.02.2025 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesve A.X., Shoqëria Tregtare “*” sh.p.k., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 736, datë 20.12.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me kundërshtimin e vendimit për sekuestrimin e sendeve”, sipas disponimit nr. 01 Prot.,…
Author: tirana
Rozana Radi gjatë një bisede me Livian ka thënë një fjali që ka shkaktuar debat në rrjet. Ajo reagoi ndaj një akuze të bërë nga një banore tjetër, e cila e kishte quajtur atë homofobe. Në përpjekje për t’u mbrojtur, ajo u shpreh: “Si mund të më akuzojë ajo mua për homofobe, kur unë rri gjithë ditën me Gjestin?” Kjo fjali ka ngritur shumë pikëpyetje në rrjetet sociale, veçanërisht në Twitter, ku videoja e momentit është bërë virale. Shumë ndjekës kanë komentuar se, në mënyrë të tërthortë, Rozana ka lënë të kuptohet se ka dyshime mbi orientimin seksual të Gjestit.
Grupi joformal i studentëve “Kamo Sjutra” (“Kah nesër”) njoftoi të martën se do të ngrenë padi kundër Partisë Demokratike të Malit të Zi dhe zyrtarëve të saj në qeverinë malazeze për shpifje. Sipas këtij grupi, zyrtarët qeveritarë nga kjo parti kanë bërë “akuza të pavërteta për lidhjet e organizatorëve të protestës studentore me klane kriminale dhe me korrupsion”, duke rrezikuar, sipas tyre drejtpërdrejtë këtë grup. “Zyrtarët publikë, anëtarët e qeverisë apo aktorët politikë nuk kanë treguar përgjegjësi për fjalët e thëna publikisht dhe asnjëherë nuk kanë dhënë prova për pretendimet e tyre, edhe pse një gjë e tillë u është…
Ekziston një debat politik më së shumti në Shqipëri sa i takon institucionit më “aktiv” të drejtësisë që është SPAK. Teksa vitin e fundit kanë dominuar akuzat nga kampi opozitar, me arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj u iniciuan deklaratat “kritike” të mazhorancës, madje të vetë kryeministrit Edi Rama. Pikërisht për këtë “atmosferë” që është krijuar, dha komentin e tij gazetari Blendi Fevziu. Përmes një lidhjeje për Klan News, Fevziu theksoi se secila palë bëhet agresive në momentin që i bie mbi kurriz pesha. “Për Prokurorinë e Posaçme, e para njëherë ligjin e kanë përgatitur vetë të dyja palët me 140…
Deri më tani janë numëruar rreth 78 për qind të votave për kandidatë për deputetë dhe subjekte politike. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se që nga 9 shkurti, kur ka filluar vlerësimi i tyre, deri më tani këtij procesi iu janë nënshtruar rreth 28 mijë e 99 pako, prej të cilave janë aprovuar 26 mijë e 13, ndërsa 2 mijë mijë tjera janë refuzuar. Shkaku i refuzimit është se janë dërguar nga persona që janë anuluar gjatë regjistrimit si votues jashtë Kosovës dhe iu ka munguar dëftesa e regjistrimit apo janë dërguar më shumë se njëherë.
