Author: tirana

Ish-ministri i PS-së Ilir Beqaj është i pandehur nga SPAK edhe për 5 akuza të tjera. Kjo për dosjen “SASPAC”, agjencia që drejtoi Beqaj pasi la Ministrinë e Shëndetësisë. Sipas SPAK, gjatë drejtimit të agjencisë që koordinonte fondet e BE-së, ai ka bërë korrupsion. Ai ka shkelur barazinë në tendera, ka mashtruar, ka falsifikuar dokumente dhe ka fshehur pasurinë. Për të njëjtën çështje, SPAK vuri nën akuzë edhe Ermal Kurtulajn, Mira Topçiun, Bledar Lekën, Gazment Haxhinë dhe Elton Marinin. Nga kontrollet e ushtruara për hetim në banesa dhe zyra shoqërish tregtare u sekuestruan edhe 47 mijë euro dhe700 mijë lekë.…

Read More

Pavarësisht retorikës akuzuese, nuk lanë pas dore rendin e ditës, me ndryshimet në Kodin Zgjedhor për të lehtësuar procedurat e votimit të emigrantëve. Nëse demokratët pretendojnë fitoren nga disapora, maxhoranca ka oreks për më shumë. ”Diaspora na jep 84 mandate për të reformuar vendit pa pasur nevojë të diskutojmë me ju”, u shpreh Balla. Brenda pak orësh, interesi për të dëgjuar kolegët ra dhe salla qëndroi në pjesën më të madhe të kohës më shumë bosh sesa plotë.

Read More

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj edhe pse në izolim, ka uruar 17 vjetorin shpalljes së Pavarësisë të Kosovës me një mesazh në rrjete sociale. ”Urime 17 vjetorin e Pavarësisë Kosovë! Një ditë krenarie për sakrificat e së shkuarës dhe ditët më të ndritura që Kosova i ka përpara. Përqafime vëllazërore dhe urime të përzemërta për këtë ditë historike”, shkruan ai në Facebook.

Read More

Ish-deputeti Lefter Maliqi bën deklarata të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe situatës politike në vend. Për të Rama duhet të japë llogari për “të gjitha të këqijat që ka bërë”, duke përmendur edhe ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj. Ish-deputeti akuzoi Prokurorinë e Tiranës se prej 4 muajsh po përpiqet ta penalizojë për deklaratat e tij. Ai ka paralajmëruar Ervin Salianjin për ushqimin në burg, duke e zgjeruar këtë paralajmërim edhe për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. “Politikanët që ka futur Rama në burg duhet të ruhen nga ushqimet. Në burgje janë futur edhe pistoleta”,-u shpreh Maliqi, duke ngritur shqetësime…

Read More

Sali Berisha nuk liron foltoren, dhe bllokon kështu punimet në Kuvend, edhe kishte mbaruar minutat e fjalimit të tij. Me ironi Spiropali i tha se po i kujton Agron Shehajn, ndërsa seancën e ndërpreu për 5 minuta. ”Po më kujtoni zotin Shehaj, nuk është kujtim i bukur. Uluni në vend”,-tha Spiropali. Nga ana tjetër, Berisha ka dalë LIVE në Facebook, ku po lëshon akuza ndaj qeverisë dhe PS-së.

Read More

Debatet në ”Big Brother Albania Vip 4” nuk kanë të sosur. Valbona shprehu pakënaqësinë e saj për komentet e Gertës, që për të kanë cenuar moralin e saj. ”O Roza po luan me moralin tim. Ti ma ke thënë një gjë dhe pastaj menjëherë e ke thënë për ‘trekëndëshin’ G Ban, Laert, ti”,-tha Valbona. Në mbrojtje të saj, Rozana sqaroi se nuk e kishte përmendur atë në atë kontekst. ”S’e kam thënë për atë punë. Ta tha Ledioni ‘treshe’ dhe ju iu hodhët ”trekëndësh””,-tha Rozana. Valbona këmbënguli se kishte qenë fjala për trekëndëshin dhe se ndiente se ishte keqinterpretuar. ”Kam…

Read More

Monumenti që simbolizon shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, ”Newborn”, edhe këtë vit ka marrë një pamje të re. Koncepti për 2025 pasqyron zhvillimin e Inteligjencës Artificiale (IA), një fenomen që po bëhet gjithnjë e më i pranishëm në jetën tonë. Pamje nga ”Newborn” i ka ndarë edhe kryeministri Edi Rama. ”Një herë në vit, tamam në këtë ditë, ua heq me kënaqësi kapelen autorëve të këtyre gërmave monumentale”,-shkruan Rama.

