Donald Trump dhe Vladimir Putin mund të takohen që në fillim të këtij muaji, megjithëse një takim ballë për ballë do të marrë kohë për t’u përgatitur, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, sipas agjencive ruse të lajmeve. Peskov tha se bisedimet SHBA-Rusi të mbajtura të martën në Riad, ishin një “hap i rëndësishëm” drejt arritjes së një zgjidhjeje për luftën. Por ai tha se marrëdhëniet midis dy superfuqive globale, së pari duhet të ringjalleshin përpara se të rivendoseshin. Dje, Trump tha gjithashtu se mund të takohet me Putinin këtë muaj dhe hodhi poshtë shqetësimin e Ukrainës, për të…
Author: tirana
Ndonëse nuk është më mes nesh, kontributi që ish-deputeti demokrat Gerti Bogdani ka dhënë për Shqipërinë dhe Kosovën vijon të jetë e gjallë dhe të vlerësohet nga të gjithë. Së fundmi ka qenë presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ajo e cila ka dekoruar të ndjerin Gerti Bogdani me Urdhrin “Dr. Ibrahim Rugova”, për kontributin e tij në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, si dhe avancimin e paqes dhe demokracisë në Kosovë dhe rajon! Ky dekorim nga presidentja Osmani u bë në kuadër të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe ndër emrat më të njohur që kanë…
Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë një deklarate për media, u shpreh se kompania amerikane e kontraktuar për të drejtuar fushatën e PD-së për zgjedhjet e 11 majit nuk ka asnjë rol në lobim. Sipas tij, ekipi i Chris LaCivitas është angazhuar ekskluzivisht për fushatën dhe nuk ka asnjë lidhje me çështjen e heqjes së non gratës nga SHBA. “Nuk ka kompania e kontraktuar për zgjedhje, nuk ka asnjë funksion dhe lidhje si kompani lobimi. Në vendin e vetë këto kompani, ose këto veprimtari, janë me kuadër të ndryshëm ligjor. Nëse shkoni të konferenca e parë, ua kam sqaruar se…
Chris LaCivita, një strateg republikan që ndihmoi në drejtimin e fushatës së Presidentit Trump, po këshillon një parti opozitare konservatore në Shqipëri, e udhëhequr nga një politikan që është përballur me akuza për korrupsion nga Departamenti i Shtetit dhe prokurorët vendas, shkruan New York Times në një artikull botuar mbrëmjen e djeshme online. Z. LaCivita, i cili u bë këshilltar i një organizate jofitimprurëse pro-Trump pas zgjedhjeve presidenciale të nëntorit në SHBA, është ndër disa këshilltarët e Trump që kanë ndjekur punë konsulence politike në mbarë botën për politikanë që e paraqesin veten si populistë ose kritikë të emigracionit në…
Finalizohet operacioni policor i koduar “Telefonata”, si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, për parandalimin e një ngjarje të mundshme kriminale, në familje. Në mesnatë, qëlloi me kallashnikov në ajër, në afërsi të banesës së tij, pasi u konfliktua me vëllanë, vihet në pranga 33-vjeçari. Menjëherë pas njoftimit nga disa shtetas, se familjari i tyre po qëllonte me armë zjarri në ajër, në afërsi të banesës, shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në adresën e dhënë, në fshatin Goriçan. Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme dhe i veprimeve profesionale të shërbimeve të Policisë,…
Një 45-vjeçar ka ndërruar jetën pasi e ka zënë korenti. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bubq në Krujë. 45-vjeçari ishte duke punuar në ndërtim në çatinë e një banesë, ndërsa ka rënë në linjën e rrjetit elektrik. Ndërkohë grupi hetimor po punon për shkaqet e rrethanave të ngjarjes së rëndë.
Dy vëllezër, efektivë policie, akuzohen se janë përfshirë në një konflikt të dhunshëm duke rrahur një qytetar në Burrel. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore raporton se ka ndaluar njërin prej tyre, efektivin Avni Uka, me detyrë Patrullë e Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Dibër, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”. Ndërkohë, vëllai tjetër, efektivi Sulltan Uka, me detyrë në Komisariatin e Policisë Mat, është proceduar në gjendje të lirë për veprat penale “Prishje e qetësisë publike” dhe “Vetëgjyqësia”. “Nga veprimet e para hetimore të kryera nga AMP, janë krijuar dyshimet e arsyeshme të bazuar në prova e fakte, se…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku një punonjës i Policisë së Burgjeve dyshohet se i ka dhënë fund jetës me armë zjarri. Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, në rrugën “Shefqet Musarai”, ku shtetasi Genci Aliaj, 48 vjeç, është gjetur i pajetë në banesën e tij. Dyshohet se punonjësi i burgut 313 është vetëvrarë me një armë zjarri tip pistoletë. Grupet hetimore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike. Njoftimi i policisë: Tiranë/ Rreth orës 11:00, në rrugën “Shefqet Musarai”, dyshohet se është vetëvrarë…
Gjatë vitit 2024, Prokuroria e Posaçme ka kryer hetime ndaj 629 personave. Prej tyre, vetëm 236 persona ose 37.5% janë hetuar nën masën e sigurimit “arrest me burg”, i parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale. 246 persona ose 39.1% janë hetuar në gjendje të lirë. 147 persona ose 23.4 % të hetuar me masa të tjera sigurimi. Raporti i të paraburgosurve: Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, numri total i personave në paraburgim është 2791 për vitin 2024. Nga totali prej 2791, numri i personave në paraburgim të hetuar nga SPAK është 270 persona ose 9.7%
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier – Berat) ka arrestuar në flagrancë një punonjësin e policie, të identifikuar si Vladimir Dushku, me detyrë Specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”. AMP njofton e arrestimi i tij u krye pasi rreth orës 17:30 të datës14.02.2025, duke drejtuar automjetin e tij është përfshirë në aksident automobilistik me një automjet tjetër, duke i shkaktuar dëme materiale. Nga verifikimi me testin matës të alkoolit ai ka rezultuar pozitiv në masën 0.60 mg/l.
Lokalizohet dhe arrestohet në Tepelenë, një 27-vjeçar i shpallur në kërkim dje nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Blic 34”. Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të inteligjencës policore, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim dje, për llogari të DVP Tiranë, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin Operacional të DVP Gjirokastër dhe me Komisariatin e Policisë Tepelenë, ndaloi në Tepelenë, shtetasin G. G., 27 vjeç. 27-vjeçari është me masë sigurie “Arrest në burg”, nga Gjykata e Tiranës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”,…
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka konfirmuar se ka pranuar kërkesë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës që të detyrojë kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin të paraqitet si dëshmitar. “Konfirmojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka pranuar kërkesën në fjalë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, e njëjta është duke u shqyrtuar nga gjykata“, thuhet në përgjigjen e Gjykatës. Ndërkaq, Prokuroria Speciale ende nuk është përgjigjur nëse ka dërguar një kërkesë të tillë në Gjykatën Themelore.