Komisioni Evropian ka thënë të premten se e vlerëson si të paarsyeshëm propozimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për tregti reciproke dhe theksoi se do të reagojë “ashpër dhe menjëherë” nëse ka rritje të tarifave. Komisioni, i cili bashkërendon politikën tregtare për të gjitha 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian, e përshkroi propozimin e Trumpit si hap në drejtimin e gabuar. “Tarifat e BE-së janë ndër më të ulëtat në botë dhe ajo nuk sheh asnjë arsye për rritjen e tarifave amerikane ndaj eksporteve të saj”, tha Komisioni Evropian në një komunikatë. Dega ekzekutive e BE-së tha…
Author: tirana
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar ashpër ndaj akuzave që i janë ngritur, duke i cilësuar ato si të pabaza dhe pjesë e një fushate të orkestruar kundër tij. Në një postim në rrjetet sociale, Veliaj u shpreh se ndodhet nën një sulm të padrejtë, ndërsa sfidoi prokurorinë të sjellë prova konkrete për dyshimet e ngritura. Ai kritikoi ashpër mënyrën se si po trajtohet çështja e tij, duke e konsideruar atë një “pengmarrje pa gjyq” dhe akuzoi hetuesit për metoda selektive dhe të njëanshme.POSTIMI Unë i mirëkuptoj të gjithë ata që neveriten kur shikojnë se si dalin nga gjirizet…
Në katër komuna ka përfunduar numërimi i votave për kandidatët për deputetë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka përfunduar numërimi i votave për kandidatët për deputetë në katër komuna, në Han të Elezit, Shtërpcë, Partesh dhe Ranillug. Numërimi po vazhdon në 24 komuna (Prishtinë, Lipjan, Obiliq, Deçan, Gjakovë, Drenas, Gjilan, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Skenderaj, Viti, Kllokot, Mitrovicë e Veriut, Suharekë, Ferizaj, Vushtrri, Kaçanik, Novobërdë, Prizren, Shtime, Junik, Istog dhe Rahovec). Në Istog dhe Rahovec numërimi ka nisur mëngjesin e sotëm, pesë ditë pas ditës së votimit.Pasditen e sotme pritet të nis numërimi edhe në Qendrat…
Në kërkim janë shpallur dy persona, 27 dhe 34 vjeç, të cilët arritën të merrnin një shumë të konsiderueshme parash më 12 Shkurt në një banesë në lagjen “Qemal Stafa”. Gjatë kontrollit në banesën e 27-vjeçarit, shërbimet e policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 3 maska, 1 kapuç, 5 celularë, 5 palë targa dhe sende të tjera të kundërligjshme, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e 34-vjeçarit kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lëndë të dyshuar kanabis.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat, ka deklaruar se PD do të dërgojë për ndjekje penale Ministrin e Brendshëm, Drejtonin e Përgjithshëm të Policisë dhe kryeministrin Edi Rama, për protestën para SPAK, teksa zhvillohej seanca gjyqësore nga kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. “PD, duke dënuar më forcën më të madhe, deklaron se do dërgoj për ndjekje penale Ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxhajn, Drejtonin e Përgjithshëm të Policisë, Matriksin dhe vetë Edi Ramën për aktin e pashembullt që ka ndodhur dje”, tha kreu i PD-së. Berisha deklaroi se është e patolerueshme sipas tij, që segmente të…
Sikurse çdo vit tjetër, këtë 14 shkurt Shën Valentini e gjeti Tiranën të zbukuruar me dekore ngjyrë të kuqe, simbolika e kësaj dite të rëndësishme për të dashuruarit. Sikurse duket nga fotot e shkrepura nga LSA në kryeqytet, Tirana është mbushur me trëndafila dhe tollombace me formë zemre të kuqe.
Të paktën 36 persona u plagosën të enjten në Mynih, ku një automjet goditi një turmë njerëzish. Në një konferencë për shtyp, policia tha se disa persona janë në gjendje kritike. Në pranga ka rënë një 24 vjeçar afgan si i dyshuar për sulmin. Policia thotë se i riu ka treguar motivim të mundshëm islamik pas sulmit, por ai nuk ka lidhje të njohura me grupet terroriste. Oficerët po shqyrtojnë kontaktet dhe komunikimet e tij në internet për të kuptuar më shumë rreth motivimit të tij të mundshëm.
Kreu i PD, Sali Berisha ka komentuar protestën e dy ditëve më parë para SPAK dhe GJKKO në mbështetje të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Berisha: Të dashur qytetarë dhe qytetare, kjo mazhorancë, kjo pseudomazhorancë apo narkomazhorancë, ka faktuar se nuk njeh ligj, nuk njeh Kushtetutë, nuk njeh vendimet e Gjykatës Kushtetuese.Por, në një akt të pashembullt në historinë e një shteti, por natyrisht në një akt tipik të një narkoshteti, kjo zgjodhi tani sulmet fizike kundër gjykatësve dhe prokurorëve që kanë vendosur ndryshe nga sa dëshiron narkomazhoranca. Nuk është kjo një akt i papritur. Nuk është kjo një rezultat…
Kompania ajrore VUELING i shtohet listës së kompanive ajrore partnere me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës. Vueling fillon fluturimet nga Barcelona drejt Tiranës në 1 Korrik 2025, ndërsa rezervimi i biletave ka filluar tashmë në faqen zyrtare të kompanisë. Kjo linjë do të operojë me 4 fluturime në javë nga Barcelona në Tiranë nga 2 korriku deri më 24 tetor (e hënë, e mërkurë, e premte, e diel). Kjo është një mundësi e mirë për pasagjerët shqiptarë që zgjedhin Barcelonën si destinacionin e tyre turistik, por edhe për ata spanjollë që vizitojnë vendin tonë. Vueling është kompania ajrore më e madhe…
Një 32 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Kamzës për një sërë veprash penale. Sipas policisë, i riu akuzohet se gjatë muajit shkurt ka djegur një automjet dhe ka tentuar që t’i vërë flakën edhe një tjetri. Gjatë këtyre ditëve, ai ka vjedhur edhe një monopatinë. 32 vjeçari rezulton me precedent penalë edhe në fushën e narkotikëve. Policia thotë se po vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi.
SPAK dhe GJJKO i ka dërguar letër Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme në lidhje me protestën e organizuar në mbështetje të kryebashkiakut Erion Veliaj dy ditë më parë. SPAK GJJKO kërkojnë sqarim se përse nuk u morën masa nga ana e institucuoneve, duke theksuar se “Kjo apati institucionale përbën padyshim një cenim të rëndë të pavarësisë së gjyqësorit”. Dy institucionet e posaçme të drejtësisë e konsideruan sjellje të papranueshme duke theksuar se u cenua jeta e prokurorëve dhe gjykatësve. Njoftimi i plotë: Nisur nga interesimi i lartë dhe i vazhdueshëm nga ana juaj që prej datës 12.02.2024, datë…
Është shtyrë sërish seanca paraprake për Sali Berishën dhe të pandehurit e tjerë për dosjen “Partizani”. Seanca e radhës pritet që të zhvillohet me datë 26 Shkurt, ora 09:00. Sali Berisha është marrë i pandehur për korrupsion pasiv pasi akuzohet se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për t’i përshtatur sipas nevojave të pesë familjeve pronare në kompleksin sportiv Partizani, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi. Jamarbër Malltezi akuzohet për korrupsioni pasiv, kryer në bashkëpunim me Sali Berishën pasi në marrëveshje me këtë të fundit, duke shfrytëzuar pushtetin, privatizuan kompleksin partizani që i…