Author: tirana

Policia në Fushë Krujë njofton se një makinë ka marrë flakë në qytet. Makina është në pronësi të një shtetaseje me inicialet M.K. Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkakun e zjarrit. “Fushë Krujë/Më datë 10.02.2025, ka rënë zjarr në automjetin në pronësi të shtetases M. K. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.”, njofton policia.

Read More

P. Diddy është përballur me një padi të re për sulm seksual. Sipas “Us Weekly”, muzikanti pretendon se e ka përdhunuar. Avokatët e muzikantit ngritën një padi në Gjykatën e Lartë të Shtetit të Nju Jorkut të hënën, më 10 shkurt, duke pretenduar se reperi “përdori një punonjës të Bad Boy Records për të joshur muzikantin në një festë me premtime për një marrëveshje të mundshme rekord “. Më pas në dokumente thuhet: “Pas disa diskutimeve të përgjithshme, Diddy e drogoi dhe e përdhunoi brutalisht muzikantin. Ky rast kërkon kompensim për këtë sulm të dhunshëm seksual. Sjellja e përshkruar këtu…

Read More

Koreja e Veriut i ka dorëzuar Rusisë 200 artileri me rreze të gjatë për luftën kundër Ukrainës, tha një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes të Koresë së Jugut për AFP. Pheniani ka vënë në dispozicion të Moskës “rreth 11,000 personel ushtarak, raketa, 200 artileri me rreze të gjatë dhe një sasi të konsiderueshme municionesh”, tha burimi, duke shtuar se kjo ndihmë ka mundësi të vazhdojë. As Moska e as Pheniani nuk e kanë konfirmuar deri më sot se Koreja e Veriut po i ofron mbështetje Rusisë në luftën në Ukrainë. Të dy vendet arritën një traktat sigurie dhe mbrojtjeje në…

Read More

Kryeministri Edi Rama është parë të dalë nga godina e Bashkisë së Tiranës, ku ka takuar nënkryetarët. Vizita vjen një ditë pas arrestimit të kryetarit Erion Veliaj, me urdhër të SPAK. Ndërkaq, këtë të martë, kreu i qeverisë ka reaguar për herë të parë për arrestimin ndaj Veliajt. “Marrja e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës nga puna për ta mbyllur pa gjyq në qeli, duke lënë një kryeqytet të tërë pa kokën që i kanë vënë mbi shpatulla çerek milion zgjedhësh, jo një here, por tre herë, por po marrim aktualisht, është një ngjarje tejet e madhe, të cilën unë nuk…

Read More

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj ka zhvilluar një takim me nënkryetarin e parlamentit të Malit të Zi, shqiptarin Nikolla Camaj. Begaj shprehet se me Camajn bisedoi një sërë çështjesh. Ai tha se të dy ranë dakord për të forcuar raportet mes shqiptarëve që jetojnë në Shqipëri dhe shqiptarëve etnikë në Malin e Zi. “Kënaqësi të takoja Nënkryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, politikanin shqiptar me një eksperiencë të vyer, @nikollacamaj. Ndamë bashkë mendimet mbi forcimin politik dhe ekonomik të shqiptarëve etnikë që jetojnë këtu, urë solide lidhëse mes dy popujve”, shkruan Begaj.

Read More

Komisariati i Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier, ka finalizuar një operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike. Në kuadër të këtij operacioni janë proceduar penalisht 8 shtetas, përfshirë 5 të mitur, dhe është shpallur në kërkim një tjetër, për posedim dhe shitje të Cannabis Sativa. Po ashtu, janë sekuestruar disa doza të kësaj lënde. “Procedohen penalisht 8 shtetas (5 prej tyre, të mitur), si dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për posedim të dozave të Cannabisit, me qëllim shitjen. Sekuestohen disa doza të…

