Author: tirana

Pas përfundimit të takimit bilateral me zv/presidentin e SHBA-së, Jd Vance në Mynih ku po zhvillohet konferenca e Sigurisë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u shpreh se ata kanë pasur një “bisedë të mirë” dhe se ky “është takimi ynë i parë, jo i fundit”. “Në të vërtetë ajo që ne duhet të bëjmë, është të flasim më shumë, të punojmë më shumë dhe të përgatisim planin, si të ndalojmë Putinin dhe të përfundojmë luftën”, u shpreh presidenti Zelensky. Më herët Zelensky tha se do të zhvillonte bisedime me presidentin rus Vladimir Putin vetëm pasi të ishte rënë dakord për një…

Read More

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka mirëpritur propozimin e Ursula von der Leyen për ndryshime në rregullat fiskale të BE. Ai tha në një reagim në rrjetet sociale se ky është nja hap vendimtar për sigurinë e të gjithë vendeve të BE-së. “Greqia ka mbrojtur prej kohësh për të përjashtuar investimet e mbrojtjes nga kufizimet fiskale. Ne mirëpresim propozimin … për të aktivizuar klauzolën e arratisjes, duke u mundësuar vendeve anëtare të BE-së të forcojnë aftësitë e tyre mbrojtëse. Një hap vendimtar për sigurinë tonë kolektive”, tha ai në një postim në rrjetet sociale. Ursula von der Leyen gjatë fjalës së…

Read More

Sali Berisha i është drejtuar me një mesazh shqiptarëve që jetojnë në Gjermani, duke i ftuar të votojnë aleatin e demokratëve, partinë CDU dhe kancelarin Fridrich Merz. Në mesazh, Berisha premton bashkëpunim të ngushtë me CDU në qeverisjen e PD. Postimi i plotë Me këtë mesazh dëshiroj t’u drejtohem të gjithë bashkëatdhetarëve tanë në Gjermani, konservatorë dhe demokratë, në zgjedhjet e ardhshme të votojnë për CDU-në dhe kancelarin, Fridrich Merz. Aletatët tanë në dekada, fitorja e Fridrich Merz dhe CDU-së në Gjermani, është një fitore për ata në radhë të parë, për të ardhmen e tyre në Gjermani, por edhe…

Read More

Shfaqja e një tjetër rasti me meningit në Durrës ka shkaktuar shqetësim të prindërit të cilët ditët e fundit kanë ngurruar të dërgojnë fëmijët në shkolla. Mjekja Silva Bino shpjegon se janë marrë të gjitha masat për të shmangur përhapjen e sëmundjes. “Meningiti është sporadik. Nga 2009 fëmijët janë të vaksinuar. Nuk ka asnjë lidhje me një rast më parë. Kemi kryer profilaksi me antibiotik për 99 persona, për pjesëtarët e ngushtë, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme. Nuk ka nevojë për panik. Ndiqni këshillën e mjekëve. Vaksina nuk është mjeti kryesor kur kemi një rast, por profilaksia me antibiotik”,…

Read More

Të gjithë banorët e ”Big Brother Albania Vip 4” hapën zemrën dhe ndanë letrat e tyre me emocion, por njëri prej tyre nuk pati guximin ta lexonte të tijën. Gjesti u largua nga dhoma, duke i lënë të gjithë të pyesin: çfarë kishte shkruar që nuk mund ta ndante me të tjerët? Një ditë më parë, u tha se letra e tij ishte një dedikim për ish-të dashurën, Diellzën, ndërkohë që sot, përmbajtja e saj është bërë publike. Në vargje të mbushura me mall dhe nostalgji, Gjesti shpreh mungesën dhe dhimbjen pas ndarjes. Letra e Gjestit: E dashur ishe D.Oj…

Read More

Në kantierin për rehabilitimin e aksit rrugor Kombinat-Ndroq-Plepa, loti 1, janë realizuar afro 25% e punimeve fizike. Ky lot ka një gjatësi prej 4.8 kilometrash, ndërsa projekti parashikon kthimin e këtij aksi në parametrat e kategorisë C. Punimet janë fokusuar nga dalja e Urës së Beshirit, ku ka përfunduar procesi i gërmimeve në trupin e rrugës, si dhe është bërë e mundur spostimi i linjave elektrike dhe atyre të ujësjellësit, si dhe sistemimi i ujërave të zeza. Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli ndoqën nga afër ecurinë…

