Xhamia Ballijes në Elbasan është një arritje e jashtëzakonshme për arkitekturën shqiptare dhe një përfaqësuese dinjitoze e fushës së arkitekturës fetare në Shqipëri. Përzgjedhja e saj si një nga 5 objektet më të bukura të kultit në botë dhe arritja në finalen e çmimit prestigjioz “Ndërtesa e Vitit 2025” nga ArchDaily është një moment krenarie dhe një njohje ndërkombëtare për qytetin e Elbasanit dhe për arkitekturën shqiptare në përgjithësi. Xhamia Ballijes shquhet për një dizajn inovativ që kombinon mjeshtërisht traditën islame me elemente moderne, duke krijuar një hapësirë unike dhe frymëzuese për besimtarët dhe vizitorët. Arkitektura e saj përfaqëson një…
Author: tirana
Gjatë vitit 2024 thuajse një ndër tre trena të distancave të gjata në Gjermani nuk kishte arritur në kohë në destinacion. Problem përbën edhe anulimi i trenave. Kompania hekurudhore gjermane Deutsche Bahn njoftoi se gjatë muajit janar trenat kishin qenë më të përpiktë. Megjithatë të dhënat e Ministrisë së Transportit tregojnë se anulimet e trenave nga kompania hekurudhore Deutsche Bahn (DB) në pesë vitet e fundit janë katërfishuar. Nga viti 2019 në vitin 2024, përqindja e anulimit të udhëtimeve të trenave të linjave të largëta u rrit nga 1% në 4%, ndërsa në trenat rajonalë përqindja e anulimit të udhëtimeve…
Studimi i Harvardit ka zgjatur 75 vite vetëm për të zbuluar se çfarë na bën ne të lumtur. Studimi ka monitoruar jetët e dy grupeve me meshkuj për mbi 75 vite dhe në fund ka arritur të zbulojë faktorin më të rëndësishëm për lumturinë e njerëzve. Nëse mendoni se fama dhe paratë, nuk jeni vetëm por, sipas psikiatrit Robert Waldinger, e keni gabim. Sipas Waldinger, faktori numër një i lumturisë dhe mirëqenies janë lidhjet e mira me të tjerët. Pra, parashikuesi më i mirë i lumturisë dhe përmbushjes së përgjithshme në jetën tuaj është dashuria. Për të qenë më specifik,…
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kërkuar sot në seancën plenare thirrjen e Ministrit të Brendshëm për sqarime lidhur me situatën e krijuar para SPAK dhe GJKKO gjatë seancës për masën e sigurisë ndaj Erion Veliajt. Sipas Bardhit, ministri dezinformoi publikun duke pretenduar se policia nuk kishte dijeni për tubimin e organizuar para institucioneve të drejtësisë. “SPAK dhe GJKKO kanë konfirmuar se kishin njoftuar policinë për cenimin e ambienteve, por ajo refuzoi të ndërhynte,” tha Bardhi. Deputeti demokrat e cilësoi sjelljen e policisë si një “grusht shteti ekzekutiv ndaj pushtetit gjyqësor” dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama…
Pandeli Majko, në fjalën e tij në Kuvend ku po diskutohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ka deklaruar se propozimet e opozitës në lidhje me votën e diasporës vendosin një precedent të rrezikshëm. Majko: Shoh si problem kërkesën e fundit të opozitës që kërkon ndryshimin e rregullave të lojës.Dy palët kemi rënë dakord që votimi me dokumente të huaja të vlerësohet nga Komisioni Rregullator. Kjo më mban një erë që nuk dua t’ia them emrit. Nëse do të lëmë në dorë të Komisionit rregullator, do të ishte e papërgjegjshëm. Çdo të ndodhë me shpenzimet financiare të KQZ nëse komisioni nuk do…
Monumenti simbol i Pavarësisë së Kosovës i cili gjendet në qendër të Prishtinës “NEWBORN” ka marrë pamje të re, me një koncept që reflekton fuqinë dhe ndikimin e Inteligjencës Artificiale (AI) në shoqëri. Me motive të frymëzuara nga teknologjia dhe inovacioni, dizajni i sivjetmë i këtij monumenti përfshinë elemente vizuale të ngjashme me qarqet elektronike dhe lule me ngjyra të ndryshme duke ndërthurur natyrën me teknologjinë. Koncepti i realizuar nga autori i këtij monumenti, Fisnik Ismaili, synon të bashkojë organiken me dixhitalen, duke reflektuar ndikimin gjithnjë e më të madh të inteligjencës artificiale. Si çdo vit, një ekip prej rreth…