Durana Tech Park në Xhafzotaj (Durrës), i pari park teknologjik në Shqipëri, që synohet të pozicionohet si një qendër e fuqishme e zhvillimit ekonomik dhe inovativ, do të konkurrojë në rajon dhe globalisht, duke sjellë përparësi strategjike dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik për vendin. Në një konferencë për mediet, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja deklaroi sot se Parku Teknologjik Durana do të jetë një pol i rëndësishëm zhvillimi rajonal. Gonxhja theksoi se ky projekt pritet të sjellë investime të huaja, vlerë të shtuar dhe transferim të dijeve, duke ndihmuar startup-et të kthehen në biznese të qëndrueshme. Po…
Pak pasi SHBA dhe Rusia “bënë paqe” në Arabinë Saudite, lideri i Kievit, Volodymyr Zelensky ka reaguar ashpër kundër këtij takimi. Ai ka bërë thirrje që Ukraina dhe Evropa të përfshihen në çdo negociatë paqeje që amerikanët dhe rusët kanë planifikuar të zhvillojnë në vijim. Ai tha se bisedimet “nuk mund të zhvillohen pas shpinës sonë”. Në një postim në Telegram, Zelensky thotë se është me “rëndësi thelbësore që negociatat të përfshijnë aktorët kryesorë të prekur nga pasojat e agresionit rus”, që janë Ukrainë dhe Bashkimi Europian. “Ukraina, Evropa – në një kuptim të gjerë, që përfshin Bashkimin Evropian, Turqinë…
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku flet për situatën ekonomike në vend. Ajo ka akuzuar qeverinë se po drejton një ekonomi të komanduar që favorizon oligarkët dhe monopolistët, duke lënë jashtë loje sipërmarrësit e ndershëm dhe konkurrencën e lirë. Për të bizneset shqiptare po përballen me barrën e rëndë të taksave dhe burokracisë, ndërsa shteti ka krijuar një sistem të privilegjuar për një grusht njerëzish. Postimi i plotë: Pengesa më e madhe sot për të bërë biznes është shteti. Ngarkesa më e madhe vjen nga shteti, jo vetëm për faktin që burokracia dhe taksat e larta rëndojnë mbi sipërmarrësit, por edhe…
Një protestë u mbajt tek Ministria e Shëndetësisë, ku u kërkua drejtësi për Leo Sadikun, 12-vjeçarin i cili humbi jetën në spital. Motra tha se vëllai vdiq për shkak të mjekësisë shqiptare, për shkak sipas saj të disa mjekëve të papërgjegjshëm. Ajo akuzon autoritetet se nuk kanë marrë asnjë masë, ndërkohë thekson se “prej 42 ditësh familja ime është në zi dhe këta enden të lirë”. ”Si pasojë e disa mjekëve të papengueshëm vëllai im ndërro jetë, disa mjeke që nuk ditën të lexojnë analizat. Disa mjekë që enden nëpër spitale dhe vazhdojnë jetën të lirë, ndërkohë që vëllai im…
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj priti në një takim ambasadorin e Egjiptit në Tiranë, Hassan Shawky. Me këtë të fundit diskutoi mbi forcimin e bashkëpunimit në sektorin e bujqësisë. Ata biseduan për të çuar përpara bashkëpunimin dypalësh dhe për të krijuar mundësi të reja për fermerët dhe bizneset bujqësore. Denaj thotë se biseda u fokusua në rritjen e shkëmbimeve bujqësore. Kjo në shkëmbimin e eksperiencave në fushën e kërkimit teknologjik, për të aplikuar metoda inovative për bujqësinë e qëndrueshme.
”Prania e forcave ushtarake perëndimore në Ukrainë është një vijë e kuqe për Moskën”, kështu tha ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov në përfundim të takimit me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Marco Rubio në Arabinë Saudite. Afrimi i Ukrainës me Aleancën e Atlantikut të veriut është një nga gabimet më të mëdha të perëndimit. “Ne shpjeguam se vendosja e forcave të armatosura nga të njëjtat vende të NATO-s, por nën flamur të rremë, nën flamurin e Bashkimit Evropian apo nën flamujt kombëtarë, nuk ndryshon asgjë në këtë drejtim. Sigurisht që kjo është e papranueshme për ne. Ne u shpjeguam bashkëbiseduesve…
Zv/kryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës, Belinda Balluku sot ishte në një vizitë në Allkaj në Lushnje. Në një postim në Facebook, Balluku tregon se në këtë serë përgatiten fidanë për produkte të ndryshme bujqësore që tregtohen kudo. ”Në Allkaj të Lushnjes, ku përgatiten fidanë për produkte të ndryshme bujqësore që tregtohen kudo nëpër Shqipëri”.