Toskana është rajoni i parë në Itali që miraton një ligj specifik për vetëvrasjen e asistuar. Nisma e Toskanës bazohet në një vendim të Gjykatës së Lartë të Italisë dhe në juridiksionin e gjerë që u është dhënë rajoneve të vendit në çështjet e shëndetit dhe kujdesit. Brenda 15 ditëve nga hyrja në fuqi e ligjit, Autoritetet Shëndetësore Vendore duhet të krijojnë një komision të përhershëm multidisiplinar për të verifikuar kërkesat për akses në vetëvrasje të asistuar. Më pas ligji përcakton oraret dhe metodat për aksesin deri në fund të jetës: pritet që procedura për verifikimin e kërkesave të përfundojë…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga punimet që po vijojnë për linjën hekurudhore Tiranë – Durrës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shpreh se kjo linjë hekurudhore do të mundësojë lidhjen e shpejtë përmes 11 stacioneve midis Durrësit, Tiranës dhe Aeroportit të Rinasit. “Mirëmëmgjes dhe me punën që vijon për linjën hekurudhore Tiranë – Durrës, që do të mundësojë lidhjen e shpejtë përmes 11 stacioneve midis Durrësit, Tiranës dhe Aeroportit të Rinasit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.
Sot në orën 8:30 minuta Gjykata e Posaçme do të mbajë seancën verifikuese ndaj kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa. Në të njëjtën seancë do të dalin para gjyqtarit edhe biznesmeni Elman Abule, i dyshuar për pastrim parash dhe pesë të tjerët detyrim paraqitje që janë Gentian Sula, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha.Erjon Veliaj mbahet në bllokun e sigurisë prej të hënës dhe do ta lërë këtë ambient për të shkuar drejt gjyqit.
DASHI Duhet të tregoheni më dinak sot, mos u mashtroni nga disa situata që duken të favorshme, të cilat në vetvete fshehin në brendësi ndonjë kurth. Me Hënën në kundërshtim te Marsi nuk do ta keni të lehtë të frenoni nervozizmin, mundohuni të shtyni për më vonë një çështje delikate, sidomos në ambientin ku punoni, sepse nuk do të dini ta përballoni. DEMI Nuk do të mungojnë argumentet për të ruajtur pozicionet tuaja në ambientin profesional dhe mund të bindni kolegët e superiorët për origjinalitetin dhe suksesin e ideve tuaja. Në familje do ju duhet të përballoni disa situata të…
Në Pallatin e Brigadave po mbahet ceremonia e organizuar nga Bashkia e Tiranës me rastin e 105-vjetorit të shpalljes së Tiranës Kryeqytet i Shqipërisë. Anuela Ristani e komanduar në krye të bashkisë, tha se në 24 orët e fundit u duket se janë në një ëndërr të keqe dhe se do ta rimarrin sërish ritmin e humbur. ”Asnjë nga ne s’do e mendonte që do ishim ne të pesë këtu në podium. Ajo që na ka bashkuar dhe që kemi lënë kockat nuk përputhet me imazhin e xhiruar në 24 orët e fundit. Na duket sikur jemi në një ëndërr…
Ish-deputetja e PS-së, Arta Dade mbajti fjalën e saj në ceremoninë e organizuar nga Bashkia e Tiranës me rastin e 105-vjetorit të shpalljes së Tiranës Kryeqytet i Shqipërisë. Dade vlerësoi figurën e Erion Veliaj në drejtimin e bashkisë Tiranë, i cili sot gjendet pas hekurave për shkak të hetimeve të SPAK. ”Erioni përfaqëson brezin e ri të politikës. Nuk ka lidhje me politikën e 35 vjet. Uroj që kryetari ynë i dashur të bëjë luftë ligjore deri në fund dhe për të vërteta e tij. Jam e bindur se në shembullin e tij bashkia e Tiranës do jetë në avanguard…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kërkon Kuvendit që të mos