Sali Berisha, një konferencë të improvizuar për mediat jashtë ambienteve të SPAK pasi u paraqit për zbatimin e masës, deklaroi se nëse do të vijë në pushtet, këtë institucion do ta shkrijë. Duke folur për gazetarët, Berisha tha se “absolutisht ky institucion nuk do të ekzistojë, një institucion që është jashtë çdo kontrolli është institucion për t’u shuar me çdo kusht”, tha ai. “Ky institucion nuk mund të kontrollonte kurrë gjykatësit, në momentin që kontrollon telefonat e gjykatësve special ke krijuar atë drejtësi që as Enveri dhe Hilteri se kanë pasur. Si mund t’i japësh prokurorit kontrollin e gjykatësve tek…
Reshjet e dëborës gjatë mëngjesit të së hënës kanë krijuar vështirësi në lëvizje në “Rrugën e Kombit”, kryesisht në segmentin Fan-Tuneli i Kalimashit. Trashësia e dëborës ka arritur në disa centimetra, ndërsa rruga është bërë e rrëshqitshme, duke shkaktuar aksidente dhe bllokime të përkohshme të qarkullimit. Një kamion ka rrëshqitur në zonën e Fanit, duke bllokuar përkohësisht këtë aks rrugor. Mjetet borëpastruese ndodhen në terren dhe po punojnë për pastrimin dhe kriposjen e rrugës, ndërsa Njësia e Autostradave u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të tregohen të kujdesshëm dhe të përdorin goma dimërore ose zinxhirë për të shmangur aksidentet. Autoritetet…
Kryetarja e kuvendit Elisa Spiropali e ka nisur seancën plenare me urimin për 17 vjetorin e pavarësisë së Kosovës. “Sot është një ditë e madhe. Sot është një ditë historike, për Kosovën, Shqipërinë dhe kombin shqiptar. Para se të fillojmë me rendin e ditës, sot, në 17-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, e cila ka hyrë në histori si Dita e Pavarësisë së Kosovës, ju ftoj që nga kjo sallë, ne, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, t’u përcjellim urimet vëllazërore me një duartrokitje popullit, Kuvendit dhe institucioneve të Kosovës. Sot është njëkohësisht edhe nëntori i 1912-ës, edhe 17 shkurti i 2008-ës,…
Sali Berisha ka hedhur akuza të rënda ndaj ministrit Taulant Balla, për të cilin ka deklaruar se del në përgjime të disa bandave kriminale. Ai tha se SPAK i ka në dorë këto regjistrime, por nuk vepron, teksa ka lexuar një pjesë nga ato që ai pretendon se janë përgjime të Ballës. “Të dashur miq, ka kriminelë sot që fshihen në bodrume, ka të tjerë në vila luksoze, por më kriminelë se gjithë të tjerët janë ata të cilët fshehin krimet e tyre në zyra ministrash. Dhe i tillë është Taulant Balla. Tani kam sjellë këtu për ju, për gazetarët,…
Partia Demokratike ka propozuar Besim Ndregjonin për postin e Avokatit të Popullit, një zgjedhje që kërkon mbështetjen e 84 deputetëve në Kuvend. Megjithatë, Partia Socialiste ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar në lidhje me këtë kandidaturë. Seanca plenare e sotme pritet të jetë vendimtare për zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit, me sytë e opinionit publik të drejtuar nga qëndrimi që do të mbajë mazhoranca. Mbetet për t’u parë nëse do të arrihet konsensusi i nevojshëm apo nëse procesi do të hasë në pengesa politike.
Kreu i PD-së, Sali Berisha është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të caktuar ndaj tij nga Apeli i GJKKO-së. Ndërkohë disa prej mbështetësve të tij dhe eksponentë të partisë janë mbledhur para ambienteve të SPAK, sikundër një ditë më parë u kërkuar nga strukturat e PD me një mesazh në grupin e Whatsapp. “Te dashur miq. Nesër ditën e hënë ne ora 9:30 serish Kryetari i PD Prof Dr Sali Berisha do jete ne dyert e SKAP. Ju lutem te mobilizojmë strukturat e degëve për te qene te gjithë aty. Ne…