Author: tirana

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një konferencë për shtyp ka sqaruar deklaratën dhënë para demokrateve të mbledhur sot para SPAK, se do të zhbënte Prokurorinë e Posaçme. Ai ka deklaruar se do të luftojë e zero tolerancë ndaj korrupsionit. Osman Stafa: A do e zhbëni SPAK-un dhe a do t’ju kthehen këto deklarata në bumerang duke qenë se shqiptarët sipas sondazheve janë në mbështetje të SPAK? Berisha: Ato janë anketime të bëra të gjitha nën diktat dhe për manipulim dhe nuk kanë asnjë vlerë.Por unë të garantoj se Sali Berisha nuk ka ndërmend asgjë tjetër vetëm luftën me…

Read More

Prokuroria e Posaçme ka firmosur autorizimin për të lejuar familjarët të vizitojnë kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj në qelitë e paraburgimit të Durrës. Veliaj u arrestua të hënën e kaluar, ndërsa të mërkurën Gjykata e Posaçme konfirmoi për kryebashkiakun masën e sigurisë Arrest me burg. Të enjten u krye transferimi i tij nga blloku i sigurisë te Minëe Peza në paraburgimin e Durrësit.

Read More

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur përmes një postimi ironik deklaratave të sotme të kryedemokratit Sali Berisha për mbylljen e SPAK si institucion pas 11 majit. Përmes një videoje ku shfaq një buf të gjeneruar nga inteligjenca artificiale i cili shoqërohet nga shkrimi “Do ta shkrij SPAK-un”, Rama ka portretizuar liderin e PD, të cilit i është referuar jo pak herë si “bufi i kënetës”. Më tej Rama shkroi në të njëjtin postim në Instagram “noc rrokun”, duke lënë të nënkuptohet se diçka e tillë nuk do të ndodhë.

Read More

Presidenti amerikan Donald Trump është kritikuar ashpër pas një postimi në mediat sociale, ku i bën jehonë deklaratës së Napoleon Bonapartes se “ai që shpëton vendin e tij nuk duhet të shkelë asnjë ligj”. Kjo frazë i atribuohet udhëheqësit ushtarak francez, i cili krijoi Kodin Napoleonik të së drejtës civile në 1804 përpara se të shpallej perandor. Postimi erdhi në fund të një jave tjetër të trazuar në fillim të presidencës së dytë të Trump, gjatë së cilës kolegët vunë në dyshim legjitimitetin e gjyqtarëve që merrnin një sërë vendimesh. Sfidimi i tij ndaj disa prej atyre urdhrave , duke…

Read More

SPAK ka mbyllur hetimet për dosjen e SASPAC dhe ka dërguar për gjykim ish-ministrin, Ilir Beqaj, si edhe 5 të pandehurit e tjerë. Ilir Beqaj-deshmia-pranga-duar-Kuvendi-seanca-raporti-hetimi-ministri-makina-shoqerimi-burgu-hekura-xhupi (6) Prokuroria e Posaçme ka ngritur 5 akuza, korrupsion pasiv i zyrtarëve, mashtrim, falsifikim, shkelje e barazisë në tendera dhe fshehje e pasurisë për Ilir Beqajn dhe të pandehurit, Ermal Kurtulaj, Bledar Leka, Gazmend Haxhia dhe Mira Topçiu. Masat e sigurisë ndaj tyre Arrest në burg: Ilir Beqaj – Drejtori i SASPAC Ermal Kurtulaj – Koordinator i projektit EUSAIR Arrest në shtëpi: Gazmend Haxhia – Pronari i ‘Landways International’ Detyrim paraqitje: Bledar Leka Bjona Zijaj…

Read More

Të paktën nëntë persona kanë vdekur gjatë fundjavës, pasi shirat e rrëmbyeshëm përmbytën pjesë të SHBA-së juglindore. Guvernatori i Kentucky, Andy Beshear, tha se tetë persona kishin vdekur në shtetin e tij dhe theksoi në një konferencë shtypi të dielën se ky numër mund të rritet, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi. Qindra njerëz të bllokuar në ujërat e përmbytjeve, shumë të ngecur në makinat e tyre, u shpëtuan dhe Beshear paralajmëroi banorët që “të qëndrojnë larg rrugëve tani”.

