Author: tirana

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar në Paris me nënpresidentin e Shteteve të Bashkuara, J.D. Vance. Kjo në kuadër të një vizite që është duke zhvilluar në kryeqytetin e Francës, me ftesë të homologut të saj, Emmanuel Macron, për pjesëmarrje në një samit botëror për inteligjencë artificiale. Përmes një komunikate për media, Presidenca ka thënë se Osmani ka shprehur mirënjohjen e thellë për aleancën e Kosovës me SHBA-në, “duke konfirmuar përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit në fusha të interesit të përbashkët”. Më herët gjatë këtij muaji, Osmani ka zhvilluar një mori takimesh me zyrtarë amerikanë dhe kongresistë në Uashington.…

Read More

Kryetari i LZHK, Dashamir Shehi i bën thirrje partive politike që të ndalin fushatën që po zhvillojnë në diasporë, për votën e emigrantëve. Për të kjo fushatë veçse është shumë e kushtueshme, po i përçan emigrantët shqiptarë dhe po përcjell tek ata frymën e politikës shqiptare. ”Tani ne po nisemi cep e më cep botës për të kërkuar një grusht votash, duke çuar atje mentalitetin tonë. Edhe po bëjmë një gabim të madh, sepse ata zotërinjtë që ishin vëllezër dhe ndihmonin njëri tjetrin në atë komunitetin e vet, në datën 12 nuk do i mjaftojë më një kafe, por do…

Read More

Një 86-vjeçar izraelit i rrëmbyer nga Hamasi më 7 tetor 2023, vdiq ndërsa ishte në paraburgim në Rripin e Gazës, njoftoi Kibbutz Kissufin në jug të Izraelit, ku jetonte pengu. “Me zemër të rëndua, ne, morëm këtë mëngjes lajmin për vrasjen e mikut tonë të dashur Shlomo Mansour, 86 vjeç, i cili u rrëmbye nga shtëpia e tij në Kibbutz Kissufin gjatë sulmit terrorist të Hamasit më 7 tetor 2023”, thuhet në një deklaratë. Ushtria izraelite konfirmoi se informoi sot familjen e Mansurit se “ai u vra nga organizata terroriste Hamas më 7 tetor 2023 dhe trupi i tij mbeti…

Read More

Ushtarët e brigadës së 82-të të veçantë të sulmit ajror të Forcave të Sulmit Ajror Bukovyna të Forcave të Armatosura të Ukrainës kryen me sukses operacione sulmuese në një nga zonat e rajonit Kursk të Federatës Ruse. Sipas Ukrinform, kjo është raportuar në Facebook nga Departamenti i Komunikimeve i Komandës së Forcave të Sulmimit Ajror. “Në bashkëpunim të ngushtë me njësitë e Forcave të Mbështetjes, Luftimit dhe Logjistikës, parashutistët e brigadës së 82-të të veçantë të sulmit ajror të Forcave të Sulmit Ajror të Forcave të Armatosura të Ukrainës kryen me sukses operacione sulmuese në një nga drejtimet e rajonit…

Read More

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka bërë të ditur se 80.1 për qind e pjesëtarëve të diasporës kanë votuar për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë të martën se në përfaqësitë diplomatike kanë votuar 15.352 qytetarë, ndërsa me postë 68.712. Megjithatë, ai ka tërhequr vërejtjen që kjo përqindje mund të ndryshojë, pas procesit të vlerësimit të votave që janë pranuar me postë. Mbi 2 milionë shtetas të Kosovës kanë pasur të drejtë të votojnë në zgjedhjet parlamentare të këtij viti. Në mesin e tyre kanë qenë edhe 104.924 votues nga diaspora. Ky ka…

