Author: tirana

Analisti Namir Lapardhaja kaosin e sotëm në Kuvend, e quan një lojë tjetër politike për pazarin e radhës mes PD dhe PS. Për të Berisha po shfrytëzon rastin e Veliajt, që t’i kërkojë Ramës për të zgjidhur hallin e madh apo elefantin SPAK. ”Nuk e di pse i përdorin këto lloj skemash publike. Opozita dhe pozita janë afër zgjedhjeve dhe këto lloj konfliktesh janë të kota në gjykimin tim. Kjo lloj opozite e Berishës s’e ka herën e parë që e bën. Po kërkojnë një pazar tjetër me Ramën dhe me këtë skemë, sa më e lartë të jetë ajo,…

Read More

Deputetja Elda Hoti ka vjedhur kartat e deputetëve socialist për të penguar votimin. Momentet e tensionit shoqëruan sot seancën e Kuvendit që nisi prej orës 10:00. Deputetët e PD-së në tentativë për të bllokuar foltoren u përplasën me gardën. Deputeti i PD-së Petrit Doda shkuli mikrofonin e tentoi të godasë ministrin Balla, ndërsa Flamur Noka tentoi të godasë ministrin Balla e Elisa Spiropalin me shishe uji teksa fliste, por e ndaluan gardistët.

Read More

Tensione dhe sherr në Kuvend. Deputetët e opozitës vërsulen drejt foltores kur ministri i Shtetit dhe drejtuesi politik i PS për Diasporën, Taulant Balla, mori fjalën, për të folur për Diasporën dhe zgjedhjet e 11 Majit. Teksa kryeparlamentarja Spiropali njoftoi fjalimin, deputetët e opozitës u ngritën njëherësh, mes tyre Flamur Noka, Petrit Doda dhe më pas të tjerët, duke u grupuar. Tensione në Kuvend, Garda rrethon Foltoren teksa flet, Taulant Balla!Në këtë moment ndërhyn Garda dhe bllokohet foltorja. Deputeti Petrit Doda disa herë tentoi ta godiste me një objekt ministrin nga distanca e afërt. Gardistët e rreshtuar e penguan, kurse…

Read More

Sërish tensione në Kuvend. Ndërkohë që fjalën e ka marrë ministri Taulant Balla, demokratët Flamur Noka dhe Gazment Bardhi kanë tentuar t’i ndërpresin fjalën, ndërsa është dashur ndërhyrja e Gardës që u bë gardh para foltores. Më pas drejt foltores janë mbledhur edhe deputetë të tjerë, ku Flamur Noka dhe Petrit Doda shtyjnë punonjësit e Gardës. Pjesë nga diskutimi: Spiropali: Mos bëni skema këtu se e keni marrë fjalën sa herë keni dashur. Uluni në vend se do ndërpres seancën Balla: E kuptoj shumë mirë dhimbjen që ka filluar të ndjejë opozita se po vjen 11 maji. Aq thellë do…

Read More

Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në “X”, përgënjeshtroi lajmin e qarkulluar nëpër media se do të takojë Erion Veliajn në paraburgim. “Ndërkohë këneta politiko-mediatike paska hapur lajmin e rremë se qenkam nisur të takoj Erionin në Durrës dhe qenkan rreshtuar edhe gazetarët atje. O llum i madh që e mbytët këtë milet me jashtënxjerrjet e shpirtit të kalbur dhe që e vetmja punë që dini është të nxirrni tërë ditën tituj të ndyrë nga goja juaj apo të shtrembëruar e të nxjerrë nga konteksti kur m’i vini në gojën time, e pastaj t’i komentoni në udhëkryqet e…

