Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga punimet që po bëhen për rrugën Shirokë-Zogaj. Kreu i qeverisë shprehet se është një nga investimet që pritet të përfundojë këtë vit dhe ka për qëllim krijimin e një lidhjeje të re mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. “Mirëmëngjes dhe me punën për rrugën Shirokë-Zogaj, një nga investimet strategjike infrastrukturore që përfundon këtë vit, e ka për qëllim krijimin e një lidhjeje të re mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, si dhe kthimin në një pikë të rëndësishme të Shkodrës si kryeqendër e rajonit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Author: tirana
Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ketë mot të paqëndrueshëm, me mot të vranët si dhe alternime kthjellimesh kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore nga orët e mesditës e pjesërisht pasdite. Reshjet e herëpashershme të shiut parashikohen të jenë prezent që prej orëve të para të ditës, fillimisht në ekstremet veri-jug ku reshjet parashikohen të jenë me intensitet deri mesatar shoqëruar me shkarkesa elektrike, ndërsa në pjesën tjetër të territorit reshje me intensitet të ulët e hera-herës lokalisht mesatar. Në Alpe dhe relievet malore në lindje mbi 700-900metër. parashikohet prezencë e reshjeve të borës me intensitet të ulët. Era…
Dashi Parashikohet një ditë mjaft e mirë për dashurinë, ku mund të zgjidhen probleme të cilat kanë mbetur pezull për shumë kohë. Do të keni arsye për të qenë optimist, pasi mund të veproni lirisht pa pasur frikë nga pasojat. Demi Do të jetë një ditë nën ritmin e duhur, ku do të jeni disi të stresuar, për shkak të raporteve aspak pozitive me të tjerët. Këshillohet që të jeni më shumë të kujdesshëm dhe të jeni më të matur me tonin që do të përdorni. Sa i takon dashurisë, përmirësimi do të vijë vetëm pas gjysmës së muajit. Binjakët…
Nëse ka një vend që mbart bukuri natyrore të jashtëzakonshme, histori të pasur dhe tradita unike, ajo është Shqipëria. Për ta treguar këtë më së miri, u krijua @myalbania_al, një faqe në Instagram që ka si mision të promovojë turizmin, kulturën dhe traditat shqiptare përmes imazheve dhe videove mbresëlënëse.Kjo faqe u hap më 21 mars 2017, si një iniciativë e lindur nga pasioni dhe dashuria për vendin. Qëllimi kryesor ishte të krijohej një hapësirë digjitale ku Shqipëria të prezantohej me të gjithë bukurinë e saj, jo vetëm për shqiptarët, por edhe për publikun e huaj. Duke qenë një platformë e…
Alternativa për Gjermaninë (AfD) duket se po shkon drejt rezultatit më të fortë në zgjedhjet kombëtare deri tani. Zgjedhjet gjermane do të mbahen këtë muaj. Pavarësisht që ka shumë pak gjasa të marrë një pjesë të pushtetit së shpejti, partia është bërë një faktor që politikanët e tjerë nuk mund ta injorojnë dhe ka arritur të ketë ndikim në debatin mbi migracionin në Gjermani. Partia e ekstremit të djathtë hyri për herë të parë në parlamentin kombëtar të Gjermanisë para tetë vitesh për shkak të pakënaqësive me ardhjen e një numri të madh emigrantësh në mesin e viteve 2010. Frenimi…
Puna në shërbimin ORL vijon në QSUT, ku vendosja e implantit koklear e kombinuar me terapinë e logopedisë, ndihmon fëmijët e lindur me ulje të dëgjimit, jo vetëm të dëgjojnë, por edhe të mësojnë të flasin. Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit dëshminë e mjekes së shërbimit ORL, e cila tregon përfitimet që ka vendosja e implantit koklear. ”Puna në shërbimin ORL vijon në QSUNT, ku vendosja e implantit koklear e kombinuar me terapinë e logopedisë që ndihmon fëmijët e lindur me ulje të dëgjimit, jo vetëm të dëgjojnë, por edhe të mësojnë të flasin”,-shkruan Rama. Sipas mjekes, shërbimi…
