Author: tirana

Kryeministri Edi Rama, bën me dije se nesër do të ketë sërish një deklaratë sy m’sy. Sipas Ramës, detyra e tyre është që të garantojnë pavarësinë e drejtësisë nga pushteti politik. ”Nesër përsëri në mëngjes, sy m’sy për një diskutim që duhet të vazhdojë, për detyrën tonë për të garantuar pavarësinë e drejtësisë nga pushteti politik dhe njëkohësisht për të ngritur zërin, kur vërejmë abuzime me pavarësinë në dëm të standardeve demokratike. Shqipëria 2030 duhet e do të jetë në Bashkimin Europian edhe për një drejtësi të pavarur, që garanton standardet demokratike dhe respekton ndarjen kushtetuese të pushteteve”,-shkruan Rama.

Read More

Parlamenti nis procedurat e shkrirjes së Këshillit Drejtues në RTSH, ku fut në rendin e ditës shkarkimet në bllok. Kuvendi nisi presionin ndaj institucionit drejtues të operatorit të vetëm publik në vend, pasi Këshilli Drejtues me shumicë votash skualifikoi nga gara për drejtor të përgjithshëm të RTSH-së 3 nga 5 kandidatët me pretendimin se nuk plotësonin kriteret për kualifikim. Pesë kandidatë të tjerë ishin skualifikuar më parë për mangësi në dosjet e aplikimit. Nga gara u skualifikuan kandidatët Eni Vasili, Kliton Rama dhe Ermal Hoxha, duke thirrur në dëgjesë vetëm dy kandidatë; Jetmir Shpuzën dhe Aurora Polon, kjo e fundit…

Read More

Në kuadër të panairit Biofach 2025, AIDA priti një delegacion të nivelit të lartë, i përbërë nga Sekretarja e Shtetit të Gjermanisë, Bendernga Ministria Federale e Ushqimit dhe Bujqësisë (BMEL), Sekretari i Përgjithshëm i SWG, Boban Ilic, Ministria Shqiptare e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural si dhe shoqata shqiptare e bimeve medicinale. Delegacioni u njoh nga afër me potencialin e sektorit të produkteve organike shqiptare, si dhe me iniciativat për promovimin dhe rritjen e aksesit të produkteve shqiptare në tregjet ndërkombëtare. Gjatë takimeve me përfaqësues të AIDA-s dhe kompanive ekspozuese, u diskutua mbi mundësitë e bashkëpunimit dhe mbështetjen që programet ndërkombëtare…

Read More

Senati amerikan votoi të mërkurën duke konfirmuar Tulsi Gabbard si drejtoreshë e inteligjencës kombëtare, zyrtarja më e lartë e inteligjencës së vendit. Kandidatura e saj u kundërshtua forta nga demokratët dhe u shoqërua me dyshime fillestare nga republikanët që vunë në pikëpyetje përvojën e saj. Rezultati i votimit ishte 52-48. Diskutimet në Senat zgjatën 2 muaj nëse Gabbard, një ish-demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve nga Hawaii, ishte e kualifikuar për të udhëhequr 18 agjencitë e inteligjencës të vendit dhe për të përgatitur raportin e përditshëm të inteligjencës së Presidentit Trump. Vendimi i Trump për të emëruar Gabbard për postin menjëherë…

Read More

Trump pohon se gjatë një telefonate me Putin, kanë rënë dakord të fillonin menjëherë negociatat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. ”Presidenti Vladimir Putin ka rënë dakord me Donald Trump se një zgjidhje afatgjatë në Ukrainë mund të arrihet përmes negociatave”, deklaroi ndërkohë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Read More

Kampionia e Europës në atletikë, Luiza Gega i është bashkuar qindra qytetarëve në një protestë para GJKKO, duke kërkuar lirimin e Erion Veliajt. Gega tha se beson në pafajësinë e Veliajt dhe vlerëson kontributin e tij në zhvillimin e Tiranës. Kampionia shqiptare u shpreh se beson te organet e drejtësisë por theksoi se mënyra se si kjo veproi ishte e padrejtë, duke iu referuar arrestimit të kryetarit të Bashkisë Tiranë. “Këto supozime më duken të çuditshme si janë bërë. Unë mendoj që drejtësia do vazhdoj punën e saj, i besoj drejtësisë, por nuk më pëlqen mënyra se si qasen gjërat”,-tha…

