Author: tirana

Studentët e revoltuar të Beogradit do të vijojnë protestat e tyre lidhur me ngjarjen e Novi Sad të ndodhur më 1 nëntor të vitit që lamë pas. Studentët e nisur nga qytete të ndryshme të Serbisë kanë arritur natën e kaluar në qendër të Kragujevcit, ku janë pritur nga një numër i madh i qytetarëve. Studentët e grupuar kanë mbajtur parulla me moton ‘Takohemi në Sretenjë’ dhe do të vijojnë 15 orë bllokadën në simbolikë me 15 viktimat pas shembjes së çatisë në stacionin e trenit në Novi Sad. Rregullat e protestës, të cilat studentët deklaruan në Instagram, janë që…

Read More

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pasi përfundoi hetimet paraprake për procedimin penal nr.59/1, të vitit 2022 ka paraqitur kërkesën për dërgimin e çështjes në gjyq në ngarkim të të pandehurve: Astrit Avdyli (alias Astrit Balliu, alias Astrit Sulejmani), i hetuar me masë sigurimi personal “Arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i Kodit të Proçedurës Penale, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Durim Bami dhe Valter Bami, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal,…

Read More

Berisha: Miq, këto ditë ndodhi një ngjarje tjetër, e cila shënon rrokullimin e piramidës më gjigante të krimit që ka njohur Shqipëria dhe një nga më të mëdhatë që ka njohur Europa, që është regjimi i Edi Ramës. Erion Veliaj, në një akt kriminal, nuk u akuzua, nuk u penalizua për aferën e 5D, aferë e cila është modeli i vjedhjes 100 përqind të parave publike nga zyrtarët, nga drejtorët, nga Veliaj, nga Mazniku në Bashkinë e Tiranës. Me dokumente. Pra, as për këtë jo, të cilën e paraqiti opozita. U fol, dokumente nuk ka. Cila është arsyeja pse Skapi…

Read More

Një kolonë e misionit paqeruajtës të organizatës ndërkombëtare në Liban (UNIFIL), e cila po transportonte forcat në aeroportin e Bejrutit, u sulmua dhunshëm dhe një prej automjeteve iu dogj. I plagosur ka mbetur zv/komandanti në largim i Forcës, i cili po kthehej pas përfundimit të misionit. “Ne jemi të tronditur nga ky sulm skandaloz ndaj paqeruajtësve, të cilët po punojnë për të rivendosur sigurinë dhe stabilitetin në Libanin jugor gjatë një periudhe të vështirë. Sulmet kundër paqeruajtësve janë shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar dhe mund të përbëjnë krime lufte. Ne kërkojmë një hetim të plotë dhe të menjëhershëm nga autoritetet…

Read More

Ushtria amerikane nuk do të lejojë më personat transgjinorë të regjistrohen dhe do të ndalojë ofrimin e kujdesit gjinor për anëtarët e shërbimit, njoftoi të premten në mediat sociale. “Ushtria nuk do t’i lejojë më individët transgjinorë të bashkohen me ushtrinë dhe do të ndalojë kryerjen ose lehtësimin e procedurave që lidhen me tranzicionin gjinor për anëtarët e shërbimit,” thuhej në postim. Njoftimi vjen pas një urdhri ekzekutiv të nënshkruar nga Presidenti Trump më 27 janar, i cili udhëzoi Pentagonin të përcaktojë një politikë për anëtarët e shërbimit transgjinor brenda 30 ditëve. Në urdhrin e Trump thuhej se shprehja e…

Read More

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar, pas denoncimit të bërë nga shtetasi I. B., 45 vjeç, banues në Fier, se në apartamentin që kishte blerë në vitin 2016 nga shtetasi Nj. V., jetonin disa shtetas të tjerë, bënë verifikimet e rastit ku rezultoi se shtetasi Nj. V., në vitin 2024 po këtë apartament, ia kishte shitur shtetasit M. D., 32 vjeç. Në përfundim të veprimeve hetimore, u bë ndalimi i shtetasit Nj. V., 67 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Mashtrimi”.

