Author: tirana

Edi Rama: Pa mua dhe PS nuk vinte kjo kohë. Kjo kohë ka dallgët e veta, e kam thënë me çdo kosto, me çdo çmim. Nuk jam kujtuar vonë, se nëse do kisha filluar të flisja siç po flas sot, nuk do të arrihej kjo. Është e dhimbshme, sepse ndryshe nga sektor të tjerë, kjo bëhet në kurriz të njerëzve. Historitë e intimidimit te njerëzit i kam parë pa fund, por nuk i kisha parë si të qëllimshme, i kisha parë si mungesë profesionalizmi. SPAK ka mbështetjen time sa herë që sulmohet nga kafshët, por KLGJ duhet të shqetësohet, jo…

Read More

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi gazi në një dyqan në një qendër tregtare në Taichung të Tajvanit të enjten. Shpërthimi ndodhi në katin e 12-të të ndërtesës, ku po bëhej ndërtimi, thanë autoritetet. Presidenti i Tajvanit, Lai Ching-te, duke shkruar në faqen e tij në Facebook, bëri thirrje për një hetim të shpejtë për shkakun e shpërthimit.

Read More

Kryeministri Edi Rama thotë se SPAK është një institucion i ri që mund të bëjë gabime, por ka nevojë që të dëgjojë edhe kritika. Në rubrikën “Sy m’sy” me ndjekësit në rrjete sociale, kreu i qeverisë tha se nëse ka bërë korrupsion, Erion Veliaj duhet të shkojë në burg por kur një akuzë e tillë të jetë e provuar. “SPAK nuk është Vatikani, edhe atë e kritikoj. SPAK është institucion i ri ,është në të drejtën e tij në kuptimin kulturor dhe historik që të bëjë gabime. Qeveria e Shqipërisë si traditë institucionale ka 100 e kusur vite dhe prapë…

Read More

Kryeministri Edi Rama tha këtë të enjte se ka dyshime të pamajaftueshme për të ngritur një akuzë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Rama: Mendojnë se SPAK do heqë qafe kundërshtarët dhe këta do të rriten se është lis i madh PS, nën hijen e lisit të madh, nuk jam unë që kontestoj duke iu kundërvënë SPAK siç kanë vënë kujën të gjitha llojet, por është statusi i Erionit, në këtë pikë qëndrimi ynë nuk ndryshon kam qenë shumë i qartë deri tani në gjithë atë dosje nuk ka një paragraf, nuk e kam lexuar por kam kërkuar më jepni…

Read More

Presidenti Donald Trump tha se si Presidenti rus Vladimir Putin dhe ai ukrainas Volodymyr Zelenskiy shprehën dëshirën për paqe, gjatë telefonatave të veçanta që patën me të dhe se zoti Trump ka urdhëruar zyrtarët më të lartë amerikanë që të nisin bisedimet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Komunikimet telefonike u zhvilluan pasi, më herët, Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth deklaroi se Ukraina do të duhej të hiqte dorë nga objektivi për anëtarësim në NATO dhe përpjekja që të kthehet në kufijtë e vitit 2014. Ai i bëri komentet në Bruksel ku po merr pjesë në takimin e…

Read More

Planet e dëbimit të kryeministres italiane Giorgia Meloni nuk funksionojnë: kampet italiane në Shqipëri janë bosh. Roma tani po shqyrton përdorimin e tyre në një mënyrë tjetër nga ajo që ishte planifikuar më parë. Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka kërkuar rishikimin e “modelit të saj të Shqipërisë” për dëbimin e shpejtë të refugjatëve pas disa humbjeve në gjykata. Ministri i Brendshëm Matteo Piantedosi konfirmoi në parlament informacionet se emigrantët, kërkesat për azil të cilëve tashmë janë refuzuar në tokën italiane, mund të akomodohen në të ardhmen në kampet shqiptare. Aktualisht edhe kampi i Shëngjinit dhe ai i Gjadërit janë bosh.…

Read More

Në një komunikim me ndjekësit në rrjetet sociale, Rama u shpreh se pa të dhe PS, nuk ka SPAK. Ndër të tjera, Rama tha se Sali Berisha kërkon votën e shqiptarëve që ta shkrijë SPAK. “Tek historia gjenden sekeretet e shtetbërjes. Më lejoni ta nis me një pyetje? Jeni të sigurt që e dimë të gjithë ne që jemi në diskutim, ndryshimit mes të dyshuarit dhe të pandehurit? I dyshuari është dikush për të cilin edhe vetë prokuroria e di që nuk i ka provat e mjaftueshme për të kërkuar burgosjen e tij. Ndërsa i pandehuri është dikush që prokurori,…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga kantieri i rrugës Elbasan-Qafë Thanë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se punimet për zgjerimin e saj vijojnë me ritme të shpejta. “Mirëmëngjes dhe nga kantieri i rrugës Elbasan-Qafë Thanë, Korridori VIII që po merr formë, e ku punimet për zgjerimin e saj vijojnë me ritme të shpejta, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.

Read More

Territori shqiptar do të jetë nën ndikimin e masave ajrore me origjinë verilindore duke sjellë vranësira dhe reshje shiu e dëbore në pjesën më të madhe të vendit, më të theksuara në skajin verior dhe verilindor të vendit. Parashikohet që orët e mesditës dhe në vijim; të sjellin shpeshtim të vranësirave dhe reshjeve të shiut dhe dëborës në në gjithë vendin por në sasi të pakta. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale, por vijojnë konstante maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga -3°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 15°C vlera më e…

Read More

Dashi Më në fund sot do arrini të përjetoni kënaqësitë që aq shumë keni pritur. Në fakt keni kohë që keni ndërtuar terrenin e duhur. Për ju që keni një lidhje, falë mbështetjes së disa planetëve, marrëdhënia me partnerin do fillojë të përmirësohet. Do i kuptoni gabimet e bëra dhe tashme do jeni më të logjikshëm. Ju beqarëve do ju rrahë zemra shumë fort për dikë dhe nuk do ngurroni t’ia shprehin atij pëlqimin. Në punë gjërat do evoluojnë. Të gjitha përgatitjet që keni bërë do japin rezultatet e veta. Do jeni edhe më të organizuar se më parë. Financat…

Read More

Në mbledhjen e sotme Këshilli i Ministrave ka emëruar zëvendës ministren e re të Mbrojtjes. Në këtë detyrë është emëruar Blerina Abrazhda e cila do të mbajë postin e zëvendësministres. Vendimi: Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave Vendosi: Znj. Blerina Abrazhda emërohet zëvendësministër i Mbrojtjes. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Read More