Read More

Prokuroria e Gjirokastrës ka nisur mëngjesin e sotëm të shqyrtojë rastin e vetëvarjes së 17 vjeçares, nxënëses së gjimnazit “Siri Shapllo”, e cila i dha fund jetës ditën e djeshme. Prokuroria ka nisur hetimet duke marrë fillimisht dëshmitë e prindërve të vajzës së ndjerë. Mësohet nga burime të OPGJ se prindërit kanë deklaruar se kishin vënë re tek vajza gjendje të rënduar emocionale dhe e mbyllur në vetvete ditët e fundit, por që nga natyra që kishte ajo, ata nuk u përqëndruan drejt kësaj situate. Burime nga organet ligjore pohojnë se pritet të merren në pyetje edhe shokët e klasës…

Read More

Një 22 vjeçar në Durrës është shpallur në kërkim ndërsa vijon puna për identifikimin e bashkëpunëtorit të tij për transportim emigrantësh të paligjshëm drejt Kakavijës. Dy automjetet që transportonin emigrantë u konstatuan në fshatin Ballaj të Kavajës por drejtuesit nuk iu bindën urdhrit për të ndaluar.Duke përfituar nga errësira, kanë braktisur automjetet dhe janë larguar me shpejtësi. Emigrant nga Nepali dhe India të cilët u proceduan penalisht për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit”, kishin hyrë në mënyrë të paligjshme nga kufiri jeshil me Malin e Zi me destinacion Greqinë.

Read More

Mbledhja e komisionit të ligjeve është shoqëruar me debate mes deputetëve demokratë dhe kryetares së komisionit të ligjeve, Klotilda Bushka. Deputetët e PD-së kërkuan që Zonja Bushka të mos drejtojë mbledhjen e komisionit deri në sqarimin e situatës. Dashnor Sula: Ju Zonja kryetare s’duhet të ishit këtu. Ngjarja e djeshme e arrestimit të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës ka sjellë një situatë të re edhe në komisionin e ligjeve. Nuk do të ishte e ndershme që ju të drejtoni komisionin e ligjeve në një kohë që del nga deklarata e SPAK që ju keni penguar drejtësinë. Komisionin sot duhet ta…

Read More

Klotilda Bushka ka reaguar për herë të parë në lidhje me faktin që është nënë hetim nga SPAK. “Ky është komision ligjesh jo hetimor. Po ushtroj detyrën time. Nëse kam diçka për ta sqaruar do e sqaroj atje. Po jam dhe vijoj të jem e dinjitetshme”, në përgjigje të deputetit Dashnor Sula që kërkoi që mbledhja të drejtohet nga Dhurata Çupi.

Read More

Presidenti Donald Trump vendosi të hënën një tarifë prej 25% mbi të gjitha importet e çelikut dhe aluminit në Shtetet e Bashkuara, pa përjashtime apo lehtësime. Megjithëse Shtetet e Bashkuara marrin shumicën e çelikut nga Kanadaja, Brazili dhe Meksika, tarifat synojnë kryesisht – edhe pse indirekt – Kinën. “Kjo është një marrëveshje e madhe – po e bëjmë Amerikën të pasur përsëri,” tha Trump duke shpallur tarifat. Amerika importon shumë pak çelik drejtpërdrejt nga Kina, e cila është prodhuesja më e madhe e çelikut në botë. Tarifat prej 25% të vendosura gjatë administratës së parë të Trump dhe të vazhduara…

Read More

Numri i personave që kanë vdekur nga Ebola në Ugandë është rritur në nëntë, tha Ministria e Shëndetësisë e vendit, raporton Reuters. Numri i mëparshëm i të vdekurve thuhet se ishte tre. Për të parandaluar përhapjen e sëmundjes në qytetin e Kampalës, një ekip shkencëtarësh ka punuar që nga fillimi i muajit për miratimin e planifikuar për përdorimin e më shumë se 2000 dozave të vaksinës kundër llojit sudanez të Ebolës, tha Instituti i Kërkimeve të Virologjisë. Uganda ka shpallur vazhdimisht një epidemi të Ebolës dhe gjatë epidemisë që goditi Afrikën Perëndimore nga viti 2014 deri në 2016, më shumë…

Read More