Mbështetës të shumtë ishin mbledhur para godinës së GJKKO në mbështejte të Erion Veliajt, ndërsa tërhoqi vëmendjen edhe prania e Helena Kadare, bashkëshortja e shkrimtarit të ndjerë Ismail Kadare.
Author: tirana
Zhvillohet në Shqipëri, nga Sektori për Hetimin e Grupeve Kriminale, operacioni policor ndërkombëtar i koduar “SACRIPANTE.AL”. Operacioni, i iniciuar nga Prokuroria e Venecias, në vitin 2022, për goditjen e një grupi kriminal në fushën e narkotikëve. Kapet në Shqipëri, një shtetas i akuzuar për pjesëmarrje në këtë grup. Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve operacionale, të kryera në koordinim me partnerët italianë, në kuadër të një procedimi penal, të iniciuar nga Prokuroria e Venecias, Sektori për Hetimin e Grupeve Kriminale në Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSh, në bashkëpunim me DVP Lezhë,…
Lendjon Ndoj është arrestuar nga policia e Lezhës, pasi pasditen e së martës plagosi me armë zjarri 30 vjeçarin Egzon Gega. Mësohet se i plagosuri ka marrë dy plumba, një në shpatull dhe një në gjoks. Sipas policisë, 30 vjeçari dhe autori kishin pasur një konflikt mes tyre dhe ishin rrahur para ngjarjes. Pasditen e së martës, Egzon Gega, kishte shkuar për t’u sqaruar me të riun me të cilin është zënë, por pas takimit, është qëlluar menjëherë me armë zjarri pistoletë duke mbetur i plagosur rëndë. Policia ka sekuestruar telefonin e 30 vjeçarit të plagosur për të parë nëse…
Kina ka përsëritur kundërshtimin e saj ndaj zhvendosjes së detyruar të palestinezëve kur u pyet për planin e presidentit amerikan Donald Trump për të zhvendosur banorët e Gazës diku tjetër. “Gaza i përket palestinezëve dhe është një pjesë integrale e territorit palestinez,” tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Guo Jiakun në një konferencë për shtyp. “Ne kundërshtojmë zhvendosjen e detyruar të popullit të Gazës.”, shtoi ai.
Kremlini hodhi poshtë sot idenë e një shkëmbimi të territoreve të pushtuara mes Kievit dhe Moskës si pjesë e negociatave të paqes, një mundësi e ngritur një ditë më parë nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. “Është e pamundur. Rusia kurrë nuk ka diskutuar dhe nuk do të diskutojë kurrë një shkëmbim që përfshin territorin e saj,” tha zëdhënësi presidencial rus Dmitry Peskov, duke shtuar se forcat ukrainase që kanë pushtuar një pjesë të rajonit të Kurskut do të dëbohen. Zelensky tha për gazetën The Guardian një ditë më parë se, për t’i dhënë fund luftës, ai planifikon t’i ofrojë Rusisë…
Numri i personave që kanë vdekur nga Ebola në Ugandë është rritur, tha ministria e Shëndetësisë e vendit, raporton Reuters. Për të parandaluar përhapjen e sëmundjes në qytetin e Kampalës, një ekip shkencëtarësh ka punuar që nga fillimi i muajit për miratimin e planifikuar për përdorimin e më shumë se 2000 dozave të vaksinës kundër llojit sudanez të Ebolës. Gjatë periudhës epidemike të kësaj sëmundjeje që preku Afrikën Perëndimore nga viti 2014 deri në 2016, vdiqën më shumë se 11,000 njerëz të infektuar.
Kryeministri Edi Rama reagoi sërish në rrjete sociale në lidhje me arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ku përmend standardet demokratike. Që të jemi të qartë fare: Nëse SPAKU dhe GJKKO dështojnë të jenë të pavarur, duke garantuar njëkohësisht standartet demokratike, ky nuk do të ishte thjesht dështimi ynë, i Partisë Socialiste dhe i imi personalisht, që i kemi hyrë këtij deti në këmbë me gatishmërinë që të marrim edhe të gjitha kostot morale e politike, bashkë me baltën e kënetës politiko-mediatike. Ky do të ishte dështimi i madh i Shqipërisë, i cili do t’u jepte “të drejtë” të…
Policia në Durrës ka finalizuar operacionin për kapjen e personave të shpallur në kërkim, duke arrestuar dy shtetas të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Në pranga ka rënë shtetasi Gj. G., 25 vjeç, i cili më 1 qershor 2024, në bashkëpunim me vëllanë e tij A. G. (i arrestuar më parë), ka kanosur me armë zjarri një 20-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta. Po ashtu është arrestuar shtetasi E. F., 42 vjeç, banues në Durrës, i cili ishte në kërkim pasi Gjykata e Durrësit e kishte dënuar me 6 muaj burgim për veprën penale “Dhuna në familje”.
Për David Kanin, profesor i Studimeve Evropiane në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, tkurrja e numrit të votave për LVV në parlamentaret e së dielës krahasuar me zgjedhjet e 2021-shit, tregojnë se grindjet e përplasjet e kryeministrit Albin Kurti me SHBA-në e kanë dëmtuar deri në një farë pike partinë e tij. Kanin u shpreh në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se nëse Kurti zgjidhet sërish kryeministër, nuk është e qartë nëse marrëdhëniet me SHBA-në do të bëhen më mirë. “Njerëzit përreth presidentit Donald Trump, janë të pakënaqur me të, ashtu siç ishin edhe njerëzit përreth ish-presidentit Joe…
Ilir Meta: Të dashur qytetarë,Unë jam Ilir Meta, banor i qelisë Nr.5, i cili sot në orën 09:20 po hante mëngjes dhe po dëgjonte fjalimin e një skizofreni, i cili po fliste për standardet europiane që duheshin në fushën e drejtësisë dhe çuditërisht hapet qelia Nr.5 dhe më kërkohet të bëhet një kontroll i posaçëm, për të ndërprerë ngrënien e bukës, për të dalë përjashta.Pasi u bë kontrolli im i imët fizik i trupit, pastaj u bë kontroll i imët për gati 20 minuta në të gjithë qelinë, përfshirë edhe frigoriferin, që nuk kishte ndodhur asnjëherë, por ndodhi rastësisht besoj…
Në 1 mars, PD do të zhvillojë primaret. Ky lajm konfirmohet nga gazetari Osman Stafa, i cili thotë se sipas burimeve, kryesia e PD-së, (mbledhur të martën), ka vendosur që kjo garë për përzgjedhjen e kandidatëve për deputet nga radhët e demokratëve do të jetë në nivel qarku. Tre propozimet kanë qenë: zhvillim i primareve në nivel dege të PD, në nivel qarku, dhe kombëtare. Ajo që është zgjedhur është në nivel qarku. Në mbledhjen e djeshme është diskutuar edhe rregullorja e primareve.Sipas burimeve të gazetarit Stafa, këto do të jenë primare kualifikuese.Pra, secili qark, do të ketë specifikat apo…
Në muajin korrik 2024, në bashkëpunim me 7 shtetas të tjerë, i hoqi lirinë një 35-vjeçari, dhe e kanosi atë për dhënie pasurie, vihet në pranga 40-vjeçari. Në momentin e ndalimit, 40-vjeçari i ka dhënë punonjësve të Policisë, gjeneralitete të rreme. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin F. K., 40 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Tiranës, në vijim të hetimeve të kryera në kuadër të operacionit “The…