Read More

Lara Colturi nuk ia del të përfundojë garën e saj në Sllallom, në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Saalbach të Austrisë. Që në daljen e parë, ajo humbet kontrollin në zbritje, duke ndërprerë kampionatin e saj botëror në tentativën e parë që rezultoi edhe e fundit për këtë ditë të parafundit të Botërorit të Skive Alpine.

Read More

Festa e Shën Valentinit u kthye në tragjedi për çiftin nga Mamurrasi, i cili kishte vendosur të festonte në Pogradec. Aksidenti, që ndodhi në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, ku makina tip “Benz”, me të cilën udhëtonte çifti u përplas me një kamion, i mori jetën 20-vjeçares, ndërsa në gjendje të rëndë është i fejuari i saj. Ndërkohë ende asnjë informacion zyrtar nga policia e Elbasanit në lidhje me aksidentin e rëndë.

Read More

Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim shtetasin R.B. për veprën penale ‘Goditje për shkak të detyrës’ në bashkëpunim, parashikuar nga neni 237/1 dhe 25 i Kodit Penal. Viktimë e ngjarjes është administratori i portalit online ‘Pamfleti’, shtetasi Gj.Z. Sipas hetimeve të kryera në kuadër të procedimit penal nr. 6833, Prokuroria konstatoi se R.B., në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, ka goditur shtetasin Gj.Z. Hetimet nisën pas referimeve nga Komisariati i Policisë nr. 3, pasi viktima u paraqit në Spitalin e Traumës me dëmtime në kokë, krah, buzën e poshtme dhe këmbët, duke mos kujtuar çfarë kishte…

Read More

Shpejtësia e lartë dyshohet të jetë bërë shkak i aksidentit tragjik që ndodhi pak minuta pas mesnatës në Pishkash të Librazhdit. Nga pamjet që sjell korrespondentja e Top Channel, Bruna Kërçyku, duket makina tip “Benz” e shkatërruar tërësisht nga goditja e fortë, që i mori jetën pasagjeres. Ndërkohë, i plagosur rëndë mbeti shoferi, i cili pasi mori ndihmën e parë në spitalin e Librazhdit, u dërgua në spitalin Rajonal të Elbasanit. Aksidenti i rëndë në aksin e rrugës kombëtare Prrenjas-Librazhd, kur automjeti u përplas me një kamion, teksa raportohet se të dyja mjetet po lëviznin tej normave të lejuara të…

Read More

Lufta në Ukrainë mund të shndërrohet në “Afganistanin” e Bashkimit Evropian, një angazhim i rëndë dhe i kushtueshëm pa rrugëdalje, pohoi të premten kryeministri hungarez Viktor Orbán. Duke folur me ish-prezantuesin e Fox News, Tucker Carlson, në një ngjarje mediatike në Dubai, Orbán vuri në dukje qindra miliarda euro ndihma që BE ka shpenzuar për të ndihmuar Ukrainën t’i rezistojë pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë, që Moska filloi tre vjet më parë këtë muaj. “Nëse Presidenti [Donald] Trump nuk është në gjendje të gjejë një zgjidhje, ajo luftë mund të bëhet lehtësisht një Afganistan për Bashkimin Evropian”, tha…

Read More

Një padi e ngritur kundër Jay-Z dhe Sean “Diddy” Combs nga një grua që pretendonte se ishte përdhunuar kur ishte 13 vjeçe, është tërhequr, sipas një dosjeje gjyqësore. Avokati që përfaqëson paditësin anonim, i referuar si Jane Doe, e tërhoqi vullnetarisht çështjen. Roc Nation, kompania e themeluar nga Jay-Z, lëshoi ​​një deklaratë të nënshkruar prej tij, duke iu referuar kësaj lëvizjeje si një “fitore”. “Sot është një fitore. Akuzat joserioze, fiktive dhe të tmerrshme janë hedhur poshtë. Kjo padi civile ishte pa meritë dhe nuk shkoi askund.”, thuhej në deklaratë. Paditësja pretendonte se dy reperët kishin abuzuar seksualisht me të…

Read More