Pediatria e Specialiteteve në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, hap dyert për pak ditë. Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka ndarë pamje nga punimet e fundit që po kryhen. Sipas Ramës, do të ofrohen kushte bashkëkohore dhe një shërbim shëndetësor cilësor. “Pediatria e Specialiteteve në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, hap dyert për pak ditë duke garantuar kushte bashkëkohore dhe një shërbim shëndetësor cilësor për pacientët që kanë nevojë për kujdes mjekësor”, shkruan Rama në Facebook.
Author: tirana
Në qarkun e Shkodrës kanë nisur reshjet e dëborës. Edhe pse reshjet e dëborës kanë qenë të dendura, qarkullimi në akset rrugore Hani i Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth vijon normalisht. Ekipet e mirëmbajtjes kanë ndërhyrë duke pastruar dhe kriposur rrugët. Gjithashtu në shumë fshatra ka pasur probleme me energjinë elektrike. Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar nga drejtuesit e automjeteve, sidomos në zonat me terren malor, ku temperaturat e ulëta mund të krijojnë prezencë akulli në rrugë.
Një zjarr shpërtheu mbrëmjen e së enjtes në një ndërtesë pesë katëshe në Milano. 16 persona përfunduan në spital për shkak të tymit, njëri prej të cilëve ndodhet në gjendje të rëndë. Zjarrfikësit sqarojnë se zjarri ka rënë në katin e ndërmjetëm të pallatit, një kompleks banesash, dhe ka mbetur i izoluar falë edhe ndërhyrjes në kohë të zjarrfikësve.
Një shpërthim është dëgjuar gjatë natës në vendin e centralit bërthamor të Çernobilit, ka njoftuar mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) deklaroi se një zjarr filloi pas shpërthimit. Por, personeli i sigurisë u përgjigj brenda pak minutash, shkruan Sky News. Ndërsa deri më tani nuk raportohet për viktima. “Nivelet e rrezatimit brenda dhe jashtë mbeten normale dhe të qëndrueshme. IAEA vazhdon të monitorojë situatën”, shtoi agjencia.
UASHINGTON – Shtetet e Bashkuara do të rrisin shitjen e mallrave ushtarake në Indi duke filluar nga viti 2025 dhe se në vazhdim do të ofrojnë edhe avionët luftarakë F-35, tha të enjten Presidenti amerikan Donald Trump. “Do të rrisim shitjet ushtarake në Indi me shumë miliarda dollarë. Ne po hapim gjithashtu rrugën për t’i siguruar Indisë përfundimisht avionët luftarakë F-35”, u tha Presidenti Trump gazetarëve. Presidenti Trump nuk dha një afat kohor, por shitjet ushtarake në vende të tjera, veçanërisht për teknologjinë më të avancuar, si avioni F-35, zakonisht kërkojnë vite për t’u realizuar. Duke folur gjatë një konference…
Një lajm shumë pozitiv ka ardhur këtë javë për Bashkinë Belsh dhe biodiversitetin në Shqipëri. Në 84 liqenet karstike të kësaj zone është rritur jo vetëm numri i shpendëve ujorë, por edhe janë evidentuar specie të reja. Këto rezultate pozitive janë konfirmuar nga Censusi Ndërkombëtar i Shpendëve Ujorë për vitin 2025, i kryer edhe në Belsh nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura për Qarkun e Elbasanit, në bashkëpunim me ekspertët ornitologë. Gjatë këtij monitorimi, specialistët kryen numërimin e shpendëve të pranishëm në liqenet karstike të Dumresë, zonë që tashmë po shndërrohet në një destinacion të rëndësishëm për vrojtimin e…
Dy persona, 52 dhe 34 vjeç, janë arrestuar për vjedhje në Vlorë. Sipas policisë, 52 vjeçari u arrestua pasi dyshohet se gjatë periudhës dhjetor 2024 – janar 2025, ka vjedhur në mënyrë të përsëritur para (në total 100 000 lekë), në një lokal. Ndërsa 34 vjeçari u arrestua pasi i vodhi celularin një turisti amerikan.
Është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare ish-ambasadori shqiptar Shaban Murati. Ish-ambasadori ka mbyllur sytë përgjithmonë në orët e para të mëngjesit të 14 shkurtit. I lindur më 2 shtator 1945, Murati ishte një figurë e spikatur në diplomacinë dhe publicistikën shqiptare, duke kontribuar ndjeshëm në zhvillimin e politikës së jashtme të vendit. Gjatë karrierës së tij të gjatë diplomatike, Shaban Murati shërbeu si ambasador i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Suedi, Norvegji, Finlandë dhe Islandë. Murati ishte një autor i njohur, duke publikuar një sërë librash dhe analizash mbi çështjet e Ballkanit, diplomacinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.
Administrata Trump të enjten intensifikoi përpjekjet e saj gjithëpërfshirëse për të zvogëluar numrin e punonjësve të qeverisë federale, punëdhënësit më të madh të vendit, duke urdhëruar agjencitë të shkarkojnë pothuajse të gjithë punonjësit në periudhë prove, që nuk kishin fituar ende mbrojtjen e shërbimit civil, duke prekur kështu ndoshta qindra mijëra punonjës. Përveç kësaj, punonjësit në disa agjenci u paralajmëruan se do të kishte shkurtime të mëdha të vendeve të punës. Vendimi për punonjësit në provë, të cilët në përgjithësi kanë më pak se një vit në punë, erdhi nga Zyra e Menaxhimit të Personelit (OPM), e cila shërben si…
Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se zyrtarët amerikanë, rusë dhe ukrainas do të takohen në një konferencë të sigurisë në Mynih të premten për të biseduar se si t’i jepet fund luftës në Ukrainë. “Rusia do të jetë atje me njerëzit tanë”, tha presidenti amerikan. “Ukraina është gjithashtu e ftuar, meqë ra fjala, nuk e di saktësisht se kush do të jetë atje nga ndonjë vend – por njerëz të nivelit të lartë nga Rusia, nga Ukraina dhe nga Shtetet e Bashkuara.” Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të takohet me Zëvendës Presidentin e Trump, JD Vance, në Mynih. Zelensky…
“Google Play” ka njoftuar se ka rikthyer TikTok në ‘dyqanin’ e tij të aplikacioneve në SHBA të enjten, pas premtimeve nga Presidenti Donald Trump për të ruajtur aplikacionin dhe një akt ekzekutiv që shtyu bllokimin e platformës. Po ashtu, Bloomberg dhe CNBC raportuan se Apple do ta rikthente aplikacionin në ‘dyqanin’ e saj të aplikacioneve po të enjten në mbrëmje. Sipas CNN, TikTok ishte i disponueshëm për shkarkim për amerikanët që nga mbrëmja e së enjtes, kur u bë një provë për ta shkarkuar atë në telefona të ndryshëm. E ardhmja e pasigurt e TikTok ka të bëjë me një…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar liderët botërorë “kundër besimit ndaj pretendimeve të Vladimir Putinit për gatishmërinë për t’i dhënë fund luftës”. Deklarata e tij vjen pas zhvillimeve dramatike gjatë 24 orëve të fundit që përfshinin një telefonatë midis presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit rus në një përpjekje për të nisur bisedimet e paqes. Zelensky e bëri këtë koment në një përditësim të mediave sociale pas telefonatës së tij me kryeministrin polak Donald Tusk.