DIBËR- Një 32-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Dibër. Arrestimi i tij mësohet se ka ardhur për akuzën për plagosje. Policia bën me dije se i arrestuari Jorgo Koltraka është konfliktuar në ambientet e ish-fabrikës së miellit në qytetin e Peshkopisë me një 25-vjeçar. Gjatë konfliktit 32-vjeçari plagosi me thikë në kokë të riun. I plagosuri ndodhet në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme. Njoftimi i plotë: Dibër/ Dëmtoi me mjet të mprehtë një shtetas në kokë, pas…
Author: tirana
Manchester United ka marrë një lajm të keq. Amad Diallo është i dëmtuar dhe do t’i nënshtrohet një operacionini në javët e ardhshme. Lojtari ka dëmtuar kyçin e këmbës dhe tashmë do t’i duhet të bëjë ndërhyrjen kirurgjikale dhe më pas do të nisë edherikuperimin. Një rikuperim që do të zgjasë me muaj dhe me 90% futbollisti ka mbyllur sezonin para kohe. Kjo do t’i shkaktojë shumë “dhimbje koke” Ruben Amorim, i cili duhet të bëjë në pjesën e mbetur të sezonit pa shërbimet e tij. Te United shpresojnë që lojtari të rifitojë formën e tij maksimale për sezonin e…
VLORË- Policia e Vlorës paraditen e sotme ka kryer një aksion në zonën e Lungomares. Nga ky aksion mësohet se është shoqëruar një person. Raportohet se shoqërimi është kyer në një prej lokaleve të Lungomares. Aksioni i sotëm mësohet se është zhvilluar për të vënë në pranga persona të cilët janë në kërkim. Efektivët ishin të veshur civilë ndërsa aksioni pritet të vazhdojë deri në orët e mbrëmjes. Ende nuk ka informacion zyrtar nga policia për aksionin dhe se kush është vënë në pranga.
Mbrëmjen e djeshme, katër banorë të rinj janë futur në “Big Brother VIP Albania 4”, duke shtuar më shumë dinamikë dhe sfida në garë. Këta janë: këngëtari Kelly, artisti Vserlo, modelja Rizarta dhe Ola, e cila ka qenë pjesë e emisionit “Për’puthen”. Pyetja është nëse ata do të jenë në gjendje të ndryshojnë rrjedhën e lojës në shtëpi, apo do të përballen me një bllokadë nga banorët më të vjetër. Ndërkohë, një gjë është e sigurt: Ola mund të shkaktojë trazira në shtëpi. Ajo ka ulur shumë pranë Laertit, një gjest që nuk është pritur mirë nga Valbona, duke krijuar…
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka publikuar gjetje të reja mbi mungesën “alarmante” të ndërgjegjësimit për lidhjen midis konsumit të alkoolit dhe kancerit në të gjithë Evropën. Ata u bënë thirrje prodhuesve të pijeve alkoolike që të shfaqin paralajmërime për këtë rrezik në produktet e tyre, të ngjashme me ato që gjenden tashmë në paketat e cigareve. Një deklaratë nga Zyra Evropiane e OBSH-së paralajmëron se alkooli shkakton 800,000 vdekje në të gjithë Evropën çdo vit, por se vetëm një pjesë e popullsisë është e vetëdijshme për rrezikun. “Pavarësisht se kanceri është shkaku kryesor i vdekjeve të lidhura me alkoolin…
Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi shpërndante lëndë narkotike kokainë në zona të ndryshme të kryeqytetit. Sakaq, po procedohet penalisht dhe 28 vjeçar për moskallëzim krimi, i cili bashkëpunonte me 35-vjeçarin. Ndërkohë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin udhëtonin të dy këta shtetas, blutë gjetën një qese me lëndë narkotike kokainë me peshë 480 gram, e cila u sekuestruar në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin. Njoftimi i Policisë: Tiranë/Finalizohet një tjetër operacion antidrogë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Shpërndante lëndë narkotike kokainë në zona të ndryshme të Tiranës, vihet…
Avokati i Erion Veliajt, Ermir Beta, dorëzoi në Apelin e Posaçëm ankimimin kundër vendimit për masën e sigurisë “Arrest në burg” ndaj kryebashkiakut të Tiranës. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. Më 12 shkurt, Gjykata e Posaçme konfirmoi masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj Erion Veliaj. Për Ajola Xoxën, GJKKO ka ndryshuar masën e sigurisë, nga “arrest në shtëpi” në “detyrim paraqitje” dhe i ka ndaluar daljen jashtë shtetit, pa autorizimin e gjykatës. GJKKO ka vendosur gjithashtu vazhdimin e masësë së sigurisë “arrest në burg” për biznesmenin Elman Abule dhe “detyrim paraqitje” për 5 tjerët Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha.