Read More

Kryetari i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi, thotë se braktisja nga Policia e Shtetit e gjyqtarëve dhe prokurorëve në krye të detyrës është krim i rëndë shtetëror. Reagimi vjen për protestën që po zhvillohet ditën e sotme para SPAK për arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Bardhi u ka bërë thirrje uniformave blu që të ndalojnë zbartimin e urdhërave që sipas tij janë të paligjshëm dhe të qëndrojnë me përkushtim në krye të detyrës. Reagimi i plotë Braktisja nga Policia e Shtetit e gjyqtarëve dhe prokurorëve në krye të detyrës është krim i rëndë shtetëror! Mosprezenca e Policisë së Shtetit…

Read More

Partia Demokratike e Kosovës ka përsëritur qëndrimin për formimin e qeverisë së re. Nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku tha se janë të gatshëm të marrin përgjegjësinë për formimin e qeverisjes, por jo me Lëvizjen Vetëvendosje. “Ne preferojmë një koalicion me partitë që janë në opozitë, ndërsa përjashtojmë një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje”, tha ajo. E pyetur mbi mundësinë që se ajo të jetë kandidate për kryeministre, Çitaku mohoi një gjë të tillë duke thënë se “PDK ka vetëm një kandidat për kryeministër, atë me të cilin ka garuar Bedri Hamzën”. Lidhur me atë nëse kanë kërkuar nga kandidati për kryeministër…

Read More

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për SPAK, lidhur me arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Për të Rama e ka fatin e njëjtë me Veliaj dhe kjo gjë sipas tij, e ka tërbuar gjatë 48 orëve të fundit. Ai vijon më tek duke shkruar se Rama nuk shqetësohet për fatin e Erion Veliajt, por sipas tij, kryeministri i trembet faktit se tani nuk është më i paprekshëm. Shkrimi i plotë nga Gazment Bardhi Lufta reale ndaj korrupsionit qeveritar është e vetmja mundësi që Shqipëria të ecë përpara në rrugën…

Read More

Në GJKKO vijon seanca për vlerësimin e masës për kryebashkiakun Erion Veliaj, ndërsa simpatizantët e tij janë mbledhur para godinës në solidaritet me kryetarin e bashkisë Tiranë. Ata qëndrojnë në trotuarin para godinës së GJKKO në pritje të vendimit për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij dhe bashkëshortes Ajola Xoxa.

Read More

Bashkimi Europian ka reaguar lidhur me arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Në mesazh thuhet se BE nuk komenton mbi procedurat gjyqësore në vazhdim, por nënvizohet që reforma në sektorin e drejtësisë dhe forcimi i shtetit të së drejtës në Shqipëri janë elementë kyç. ”Roli specifik i SPAK dhe pavarësia e saj në hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e rasteve komplekse të korrupsionit, pa asnjë përpjekje për ndërhyrje politike apo presion të padrejtë, janë me rëndësi thelbësore për konsolidimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri”,-thuhet në mesazhin e BE-së për ”Report TV”. Reagimi i plotë Po ndjekim nga…

Read More

Më 1 mars do të mbahen primaret në PD, që do të zgjedhin listën e kandidatëve për deputetë. Ato do të zhvillohen në rang qarku dhe çdo anëtar mund të zgjedhë vetëm një emër. Përzgjedhja do të bëhet përmes një sërë kriteresh, që është pragu, në varësi të kontributit politik për ata që do të garojnë në primare (në rastin e deputetëve që do futen në primare kontributi në parlament). Rregullorja përcakton që drejtuesit e qarqeve nuk do të futen në primare. Rregullorja do të miratohet në mbledhjen e Këshillit Kombëtar sot pasdite.

Read More