Ish-shoku i Gjestit, producenti muzikor Alberati, vijon të tregojë ngjarje nga jeta e Gjestit. Motra e këngëtarit, Blerina, ka bërë një video në TikTok duke iu përgjigjur këtyre akuzave. Ajo thotë se po flet kot dhe se fama është e mirë, por kur nuk ta dhuron Zoti s’e çfarë bën. “Asgjë nuk o tu ia dridh brenda aty, çka ka me ua dridh disave kur del fama është shumë e mirë por kur nuk të jep Zoti s’mundesh me mar kështu që sa më qetë aq më mirë, jo me zor duke folur se po të shkojnë fjalët poshtë”, u…
Author: tirana
Sali Berisha foli sërish ditën e sotme për shkrirjen e SPAK nëse do të fitojë zgjedhjet e 11 majit. Ai tha se nëse fiton pas 11 majit, nuk do të ketë më Prokurori të Posaçme. “Qëndrimi i PD është shteti ligjor, shteti ligjor dhe mbi të gjitha, shteti ligjor. Për PD shteti ligjor është kushti i të gjitha kushteve për të bërë Shqipërinë të madhe përsëri. Është kushti i të gjitha kushteve për realizimin me sukses të të gjithë programit të saj. Në këtë kontekst unë besoj fort tek shqiptarët, se një prokurori që arreston 3 liderët politikë, të tre…
Ka përfunduar sot afati për dorëzimin e kandidaturave për garën e Primareve në Partinë Demokratike. Komisioni i Zgjedhjeve në PD është mbledhur për të shqyrtuar kandidaturat sa i takon aspektit formal të dokumentacionit. Brenda kësaj jave pritet që të mblidhet Kryesia për të miratuar listën e kandidaturave për primare. Burime bëjnë me dije se rreth 300 anëtarë te PD kanë depozituar kërkesën për t’u bërë pjese e garës së primareve. Të gjithë aplikantët do kalojnë me pate ne filtrin e komisionit të zgjedhjeve dhe me pas do jetë kryesia që do miratoje listën finale.
Kreu i PD Sali Berisha ka sulmuar sërish kryeministrin Edi Rama, duke e akuzuar për manipulim politik dhe censurë ndaj opozitës. Duke iu referuar deklaratave të zv/presidentit amerikan JD Vance në Mynih, Berisha tha se Rama po përdor arrestime dhe censurë për të qëndruar në pushtet. “Këtë e tha JD Vance në Mynih: ju nuk mund të fitoni një mandat demokratik, mund ta rrëmbeni duke censuruar kundërshtarët apo duke i burgosur ata, qoftë edhe liderin e opozitës,” deklaroi Berisha. Ai aludoi për një “foto të munguar” dhe përpjekjet për ta realizuar atë, duke theksuar se për këtë janë “mobilizuar aviona…
Një ngjarje e rëndë tronditi Shkodrën këtë të martë ku një 34-vjeçar, i identifikuar si Kolë Manaj ka qëlluar me armë zjarri partneren e tij Anila Prendushi, dhe më pas ka vrarë veten. 44-vjeçarja ka mbetur e plagosur rëndë dhe ndodhet në spital në luftë për jetën.Ajo ishte e divorcuar prej 6 vitesh nga bashkëshorti më të cilin kishte 3 fëmijë, ndërsa prej 5 vitesh bashkëjetonte me Manajn. Ende nuk dihen arsyet e kësaj ngjarjeje të rëndë, por në rrjetet sociale çifti dukej i lumtur.Ata kishin postuar disa foto të tyre në Tiktok, me vargjet “Nëse e do fort mos…
Dy automjete janë përfshirë në një aksident rrugor në qytetin e Laçit. Policia thotë se dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën dhe për pasojë njëri prej shoferëve ka mbetur i lënduar. Ai është transportuar drejt Spitalit të Traumës, për ndihmë mjekësore të specializuar. Grupi hetimor pritet të sqarojë rrethanat e ngjarjes.
Rusia nisi një sulm të madh me dronë në Ukrainë gjatë natës së të martës, pak para se përfaqësuesit e Moskës të hapnin bisedimet me një delegacion amerikan në Arabinë Saudite për t’i dhënë fund luftës trevjeçare. Forcat ajrore të Ukrainës thanë se Rusia lëshoi 176 dronë, duke iu afruar rekordit me 188 drone të lëshuar në nëntor, të nisur nga gjashtë drejtime të ndryshme. Forca Ajrore njoftoi në “Telegram” se rrëzoi 103 drone. Ata ranë në rajonet Kirovohrad, Kharkiv, Kiev dhe Cherkasy, tha forcat ajrore. Pala amerikane përbëhet nga Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, Këshilltari për Siguri Kombëtare,…
Zhvillohet konferenca kombëtare për arsimin e lartë. Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij tha se është pesë fishuar buxheti për kërkimin shkencor.Kreu i qeverisë bëri një retrospektivë ku tha “Vinim nga një fazë barbarie në arsimin e lartë. Duket sikur ka qenë 100 vjet më parë, por ka qenë vetëm 10 vite më parë. Ishin biznese”. “Do duhet një punë e përbashkët po kaq intensive dhe e fokusuar për të bërë adresimet e duhura për arsimin e lartë. Tashmë kemi pesë fishuar buxhetin për kërkimin shkencor dhe universitetet tona janë në aleancën evropiane të universiteteve. Në samitin e bërë…
Policia e Shtetit ka zhvilluar një konferencë për shtyp lidhur me aksionin e zhvilluar kundër lëndëve narkotike. “Si rezultat i punës u finalizua operacioni “Blic 34” dhe u ekzekutuan masat e sigurisë. Hetimet kanë zgjatur prej fillimit të vitit 2025 dhe është dokumentuar shpërndarja e lëndëve narkotike”, tha drejtori i policisë Tiranë Elton Alushi. Aksioni është zhvilluar në disa zona në Tiranë dhe janë arrestuar 27 shpërndarës drogë. Shtetasit e arrestuar, shpërndanin lëndë narkotike edhe pranë ambienteve të shkollave. Gjithashtu janë sekuestruar 12 kilogramë kanabis, 150 doza heroinë, 500 doza ekstazi. Gjithashtu janë sekuestruar, 8 armë zjarri, 6 armë gjahu…
Detaje të reja mësohen nga nga ngjarja e rëndë e ndodhur pak minuta më parë në lagjen Mark Lula në Shkodër. Mësohet se brenda në automjetin ku u gjetën trupat, është gjetur edhe arma e krimit. Fillimisht dyshohet si krim pasioni, pasi dyshohet se djali ka qëlluar fillimisht të dashurën dhe më pas veten. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po sekuestron kamerat e sigurisë pranë vendngjarjes.
Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi, në konferencë me gazetarët tregoi afatet për regjistirmin e partive politike dhe koalicioneve për zgjedhjet e 11 majit. “Një parti politike, që do të regjistrohet si subjekte zgjedhor, duhet ta paraqesë këtë kërkesë jo më vonë se 75 ditë nga data e zgjedhjeve, Kërkesa për regjistrimin e koalicioneve duhet të depozitohen në KQZ kjo më vonë se 70 ditë para datës së zgjedhjeve. Deri më 25 shkurt është data kur përfundon afati për depozitimin kërkesave të partive për tu regjistruar si subjekt zgjedhor dhe i komiteteve nismëtare. Data e fundit për kërkesat. Më 7 mars,…
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Shkodër. Nga informacionet paraprake dyshohet për dy të vrarë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.