Author: tirana

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar faqen e parë të dosjes. Ai shkruan se prokuroria Ols Dado e ka nisur me një gabim trashanik, pasi e ka cilësuar kryebashkiakun si person të dënuar, që kjo nuk ka ndodhur në fakt. Postimi i plotë Nuk mund të rri pa folur edhe për një skandal të rëndë që zbulova dje në sallën e gjyqit, e shkruajtur e zezë mbi të bardhë, që në faqen e parë të paçavures së hartuar me zell të madh nga prokurori Ols Dado. U informova se në të gjitha gjirizet mediatike të PD-së na…

Read More

Një debat i ashpër ka ndodhur mes Indrit Çobanit dhe Tiri Gjocit, ku tonet janë ngritur dhe janë shkëmbyer fjalë të forta. Tiri iu drejtua Indritit me fjalët: “Shko ti rri me partneren tënde”. Indriti nuk e priti aspak mirë këtë koment dhe reagoi menjëherë. ”Mos ma përmend partneren o qime-kuq. Partneren tënde e ke brenda”. Kjo frazë i referohej faktit që e dashura e Tirit, Krisa, është gjithashtu pjesë e shtëpisë së BBVA, gjë që e bëri situatën edhe më të ndjeshme. Marrëdhënia mes Indritit dhe Tirit ka qenë e tensionuar që prej fillimit të këtij edicioni, por ky…

Read More

Kurba e infektime me infeksione të sipërme dhe të poshtme po rritet në qytetin e Lezhës, Kurbinit, Fierit dhe Gramshit. Në rang vendi numri i rasteve me infeksioneve respiratore ka rënë me 20 % që nga piku i epidemisë së gripit. Gripi dhe virozat kanë qenë më agresive dhe shumë të përhapura në popullatë. Sipas shifrave të ISHP, krahasuar me një vit më parë, piku i kurbës së infektive këtë dimër ka qenë 33 % më i lartë. Grupmosha më e prekur është ajo pediatrike e ndjekur nga mosha e tretë. Deri në stabilizimin e situatës, mjekët rekomandojnë që të…

Read More

Policia e Vlorës ka arrestuar një 54-vjeçar, pasi në autostradën Fier-Vlorë u sekuestrua një armë zjarri që e posedonte një 17-vjeçar. Uniformat blu sqarojnë se kanë vënë në pranga drejtuesin e taksisë, në të cilën ishte pasagjer adoleshenti, ku edhe u gjet arma e zjarrit. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, të DVP Vlorë, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në kuadër të operacionit policor “The Passenger”, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kapën dhe ndaluan shtetasin I. B., 54 vjeç, banues në Fier. Gjatë operacionit të zhvilluar 4 ditë më parë, në aksin rrugor…

Read More

Edhe kjo seancë plenare u shoqërua me debate të forta. Demokratët me në krye Berishën kërkuan praninë e kryeministrit Edi Rama në sallë. Ata vijuan me akuzat ndaj tij dhe Veliajt, i cili ndodhet në paraburgimin e Durrësit. Pavarësisht tensioneve, Berisha u pa të bënte batuta me Gjiknurin teksa po futej në makinë.

Read More

Numri i emigrantëve që kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, po i afrohet shifrës 162 mijë. Sipas KQZ-së, janë miratuar mbi 128 mijë kërkesa, ndërsa afro 33 mijë të tjera janë refuzuar. Shkak ka qenë dhënia e adresave të paqarta ose të gabuara, shpeshherë në mënyrë të qëllimshme. Më shumë emigrantë kanë aplikuar nga Italia, Greqia dhe Gjermania, dhe po ashtu edhe refuzimet më të mëdha vijnë pikërisht nga këto shtete.