Read More

Një 35 vjeçar shqiptar është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në një përplasje me armë zjarri në Çair të Shkupit. Sipas mediave, viktima është identifikuar si Hebib Bunjaku, djali i ish-zyrtarit të BDI, Ekrem Bunjaku. Përplasja ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshjeje në një parking. “Më datë 11.02.2025 në ora 00.06 në SPB-Shkup, nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit ” Shën Naumi i Ohrit” është raportuar se me plagë nga arma e zjarrit janë sjellë H.B. (35) dhe A.D.(35), të dy nga Shkupi, dhe se H.B. më pas ka vdekur., ndërsa te A.D. është bërë një ndërhyrje…

Read More

Gjykata e Posaçme Anti Korrupsion zhvillon nesër seancën për njohjen e masës së sigurisë për kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili dje u arrestua me kërkesë të SPAK. Mësohet se seanca do të zhvillohet nesër në orën 8:30 të mëngjesit. Me kërkesë të SPAK Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit arrestuan ditën e djeshme kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj ndërsa gjykata e posaçme vendosi masën e ndalimit arrest me burg.

Read More

Një tjetër natë agonie kanë përjetuar banorët e ishujve Cyclades, teksa ka vijuar aktiviteti intensiv i lëkundjeve sizmike mes Santorinit dhe Amorgosit pas tërmetit që u regjistrua mbrëmjen e së hënës me magnidtudë 5.3 shkalla Rihter, më i fuqishmi deri tani që nga fillimi i aktivitetit sizmik. Gjatë natës, pesë nga tërmetet e regjistruara ishin midis 4 dhe 5 ballë të shkallës Rihter.Duke analizuar sekuencën sizmike të pandërprerë , me gati 10.000 tërmete deri tani në këtë zonë, kreu i Organizmit për Planifikimin dhe Mbrojtjen nga Tërmeti , Efthimios Lekkas ka folur për një fenomen të paprecedentë, duke theksuar se…

Read More

Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis do të dorëhiqet për dy ditë. Njoftimin e bëri vetë ai duke sqaruar se do ta lërë postin që mban, duke e çuar vendin drejt zgjedhjeve të reja presidenciale. Ky njoftim vjen teksa opozita rumune po bënte një përpjekje për ta rrëzuar atë nga posti, pasi ai qëndroi si president edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që anuloi zgjedhjet presidenciale, rundin e parë të të cilave e fitoi kandidati i krahut të djathtë, prorusi Calin Georgescu. Kushtetuesja anulon zgjedhjet presidenciale në Rumani, pas akuzave për ndërhyrje ruse. Gjykata citoi dokumente shtetërore që supozohet se tregonin…

Read More

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi zhvilloi një mbledhje me kryeprokurorin Olsjan Çela këtë të martë. Çela theksoi se synohet bashkëpunim maksimal i KQZ dhe Prokurorisë së Përgjithshme, ndërsa shtoi se janë në momentet e fundit të hartimit të masave për zgjedhjet e 11 majit. Çela: Maksimim i eficencës mes KQZ dhe Prokurorisë, synojmë thelbësisht transmetimin e informacionit dhe përgjigjja në kohë reale e Prokurorisë ndaj çdo sinjalizimi që ka të bëjë me shkelje. Çdo masë që do të merret do të jetë brenda kuadrit ligjor, jemi në moment të fundit të hartimit të një sërë masash, po bashkëveprojnë edhe me…

Read More

Policia njofton se po heton në gjendje të lirë tetë qytetarë, që kanë festuar para paraburgimit të Mine Pezës në, ku po mbahet i ndaluar kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj. Sipas policisë, këta shtetas kanë prishur qetësinë publike dhe nuk iu janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për t’u larguar. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, për shtetasit S. L., E. V., M. D., B. L., A. K.,…

Read More

Pas përfundimit të vizitës në bashkinë e Tiranës, kryeministri Edi Rama është ndaluar nga një qytetar i cili ndodhej afër godinës. Ai i ka shprehur kreut të qeverisë problemet që ka me çështjen e hipotekës. Rama ka ndaluar të bisedojë me të. Kryeministri zhvilloi një takim sot me nënkryetarët, një ditë pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Read More