Read More

Sot policia kishte preferuar që të kishte një numër të kufizuar oficerësh për mbarëvajtjen e tubimit, të cilën Berisha e quan thjesht një konferencë për mediat. Ai qëndroi pak minuta brenda godinës së SPAK dhe në dalje lexoi mesazhin që i kishte lënë Altin Dumanit. “Kreut të kësaj organizate kriminale, Altin Dumani, që zbaton politikën e Shqipërisë pa opozitës të monstrës Xhorxh Soros dhe kukullës së tij në Tiranë. Por kjo politikë dështoi në SHBA dhe të njëjtin fat do ketë në Shqipëri. Firmosur, Sali Berisha”, tha Berisha. Berisha pohoi se në radhët e prokurorëve të posaçëm ka persona të…

Read More

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në hyrje të Gjirokastrës. Aksidenti ndodhi pranë kthesës së Viroit dhe si pasojë humbën jetën dy persona. Po ashtu bëhet me dije se në aksident është përfshirë një kamion i ushtrisë, i cili është përplasur me një furgon. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj. Njoftimi i Policisë: Rreth orës 14:00, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kthesa e Viroit”, automjeti tip “Volkswagen Cady” me drejtues shtetasin P. K., 58 vjeç, banues në Gjirokastër është përplasur me automjetin…

Read More

Ikona e teatrit dhe kinematografisë shqiptare, Robert Ndrenika ka shprehur hapur mbështetjen e tij për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Në një deklaratë publike, Ndrenika, i cili mban titujt “Artist i Popullit” dhe “Nderi i Kombit”, vlerësoi transformimin që ka pësuar kryeqyteti gjatë drejtimit të Veliajt. “Në 83 vjetët e jetës sime si banor i kryeqytetit di t’ju them se Tirana kurrë nuk ka qenë më mirë se sa në periudhën e kryebashkiakut Erion Veliaj”, shkruan Ndrenika.

Read More

Dashi Jeta po rikthehet në ritme të shpejta, Dash! Një valë e re energjie po vjen në jetën tuaj. Në muajt në vazhdim, mund të përjetoni më shumë rritje në miqësi dhe një ritëm më të shpejtë në përditshmëri. Gjithashtu, fati do të jetë në anën tuaj kur bëhet fjalë për idetë dhe komunikimin. Do të ishte një kohë e shkëlqyer për të udhëtuar, mësuar, shkruar ose për të eksploruar mundësi të reja. Demi Prosperiteti është përsëri në tryezë për ju, Demi! Në muajt e ardhshëm, ka gjasa të shihni rritje në të ardhurat tuaja. Mendoni për mënyra se si…

Read More

Lulzim Basha ka reaguar pas protestës së radhës para SPAK të Sali Berishës. Basha ironizon duke thënë se protestat para Prokurorisë së Posaçme janë bërë si radha e qumshtit, ku një ditë Rama bën protestë, një ditë Berisha. Ai më tej u sugjeron që t’ia heqin merakun njëri-tjetrit dhe t’i bëjnë protestat bashkë, pasi kështu kursejnë dhe energji. ”Janë bërë protestat para SPAK-ut si radha e qumshtit, një ditë njeri, një ditë tjetri. Hiqjani merakun njëri-tjetrit, kursejini energji, bëjini protestat bashkë. Shqipëria meriton drejtësi, dhe do të ketë drejtësi”, shprehet Basha në reagimin e tij.

Read More