Read More

Prokuroria e Gjirokastrës ka regjistruar procedim penal për veprën penale ”Shkaktimi i vetëvrasjes” lidhur me ngjarjen e rëndë, ku një 17-vjeçare i dha fund jetën pasi bullizohej nga shokët e klasës dhe mësuesit. E mitura me iniciale I. M, i dha fund jetës në banesën e saj, më 10 Shkurt. Njoftimi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër ka regjistruar procedimin penal për veprën penale ‘Shkaktimi i vetëvrasjes’ parashikuar në nenin 99 të Kodit Penal. Mbi bazën e materialeve të referuara nga Komisariati i Policisë Gjirokastër, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit…

Read More

KQZ dhe SPAK forcojnë bashkëpunimin për parandalimin e krimeve zgjedhore dhe hetimin proaktiv në zgjedhjet e 11 Majit. Prokuroria e Posaçme kishte publikuar planin strategjik me ngritje zyrash në qarqe dhe ndjekje të problematikës. Kjo punë do jetë nën drejtimin e kreut të SPAK-ut, Altin Dumanit. Celibashi konfirmoi sot se zhvilloi një takim me Dumanin, për të diskutuar mbi forcimin e mekanizmave institucionale në funksion të parandalimit dhe ndjekjes së krimeve zgjedhore. ”Dumani theksoi se SPAK synon një qasje më proaktive në trajtimin e rasteve me elementë penalë gjatë proceseve zgjedhore. Ai nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me KQZ-në…

Read More

Kaosi në Kuvend bëri që ndryshimet në disa projektligje në Kodin Zgjedhor që lehtësojnë procesin e votimit të Diasporës, të shtyhen. Kjo pasi seanca plenare e ditës së sotme është shtyrë dhe do të zhvillohet të hënën në orën 10:00. Është negociuar ndërmjet grupeve parlamentare për mënyrën sesi do të procedohej me seancën e sotme dhe është marrë vendimi për shtyrjen e saj. Të hënën në Kuvend do të shqyrtohen projektligjet për disa ndryshime në Kodin Zgjedhor, por edhe pjesën tjetër të rendit të ditës që automatikisht transferohet për tu diskutuar dhe votuar. Sa i përket numrit të votave apo…

Read More

Sali Berisha ka lexuar jashtë Parlamentit disa pjesë përgjimesh, pa specifikuar se për çfarë dosje bëhet fjalë. Ai lexoi mesazhet që janë shkëmbyer mes kryeministrit Edi Rama dhe eksponentëve të krimit. ”Partnerët kanë 1 milion faqe përgjime, me numra dosjesh nuk i kam. E kemi një edhe për Ramën. Mesazhi që i dërgon në 2005-ën numrit 1 të krimit të organizuar. Dëgjo këtu, pyll nxjerr pasqyra. Zbërtheni kodin, në qytet nxjerr pasqyra, në det nxjerr pasqyra. Ku e di ai që e mban në dorë?! S’o e lehtë, ka përdorur dialekt. Në këtë material që në vitin 2005, ekziston edhe…

Read More

Prindërit e nxënësve të shkollave 9-vjeçare “Eftali Koçi” dhe “Kushtrimi i lirisë” në Durrës refuzojnë prej dy ditësh të dërgojnë fëmijët në shkollë. Rasti i diagnostikuar me meningit tek një nxënës 14-vjeçar ka alarmuar së tepërmi prindërit. Ata kërkojnë nga institucionet dezinfektimin e shkollës, gjë që nuk ka ndodhur deri më tani. Në shkollën “Eftali Koçi” zhvillojnë procesin mësimor nxënësit e dy shkollave, për këtë arsye alarmi i përhapur mes prindërve është edhe më i madh. Prindërit pohojnë se janë të vendosur të mos i dërgojnë fëmijët në shkollë për shkak të rrezikshmërisë.

Read More

Një debat i zjarrtë mes gazetares Gerta Gixhari dhe këngëtares Rozana Radi. Kjo e fundit e akuzoi Gertën për jo-profesionalizëm dhe pretendoi se ajo i ka marrë vendin e punës dikujt tjetër. Gerta nuk vonoi të përgjigjej, duke theksuar përvojën dhe punën e saj të palodhshme ndër vite. “Ti 22 vjeçe ke qenë e rritur. Unë 22 vjeçe rrija këtu, pagoja shtëpi me qira, punoja dhe mbaja edhe Oltën. Punoja në televizion, gjithë ditën e ditës, punoja non stop”, u shpreh ajo me tone të ashpra. Kjo deklaratë vuri në pah sakrificat dhe dedikimin e Gertës në karrierën e saj,…

Read More