Read More

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në në prezantimin e modulit AI të zhvilluar brenda platformës së integrimit europian dhe anëtarësimit. Rama falënderoi “skuadrën e negociatorëve” siç e quajti ai, për të cilët tha se kanë bërë një punë të shkëlqyer në rrugën e Shqipërisë drejt BE. Ai tha se Shqipëria është më afër Unionit jo se ai “vesh atlete kur takohet me krerët e BE” apo “se atyre iu është zbutur zemra”, por për shkak të fakteve u shpreh Rama. “Ju jeni pararoja e një populli të tërë atje në tryezat e Brukselit në ato dhomat pa dritare ku…

Read More

Kryeministri Edi Rama në prezantimin e modulit AI të zhvilluar brenda platformës së integrimit europian dhe anëtarësimit, e cila përdoret çdo ditë nga më tepër se 1400 ekspertë integrimi. “Dje ishte një tjetër moment historik në proces, kështu quhen në gjuhën e Brukselit dhe në gjuhën e vendeve të tjera që negocionojnë, momentet kur hapet një derë tj. Shqipëria mori letrën e rezidencës polake, të këshillit të BE, ku na thuhet se vendi ynë është gati të çel negociatat edhe për grupkapitullin e tretë. Letra i kërkon BE, paraqitjen e pozicionin negocious për 8 pika. Kjo letër pasoi me shpejtësi…

Read More

Lara Colturi ka mbyllur lëshimin e parë në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Saalbach të Austrisë. Në këtë debutim të sajin në një Kampionat Botëror ajo është renditur momentalisht në vendin e 8-të në kategorinë e Sllallomit Gjigand. Megjithatë në këtë lëshim të parë janë mbi 100 vajza që do të regjistrojnë kohët e tyre ndërkohë që deri më tani jo të gkitha vajzat e kanë mbyllur garën pasi një ndër pretendentet për ta fituar Sofia Goggia dhe italiania tjetër Pasini u rrëzuan, pasi pista është e një vështirësie të lartë. Rreth orës 13.40 starton lëshimi i dytë që…

Read More

Deputeti i PS Damian Gjiknuri, në fjalën e tij në parlament tha se janë mbi 130 mijë shtetas shqiptarë që janë regjistruar si zgjedhës për të votuar jashtë. Ai tha se kjo është një shifër impresionuese. Sipas tij, kjo shifër e votës nga jashtë në raport me numrin e popullsisë nuk është arritur thuajse në asnjë vend të Europës. Damian Gjiknuri: Janë mbi 130 mijë shtetas që janë regjistruar në listat zgjedhore si zgjedhës që do votojnë nga jashtë. Nëse vazhdon ky trend, është vlerë impresionuese, që nuk e kanë arritur as vendet e tjera të Europës. Një përgëzim meritojnë…

Read More

Prindërit e nxënësve të shkollave “Eftali Koci” dhe “Kushtrimi i Lirisë” kanë shprehur shqetësim të thellë për rrezikun e përhapjes së meningitit bakterial. Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton për Balkanweb se ata kërkojnë urgjentisht që shkollat të dezinfektohen për të parandaluar infektimin dhe kanë vendosur të mos dërgojnë më fëmijët në shkollë, derisa të ndërmerren masat e duhura të sigurisë. Gjithashtu, prindërit kanë shpjeguar se vaksinat e nevojshme për parandalimin e sëmundjes janë të shtrenjta dhe të paarsyeshme për t’u blerë në spitalet private, duke kërkuar që autoritetet shtetërore të ndërhyjnë për të ofruar mbështetje të mjaftueshme.

Read More

Virozat në këtë sezon dimri janë bërë më agresive, po krijojnë infektime, po zgjasin në kohë e për rrjedhojë po ndikojnë negativisht për përkeqësimin e shëndetit të popullatës. Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se numri i infeksioneve respiratorë në 5 javët e para të vitit 2025 ishte së paku 40 për qind më i lartë se në të njëjtën periudhe të vitit të kaluar. Siç shihet nga grafiku bashkëngjitur në javën e katërt të vitit 2025 që korrespondon me javën e fundit të janarit numri i personave që u raportuan me infeksione respiratore arriti në rreth 23,…

Read More