Katër ndihmës të kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut Eric Adams planifikojnë të japin dorëheqjen në ditët në vazhdim, një tërheqje e mbështetjes për kryebashkiakun pasi Departamenti i Drejtësisë kërkoi rrëzimin e akuzave penale kundër zotit Adams, raportuan mediat lokale të hënën. Përpjekja për të pushuar akuzat kundër zotit Adams kanë nxitur një sërë dorëheqjesh në Departamentin e Drejtësisë nga zyrtarë të cilët refuzuan të zbatonin vendimin për rrëzimin e akuzave, të cilat ishin konfirmuar më herët në një aktakauzë të jurisë së madhe. Agjencia Reuters nuk mundi të konfirmonte raportimet e televizionit WNBC dhe gazetës “New York Times” se…
Author: tirana
Mëngjesin e kësaj të marte forcat RENEA kanë zbarkuar në Shkodër. Aksioni është zhvilluar në lagjen Dobraç, zona e njohur si lagja e fisit Bajri. Kontrollet u kryen pas ngjarjes së rëndë të ndodhur muaj më parë në këtë lagje ku humbën jetën 4 persona në atë që u quajt ‘masakra e Dobraçit’. Ende nuk dihet nëse ka të arrestuar por aksioni është zhvilluar në orët e para të mëngjesit. Çështja ne fjalë i ka kaluar SPAK për hetime të mëtjeshme
Këtë të martë reshjet e shiut do të jenë të dobëta, kryesisht në formë pikash në qendër të vendit. Ditën e mërkurë, të enjte dhe të premte do të mbizotërojë mot i kthjellët, por temperaturat do të pësojnë rënie, kryesisht në vlerat minimale. Vranësirat do të jenë të pakta kalimtare përgjatë maleve.
Dashi Jeni të pozicionuar mirë për të qenë te suksesshëm. Përqafoni shpirtin tuaj të mrekullueshëm aventuresk dhe vëreni në punë për atë që ndjeni pasion. Do të befasoheni këndshëm nga rezultatet. Demi Një aleat i juaj është në një situatë të vështirë. Pavarësisht nëse ky person ka kërkuar ndihmën tuaj drejtpërdrejt apo jo, është e rëndësishme që të ofroni një dorë mbështetëse. Inkurajoni miqtë tuaj në kohën e tyre të nevojës. Binjaket Shefi nën të cilin punoni nuk duket se po i merr parasysh të gjitha perspektivat. Ky këndvështrim dritëshkurtër i situatës po shkakton vështirësi të mëdha për ju dhe…
Ish-banori i ”Big Brother Albania Vip 4”, këngëtari Joz Marku ka uruar Kosovën për 17 vjetorin e Pavarësisë. Ai ka bërë një dedikim të ndjerë duke shtuar që Shqipëria feston bashkë me ta, për një komb që nuk u gjunjëzua kurrë. Mes tjerash, shton ”lavdi për të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë që e gëzojmë sot”.
Në kulmin e debateve në Kuvend, Sali Berisha duket se ka gjetur kohë të merret edhe me rrjetet sociale. Objektivi i LSA e ka “kapur mat” kryetarin demokrat me iPad në dorë, teksa përgatit një postim të radhës në rrjetin social Facebook. Në fokusin e postimit të Berishës është kryeministri Edi Rama, për të cilin me ironi shkruan në videon e postuar: “Qenka zgju mirë kryetari sot”.
Nën mbikqyrjen e presidentit Emmanuel Macron, Franca ishte vendi organizator e pritës i samitit informal mbi sigurinë evropiane dhe luftën në Ukrainë, që u zhvillohet në Paris, pasditen e kësaj të hëne. Ky takim mblodhi në Elysée 11 liderë evropianë, mes tyre kryeministrin britanik Keir Starmer, kancelarin gjerman Olaf Scholz, kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Kryeministri polak, Donald Tusk, mbërriti me vonesë, ndërsa e fundit që iu bashkua samitit ishte kryeministrja italiane Giorgia Meloni. Ukraina kërkon që Evropa të caktojë sa më shpejt një përfaqësues për negociatat e mundshme të paqes me SHBA-në…
Këtë të hënë Kuvendi shkarkoi Këshillin drejtues të RTSH-së. Në një seancë ku deputetët miratuan me votim të fshehtë shkarkimin e të 11 anëtarëve edhe me konsensusin e dy partive të mëdha politike. Ende nuk janë caktuar edhe anëtarët e rinj të këtij këshilli, por emër për emër Kuvendi me votë shumicë të cilësuar janë shkarkuar. Votimi në Kuvend: Gëzim Podgorica-89 vota pro, 5 abstenime, 4 kundër Genc Përmeti-91 vota pro, 0 abstenime, 4 kundër Leka Bungo-95 pro, 5 abstenime, 3 kundër Albert Minga-88 vota pro, 6 abstenime, 6 kundër Ardita Reçi-92 vota pro, 3 abstenime, 3 kundër Dionis Papadhimitri-92…
Daut Laze vijon të jetë personi më i kërkuar nga policia. Ai u arratis në mënyrë spektakolare nga ambientet e burgut të Shënkollit në Lezhë, aty ku janë zhvendosur të dënuarit me probleme të shëndetit mendor. Prej dy javësh, 49-vjeçari i cilësuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore nuk është gjendur ende. Daut Laze është larguar i qetë dhe i vetëm nga qelia, rreth orës 03:44 minuta të datës 4 shkurt. Nga kqyrja e kamerave të sigurisë së burgut, është vërejtur se 49-vjeçari ka hasur vështirësi vetëm në momentin që ka kapërcyer murin rrethues të institucionit. E gjithë arratisja, sipas burimeve,…
108 vota pro për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Nga ana tjetër, PD dhe PS kanë rënë dakord që të shtyjnë votimin për Avokatin e Popullit. Berisha kërkoi që të votohej Besim Ndregjoni, gjë për të cilën PS nuk ishte kundër asnjë emri, por tha se duhet të ketë një konsultim.
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka denoncuar gjendjen e rënduar të industrisë prodhuese dhe bujqësisë në Shqipëri. Kjo duke i cilësuar si sektorë në prag të falimentimit për shkak të politikave të dështuara ekonomike të qeverisë. Tabaku theksoi se bujqësia ka pësuar rënie për gjashtë tremujorë radhazi, ndërsa industria prodhuese po përballet me vështirësi ekstreme për shkak të zhvlerësimit të euros dhe ngarkesës fiskale. ”100 mijë punonjës të industrisë fason janë në rrezik, ndërmarrjet po mbyllin dyert, eksportet janë në rënie të lirë”,-tha Tabaku. Sipas deputetes demokrate, qeveria socialiste ka pasur 12 vite në dispozicion për të ndryshuar situatën ekonomike.…
Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një fotografi historike nga viti 1998. Aty shfaqet Albin Kurti, në një moment të rëndësishëm të angazhimit të tij gjatë luftës për çlirimin e vendit. Kurti shihet teksa futet në një veturë, ndërsa përreth tij ndodhen disa ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Pjesë e kësaj skene është edhe veprimtari i njohur Adem Demaçi, figurë qendrore e rezistencës kombëtare dhe drejtues i zyrës së UÇK-së në Prishtinë. Kurti punonte në këtë zyrë dhe kishte një rol të rëndësishëm në komunikimin dhe organizimin politik të rezistencës. Demaçi ishte një nga mbështetësit kryesorë të UÇK-së dhe një…