Aeroplanmbajtësja USS Harry S. Truman u përplas me një anije të madhe tregtare të mërkurën mbrëma në afërsi të Port Said, Egjipt, në Detin Mesdhe. Incidenti përfshiu një përplasje të rrallë të dy anijeve të mëdha pasi aeroplanmbajtësja 100,000 tonësh u përplas me anijen tregtare 53,000 tonësh Besiktas-M, një anije mallrash me flamur panamez. Nuk ka raportime për të lënduar dhe as përmbytje në bordin e transportuesit, i cili mban një ekuipazh prej 5000 marinarësh dhe incidenti është nën hetim. Aeroplanmbajtësja dhe grupi i saj sulmues kishin operuar në Detin e Kuq që nga mesi i dhjetorit. Ajo ishte pjesë…
”Shtetet e Bashkuara nuk po e tradhtojnë Europën”,-tha sekretari Amerikan i Mbrojtjes në takimin e dytë në Bruksel për Ukrainën. Pete Hegseth tha se Europa duhet të jetë vetë përgjegjëse për fatin e saj përballë makinerisë ushtarake të Putin “Kur bëhet fjalë për shpenzimet e mbrojtjes, edhe 2% e PBB-së nuk mjafton. Tre dhe katër dhe, në fund të fundit, siç ka thënë presidenti, 5% e shpenzimeve të mbrojtjes janë kritike, një realizim. Ekziston një makineri lufte ruse që synohet të marrë gjithnjë e më shumë tokë në Ukrainë. Qëndrimi kundër kësaj është një kurs i rëndësishëm për Shtetet e…
Ekipi i ekspertëve të AKSK dhe AKSHI kanë fituar sërish vendin e parë në Balkans Live-Fire Cybersecurity Exercise. Kjo duke tejkaluar ekipet e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Ky ushtrim tre-ditor, i organizuar në Tiranë nga CybExer Technologies dhe e-Governance Academy (eGA), sfidoi ekspertët në mbrojtjen e një infrastrukture të plotë IT ndaj sulmeve të simuluara nga një Red Team i specializuar. Ky sukses vërteton edhe një herë përgatitjen dhe aftësinë e ekipit tonë në zbulimin, mbrojtjen dhe reagimin ndaj kërcënimeve kibernetike në kohë reale. Shqipëria po ndërton një sistem të fortë mbrojtjeje kibernetike dhe ky rezultat është…
Komisioni Europian përshëndeti rezultatet e vazhdueshme të SPAK. Gjatë takimit të 16-të të Nënkomitetit për Drejtësi, Liri dhe Siguri mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë, zhvilluar më 11 dhe 12 shkurt 2025, Komisioni Europian e cilësoi SPAK-un si një element kyç të reformës në drejtësi. Në një deklaratë publike, SPAK ka ndarë një pjesë të mesazhit të Komisionit Europian, ku theksohet se pavarësia dhe roli i institucionit në hetimin dhe ndjekjen penale të çështjeve komplekse kanë qenë thelbësore për përparimin e Shqipërisë. “SPAK ka kontribuar në përpjekjet e përgjithshme të Shqipërisë për të ndërtuar një historik të besueshëm rezultatesh kundër krimit…
Dritan Rexhepi, i akuzuar si porositësi i rrëmbimit të Jan Prengës, ka mohuar të ketë njohje me një nga të bashkëpandehurit e tij, Gentian Funiqin. Gjatë seancës së zhvilluar këtë të enjte, Rexhepi është shprehur: “Nuk e njoh, se kam parë ndonjëherë në jetën time Gentian Funiqin. Do ia faktoj këtë prokurorëve, me prova, në vijim”. Gjatë seancës avokatët e të pandehurve kanë kundërshtuar provat shkresore të paraqitura nga SPAK. Dritan Rexhepi, i njohur edhe me emrin Gramoz u arrestua në nëntor të 2023-shit në një vilë në Stamboll, teksa përdorte një pasaportë të falsifikuar kolumbiane. Shqipëria ishte në garë…
Situata degjeneroi në konfrontim fizik në dy episode në seancën e sotme plenare. E para kur Flamur Noka hodhi në tokë një gardist dhe qëlloi me shishe në drejtim të Taulant Ballës. E dyta kur Petrit Doda u duk sikur hoqi rripin e pantallonave. Në fakt Doda kishte shkulur mikrofonin e foltores, duke tentuar të godiste ministrat e ulur në sallë, si Taulant Balla apo të tjerë. I pyetur lidhur me këtë episod, ai shpjegoi pse ishte ndjerë i revoltuar, e madje hoqi live në studio rripin e pantallonave dhe e vendosi në tavolinë përgjatë gjithë kohës së bisedës. ”Ministri…