Read More

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka përgënjeshtruar deklaratën e SPAK-ut, e cila më herët kishte thënë se gjendja gjyqësore e kryebashkiakut Erion Veliaj si “i dënuar” kishte ardhur nga certifikata e dërguar prej drejtorisë së burgjeve. Në njoftim thuhet se Veliaj rezulton i padënuar në Regjistrin e Gjendjes Gjyqësore. Drejtoria e Burgjeve i kanë kthyer përgjigjet SPAK-ut më parë se Veliaj është i padënuar, teksa mbetet e dyshimtë pse prokurori Ols Dado në akuzë shkruan se i pandehuri është i dënuar më parë. “Në përgjigje të interesimit të mediave, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bën me dije se, në përgjigje…

Read More

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku thotë se lajmi i arrestimit të Veliajt mezi është pritur nga qytetarët. Ajo u shpreh se me arrestimin e Veliajt është çmontuar një sistem korruptiv. Tabaku nënvizon edhe se SPAK ka edhe prokurorë profesionalë e të aftë. Sipas saj, qeverisja ka degraduar dhe se PD-së i ka mbetur vetëm të paraqesë ofertën më të mirë për qytetarët. ”Është një lajm që qytetarët e kanë pritur shumë, duke ditur skemën kriminale që ka funksionuar tek Bashkia e Tiranës, që është reflektuar tek inceneratorët, tek çështja 5D. Arrestimi i Veliajt është çmontimi i sistemit korruptiv. Veliaj ka…

Read More

Kryeministri Rama thotë se sapo është mbyllur me sukses procesi i Eurobondit 10-vjeçar teksa shprehet se ky ishte emetimi më i suksesshëm ndonjëherë. “Jam shumë i gëzuar sepse sapo u mbyll me sukses procesi i Eurobondit 10-vjeçar, sapo morëm dhe dritën jeshile që mund ta ndajmë këtë me opinionin publik. Ky ishte emetimi më i suksesshëm ndonjëherë përsa i përket 3 gjërave: Së pari, interesit të investitorëve të huaj. Ofruan 4.3 herë më shumë se sa nevoja jonë dhe madje gjatë ditës, oferta vajti në 5.7 herë më shumë se sa nevoja gjë që bëri që të ulin normën e…

Read More

Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, zv/presidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, shprehu shqetësimin mbi gjendjen e lirisë së fjalës në Europë. “Në Britaninë e Madhe dhe në të gjithë Evropën, liria e fjalës është në rënie. Nuk mund t’u imponosh njerëzve se çfarë të mendojnë, të ndiejnë apo të besojnë. Fatkeqësisht, kur shoh Evropën sot, nuk është gjithmonë e qartë çfarë ka ndodhur me disa prej fituesve të Luftës së Ftohtë”, deklaroi ai. Vance gjithashtu nënvizoi se me kthimin e Donald Trump në pushtet, SHBA ka një qasje të re në politikën ndërkombëtare. “Me Donald Trump ka një…

Read More

Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Marash Logu e cilëson grusht shteti braktisjen e mbrojtjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve nga ana e policisë ditën që po gjykohej Veliaj. Logu u shpreh pas asaj që ndodhi para dyerve të SPAK-ut, ku administrata e Bashkisë u mblodh në një tubim të paligjshëm ndërsa policia e shtetit nuk bërë asnjë përpjekje për t’i larguar ata. ”Dikush duhej të mbante sot përgjegjësi penale, ligjore dhe morale dhe duhej të ishte shkarkuar nga detyra menjëherë. Si në Policinë e Shtetit, ashtu edhe në Ministrinë e Mbrojtjes. Kemi të bëjmë me nxjerrje me forcë në tubim të paligjshëm…

Read More

Apeli i Posaçëm ka reaguar në një komunikatë për mediat ku ka hedhur poshtë spekulimet e Belind Këlliçit. Këlliçi tha se gjyqtarja e Apelit të Posaçëm, Ilirjana Olldashi është kërcënuar dhe joshur që të favorizojë Erion Veliajn. Apeli i Posaçëm bën me dije se në asnjë rast nuk ka patur ushtrim të ndikimit të papërshtatshëm ndaj gjyqtares Olldashi. Reagimi i gjykatës: Me synimin e përgënjeshtrimit të informacionit të pasaktë, të publikuar në datën 13.02.2025 dhe të cituar në media të ndryshme edhe më datë 14.02.2025, të cilat dëmtojnë imazhin e paanësisë dhe drejtësisë së gjyqtarit, dhe, në rastet më të…

Read More