Dy nxënës janë zënë me njëri-tjetrin në shkollën “Gjergj Kastrioti” në Baz të Matit. Gjatë sherrit, njëri ka goditur me thikë shokun, i cili është transportuar në Spitalin e Burrelit. Mat Dyshohet se plagosi me mjet prerës një 17-vjeçar, Policia identifikon dhe shoqëron autorin e dyshuar. Sot, rreth orës 10.30, në ambientin sportiv të shkollës së mesme në fshatin Baz, dyshohet se gjatë një konflikti te castit për motive të dobëta, shtetasi D.L., 19 vjeç, ka goditur me mjet prerës një 17-vjeçar, i cili është transportuar në spitalin civil për ndihmë mjekësore ku sipas kontaktit me ekipin mjekesor ndodhet jashtë…
Author: tirana
Berisha bllokon foltoren, ndërhyn Garda. Për këtë arsye është ndërprerë seanca plenare nga kryetarja e Parlamentit. Pas 5 minutash rifillon sërish.
Një makinë ka përplasur një grup me njerëz në Mynih të Gjermanisë, duke lënë disa të plagosur. Mediat gjermane raportojnë për të paktën 15 të plagosur. Sipas policisë, drejtuesi i mjetit është arrestuar. Një operacion policor në shkallë të gjerë është duke u zhvilluar pranë stacionit qendror të trenit dhe oficerët po punojnë për të verifikuar se çfarë ka ndodhur, tha një zëdhënës pa dhënë detaje të mëtejshme.
Deputeti i PD-së, Asllan Dogjani tha sot se 2025 ka nisur me një numër të madh vrasjes, duke i renditur një nga një. Por teksa lexonte emrat e viktimave, ai ngatërroi emrin e biznesmenit Bujar Nasufi, duke e lexuar Fadil Nasufi, që është deputet i Partisë Socialiste. Vetëm pasi në Kuvend plasën të qeshurat, Dogjani e korrigjoi. Ai ngatërroi edhe emrin e Lulzim Vishës në Kamëz, i vrarë në 24 janar, kur e lexoi Lulzim Basha. “2025 ka nisur me vrasje. Në 7 janar u vra Ramazan Mataj, në 12 janar u biznesmeni Fadil Nasufi te pallati me shigjeta dhe…
Autoritetet në Kaliforni kanë lëshuar një paralajmërim për një lumë atmosferik që kërcënon të sjellë reshje të dendura shiu, erëra të forta dhe përmbytje në zonat e goditura së fundmi nga zjarret. Ndaj qytetarëve iu shpërndanë thasë me rërë, u vendosën varkat e shpëtimit, ndërsa qytetarët u këshilluan që të përgatisin thasë me artikujt më të nevojshëm, raporton AP. Ndërkohë, zyrtarët në Oregon dhe Idaho hapën strehimoret emergjente për t’u përgatitur për borën dhe akullin e parashikuar. Në Kaliforninë Jugore parashikoheshin rreth 15 centimetra shi në male dhe rreth 7.6 centimetra në zonat bregdetare dhe luginat. Hidrologu i Shërbimit Kombëtar…
Nga av. Gurali Brahimllari Mbremjen e djeshme, Gjykata Kushtetuese njoftoi në rrugë elektronike arsyetimin e vendimit të shpallur në dt 30/12/2024, mbi ankimini ndividual kushtetues të të pandehurit Pëllumb Gjoka, të cili edhe e publikoi më pas në faqjen e saj zyrtare. Edhe pse verdikti për rrëzimin e këtij Ankimi, kishte zbehur tërësisht pritshmërite për një qëndrim objektiv, nga leximi i shpejtë i arsyetimit të këtij vendimi krijohet perceptimi për një qasje më të baraspeshuar të problematikave të shumta që janë evidentuar mbi mënyrën e përftimit dhe të qarkullimit në procesin penal të komunikimeve të platformës së koduar SkyECC. Gjykata…
Dikur i quajtur “Koreja e Veriut e Evropës”, ky vend tani është shndërruar në një destinacion mahnitës mesdhetar – i mbushur me plazhe të bukura, histori të lashtë dhe kulturë të gjallë, shkruan Schannell Kanyora në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Express”. Shqipëria, kohët e fundit ka tërhequr vëmendjen e vizitorëve të huaj – si një nga destinacionet më premtuese turistike në Evropë. Dikur i quajtur “Koreja e Veriut e Evropës”, sot vendi ka pësuar një transformim të jashtëzakonshëm. Sot, Shqipëria ofron një ndërthurje mahnitëse e plazheve të pacenuara, maleve dramatike dhe një trashëgimie të pasur kulturore…
Ndryshimet në kodin zgjedhor pritet të miratohen sot në kuvend. Të dy palët pritet të miratojnë ndryshimin që shteti do të paguajë postën për votat e diasporës, duke mos lënë asnjë kosto për emigrantët në këtë proces. Një tjetër ndryshim është afrimi i afatit për regjistrimin e kandidatëve dhe partive për t’i dhënë më shume kohe KQZ-së për pergatitjen e fleteve te votimit dhe dergimin e tyre tek diaspora. Nderkaq PS nuk pranon propozimin e opozites per votim me dokumenta te huaja, ndersa ka pranuar propozimin qe votat e diaspores te numerohen nga komisionere politike.
Lezhë Në vijim të informacionit të dhënë pasditen e djeshme, për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Lezhë-Shëngjin”, informojmë se në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin 25 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” me pasojë vdekjen. Nga përplasja e kamionit që drejtonte shtetasi Gj. D. me automjetin që drejtonte shtetasi P. Z., 30 vjeç, humbi jetën në vendngjarje 30-vjeçari dhe u dëmtua rëndë pasagjerja në automjetin e tij, shtetasja 40 vjeçe, e cila ka humbur jetën në spital. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës…
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 3 vite burg për ish-kryetarin E Bashkisë Himarë, Jorgo Goro. SPAK kërkon dënimin me tre vite burg për akuzat “Shpërdorim detyre” dhe “Refuzim për deklarim pasurie” dhe “Fshehje pasurie”.
“Mos i mësho tavolinës thotë ky. Mos u bëni qesharak këtu ça mielli ke marrë. Është droga ime, nuk e dini fare ju ça droge marr unë. Që i vogël, arti, pastaj beteja politike. Kjo është adrenalina e një beteje. Këto të tjerat pastaj janë muhabete që ata që ua thonë i kanë provuar vetë. Pa i mëshuar tavolinës Bashkim, kush nuk i mëshon tavolinës ikën. S’kam unë asnjë problem”- u shpreh Rama.
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka mbërritur mëngjesin e sotëm në IEVP-në e Durrësit. Mbrëmjen e djeshme, pas një seance gjyqësore maratonë, u la në fuqi masa e sigurisë “arrest me burg” për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.