Read More

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, pyeti opozitës se përse nuk kanë komentuar raportin e DASH për “Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit”. “Pse jeni sot si pula të lagura, se nuk lini raport të DASH pa përmendur. Si ka mundësi që këtë raport për pastrimin e parave nuk dëgjova ta përmendni. Nuk ju dëgjova të flisni për dhëndrin e një ish-kryeministri që kishte fituar 5 milionë euro”, tha Balla. Në raportin e Transparency International për vitin që lamë pas, Shqipëria rezulton me një rritje prej 5 pikësh, krahasuar me 2023-shin. Në renditjen e Indeksit të Perceptimit të…

Read More

Flamur Noka: Si mundet të quash normale që zonja e kryebashkiakut të ketë 867 mijë euro vetëm blerje online, pa llogaritur blerjet nëpër dyqane që nuk janë regjistruar. A e dini ju se, vetëm Imelda Markos gruaja e ish-presidentit të Filipineve në 1986 kur u arratis për Hauai, kishte lënë pas një pasuri të tillë, si kjo Imelda Markosi e Tiranës. A e dini ju se në Filipine ngrit një muze korrupsioni, që tu japë shembull njerëzve që të mos vjedhin më, të mos guxojnë. Si mund të ketë qenë ministrie kjo që mbron hajdutërinë. 867 mijë euro të brendshme…

Read More

Pas paraqitjes në SPAK për zbatimin e masës së sigurisë detyrim paraqitje, deputetja e PL-së Monika Kryemadhi ka folur për mediat. Kryemadhi, duke folur për çështjet e saj me drejtësinë tha se do të ndjekë të gjitha procedurat ligjore, ndërsa shtoi se po merr zanatin e avokatit. “Kam edhe një tjetër, rekursin për sekuestrim e shtëpisë. Do fillojmë të marrim zanatin e avokatit, me qetësi dhe durim. Lidhur me çështjet hetimore, do të ndjekim të gjithë procedurën. Kam bërë kërkesën për tu njohur me fashikujt, nuk më është kthyer përgjigje, i gjithë komunikimi është zyrtar dhe shkresor. Përsa u përket…

Read More

Dashnor Sula: Ja ku kanë shkuar paratë e shqiptarëve. Bëjnë shpenzime që ‘e kanë nga aktivitete e tyre, por nga aktiviteti publik i bashkëshortëve. Unë e di që shumë zonja nga mazhoranca mund ta veshin një fustan të tillë që kushton 45 mijë lekë të vjetra dhe s’e kanë për turp. Por, ka zonjë që konkurrojnë me koleget që të kenë vlera sa më të larta. Këto gratë e këtyre, e duan 2000-3000 euro dhe shumë e shumë çmime të tjera të larta. SPAK-ut i kërkoj që të mos merret vetëm me fustanet e bashkëshortes së Veliajt, por edhe me…

Read More

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj ka reaguar për herë të parë për akuzat e ngritur ndaj saj se ka shpenzuar rreth 800 mijë euro në rroba të shtrenjta, veshje dhe xhanta. Në reagimin e saj, Ajola Xoxa thekson se në 10 vite ka shpenzuar rreth 75 mijë euro, duke e quajtur si absurde shifrën që është nxjerrë në publik nga prokuroria. “Totali i blerjeve të mija online që përfshijnë veshje, produkte kozmetike dhe parafarmaceutike, aksesorë, etj. (duke mos përfshirë libra, tarifa dixhitale, abonime), është për 10 vite: 75’025 Euro në total (1.1.2015 – 1.1.2025).E kam të qartë që…

Read More

Para së gjithash, luleshtrydhet përmbajnë më shumë vitaminë C se shumica e agrumeve. Një filxhan luleshtrydhe përmban 85 miligramë vitaminë C. Kjo është mbi 140 për qind e vlerës ditore të vitaminës C dhe më shumë se sa merrni nga një portokall i vetëm. Vitamina C është një lëndë ushqyese antioksiduese që mbron qelizat nga dëmtimi i radikaleve të lira. Gjithashtu ndihmon trupin të absorbojë hekurin dhe të prodhojë kolagjen.

Read More