miratojë dy projektligje, ato për paketën e maleve dhe për tatimin mbi vlerën e shtuar, duke theksuar se këto ndryshime mund të ndikojnë në elektorat. Komisioneri Ilirjan Celibashi, tha se miratimi i këtyre projektligjeve mund të krijojë perceptimin e përdorimit të tyre për qëllime elektorale. Ai shtoi se duhet shmangur çdo ndikim në elektorat përmes ndryshimeve në politikat fiskale në periudhën e zgjedhjeve. Postimi i plotë Sot në seancën publike konstatova se miratimi i dy projektligjeve, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 92, datë 24.07.2014, ‘Për tatimin mbi vlerën…
Partia Demokratike vijon turin e takimeve me diasporën dhe ndalesa e radhës ka qenë New York-u. Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka kërkuar votën e tyre, teksa ka shtuar se janë bashkë për t’i qëndruar shqiptarëve në krah për një ekonomi më të mirë. I pranishëm në takime është edhe kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi. ”Pse mos të kemi këtë aset të jashtëzakonshëm shqiptarësh në Shqipëri? Pse mos të ndryshojmë modelin e qeverisjes? Ta ndryshojmë modelin ekonomik dhe t’i japim mundësi njerëzve të punës që fatkeqësisht sot nuk ndodh në Shqipëri. Sot, fatkeqësisht kush punon më shumë, taksohet më…
Nënkryetarja e Tiranës, Anuela Ristani është komanduar të marrë drejtimin e bashkisë më të madhe në vend, për sa kohë që Erion Veliaj do të jetë pas hekurave. Këtë mbrëmje kryeministri Edi Rama shkoi sërish në bashkinë e Tiranës, të cilën e kishte vizituar dhe në orët e para të mëngjesit. Para se të shkonte në Bashki për të bërë mbledhje me nënkryetarët dhe drejtorët ka takuar të deleguarit e PS në Hotel Tirana. Në mbledhjen e Asamblesë mësohet të ketë thënë që Tiranën do ta marrë ai vetë përsipër, ndërkohë për Erion Veliajn ka thënë le të presim provat.…
Kryesia e PD-së nuk mori një vendim për procesin e primarëve, por përgjegjësinë e miratimi të rregullores e kaloi te Këshilli Kombëtar. Organi më i lartë statutor i Partisë Demokratike do të mblidhet këtë të mërkurë, por Sali Berisha tregoi qartë se çfarë pret nga kandidatët për deputetë që do garojnë nën siglën e PD. ”Çdo kandidat për deputet, duke filluar nga dita e sotme të ketë si detyrë të regjistrojë 300 emigrantë, dhe ta dokumentojnë këtë me screenshoot e regjistrimit të tyre që paraqesin për regjistrimin e këtyre emigrantëve, shqiptarëve jashtë vendit. Kandidatët janë të udhëzuar të përdorin të…
Kryeministri Edi Rama është rikthyer këtë mbrëmje në Bashkinë e Tiranës, pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj. Pas takimit gjatë paradites me 5 nënkryetarët dhe sekretarin e përgjithshëm të bashkisë, Rama u fut sërish në bashki tani gjatë pasdites. Ai është parë i shoqëruar nga Andriola Kambo, Drejtore Ekzekutive e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon.
Deputeti i PS-së, Etjen Xhafaj i ka dalë në mbrojtje kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Me hashtagun “Me Erionin”, ai shprehet se dikush që i ka ndryshuar fytyrën vendit për mirë. ”Dikush që i ka ndryshuar fytyrën vendit për mire, nuk mund të trajtohet si kriminel që do ndaluar. Ky është mendimi im e jeni të mirëpritur për ta sulmuar, por unë e ti, e ju e dimë, sa ka ndryshuar ky vend me Erionin. Dhe kjo nuk mund të mohohet! Të tjerat duhen provuar, këtë e kemi para syve përditë”, shkruan ai në rrjetet sociale. Reagimi i plotë Sulmet…