TIRANË- Rama: Nëse përgjigjia për të pasur më shumë investime, për të pasur më shumë fuqi ushtarake është të shndërrohemi në një kontinent injorenca, atëherë më mirë të na vijë të na pushtojë dikush. Shqipëria ka qenë gati që të pushtohet nga amerikanet dhe evropianët, por problemi është se asnjëri nuk do të na pushtojë. Edhe po të na pushtojë i çojmë në Mal të Zi që të argëtohen me ca diell. Evropa duhet të mendojë në dy drejtime, e fuqishme ushtarakisht, por edhe e fuqishme ekonomikisht. Kam njohur dy BE, atë që njohin të gjithë, BE e udhëheqësve dhe debateve, por…
GJERMANI- Kryeministri i vendit, Edi Rama i pranishëm në panelin me temë “Zgjerimi i BE-së” në Mynih u shpreh se procesi i integrimit duhet të përshpejtohet. Ai theksoi se Evropa duhet të zgjohet dhe të mos krijojë vonesa kur vjen puna tek integrimit i vendeve të Ballkanit Perëndimor në familjen europiane. “Kur e nisëm këtë proces, i kisha të gjithë flokët e zeza dhe mjekrën shumë herë më të shpeshtë. Europa duhej të shkundej në një mënyrë të tillë, që të humbte gjumin për ca kohë. BE duhet të ndajë mendjen për atë se çfarë po ndodh, sepse ka ndryshuar qëndrimin…
Gjykata e Lartë do të shqyrtojë më 27 shkurt kërkesën e paraqitur nga presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta i cili kërkon një masë më të butë sigurie. Gjyqtarët e caktuar janë Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici, të cilët do të shqyrtojnë jo vetëm rekursin e ish-kreut të shtetit por edhe atë të deputetes Monika Kryemadhi. Meta një ndër argumentet e theksuara në rekurs, lidhet më qenien e tij, drejtues i forcës së dytë opozitare në vend dhe situatës në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Ish-presidenti akuzohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash e fshehje…
TIRANË-Policia rrugore ka dalë më një njoftim ndërsa ka treguar të dhënat e kësaj jave për shkeljet e kryera nga shoferët. Policia bën me dije se janë monitoruar akseve kryesore urbane me automjetin Inteligjent “Scoud Speed” për ndëshkimin e automjeteve të cilat qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara dhe që pushojnë ne rrugëkalimin e automjeteve të tjera të cilat bëhen pengesë për qarkullimin dhe krijojnë trafik. Policia thekson se gjatë monitorimit këtë javë janë ndëshkuar 6689 drejtues automjetesh. Policia Rrugore apeloi për të gjithë drejtuesit e automjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të mos parkojnë në vendet ku bëhen…
Një aksident i rëndë trafiku ka shkaktuar vdekjen e një 15-vjeçari dhe plagosjen e tre personave të tjerë mëngjesin e sotëm në rrugën Iasmou në zonën e Fylit. Sipas autoriteteve dhe mediave greke, një nga të plagosurit është në gjendje të rëndë, një tjetër ka pësuar amputim të gjymtyrëve të poshtme, ndërsa personi i tretë ka marrë lëndime të lehta. Shërbimi Mjekësor i Urgjencës reagoi menjëherë, duke dërguar katër autoambulanca, përfshirë një Njësi Mjekësore Lëvizëse. Dy nga të plagosurit sipas euronews.al, u transportuan në spitalin “Attiko” dhe dy të tjerët në “Evangelismos”. Autoritetet po hetojnë shkaqet e aksidentit, ndërsa ngjarja…