Finalizohet nga Komisariati i Policisë Sarandë, operacioni policor i koduar “Focus”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pasurisë dhe për vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale. ✅Identifikohen 3 autorët e dyshuar të vjedhjes së 4 motomjeteve. Vihen në pranga 2 prej tyre, punohet për kapjen e tjetrit. Sekuestrohen 2 motomjete të vjedhura. ✅Kreu 3 vjedhje ndërkohë që ishte në kërkim për të njëjtën vepër penale, vihet në pranga 24-vjeçari. Strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë vijojnë me intensitet maksimal veprimet hetimore dhe operacionale për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të ndodhura në këtë qytet dhe në…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama thotë se mbështet drejtësinë, teksa reagoi për herë të parë në lidhje me arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Përmes një komunikimi me ndjekësit në rrjetet sociale, Rama u shpreh se drejtësia duhet të tregojë standarde të panegociueshme demokratike. “Hapini sytë mirë, shikoni. Bëni llogaritë para se të filsni këtu. Është për të qeshur. Shqipëria është në luftë pa kompromis kundër korrupsionit. Doni të kthehni mbrapa, të zhyteni të gjithë në kënetë? Ngjarja e djeshme është një ngjarje që do kërkojë fokusin dhe konsolidimin e një pozicioni të qartë të PS, duke i dhënë mbështetje të…
Transparancy International ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje korrupsionin në nivel global. Sa i përket Shqipërisë, vendi ynë renditet e 80 nga 180 shtete, ndërsa që nga viti 2023 vlerësimi është rritur me 5 pikë. Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit (CPI) është renditja globale e korrupsionit më e përdorur në botë. Ai mat se sa i korruptuar perceptohet të jetë sektori publik i çdo vendi, sipas ekspertëve dhe biznesmenëve. 123456789Rezultati i secilit vend është një kombinim i të paktën 3 burimeve të të dhënave të nxjerra nga 13 sondazhe dhe vlerësime të ndryshme të korrupsionit. Këto burime të…
Presidenti Trump ka thënë se ka folur me presidentin Putin për luftën në Ukrainë, në bisedën e parë midis një presidenti amerikan dhe liderit rus pas gati tre vjetësh. Pa zbuluar detaje, Trump tha se ishte “duke bërë përparim” drejt sjelljes së paqes në Ukrainë. “Ne duam ta ndalojmë luftën Ukrainë-Rusi,” tha ai në bordin e Air Force One. Megjithatë, Trump nuk pranoi të zbulonte nëse biseda me Putinin ishte zhvilluar para apo pas inaugurimit të tij si president më 20 janar. “E kam pasur atë bisedë. Le të themi thjesht se e kam pasur… Dhe pres të kem shumë…
Moderatorja e njohur Albana Osmani ka shprehur mbështetjen për kryebashkiakun Erion Veliaj. Përmes një postimi të gjatë në rrjete sociale, Osmani shkruan se sot zgjedh të mbështesë Veliajn. Postimi i plotë: Si një qytetare e ndërgjegjshme dhe e paanshme politikisht, e cila nuk ka ndërtuar kurrë karrierën mbi interesat e politikës, qëndrimi im sot nuk buron nga përfitimi apo aleanca, por nga një parim thelbësor: drejtësia dhe integriteti nuk duhet të maten me impulsin e turmave, por me faktet dhe të vërtetën.Në këtë moment kritik, kur debati publik është mbushur me emocione të ndezura, pyetjae vërtetë nuk është thjesht mbi…
Duke folur për drejtësinë e re, në “Sy m’sy”, kryeministri Edi Rama u shpreh se kreu i Prokurorisë së posaçme, Altin Dumani, është i “goditur” çdo ditë ndërsa shtoi se ai ka pasur solidaritetin nga ana e mazhorancës. “Kreu i SPAK Altin Dumani përditë është i goditur familjarisht me libër shtëpije, siç dinë të bëjnë vetëm bufi i kënetës dhe kua kua kua-të, ka të gjithë solidaritetin tonë”, tha ai.
Kryeminitri, Edi Rama ka komentuar në rubrikën “Sy më sy” në rrjetet sociale arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Rama: Në këtë proces pas 5 vitesh institucionet kanë krijuar një vetëbesim të plotë dhe u ka munguar kritika konstruktive. I nisur nga një novelë, dorëzuar shkurtin e kaluar në SPAK që ka pjellë një roman 4000 faqe ku prokurorët dhe gjykatësit paraprakë kanë arritur që edhe nënën me fëmijën 6 vjeç ta lënë në Arrest shtëpie kur babanë e kanë çuar në qeli. Kush e merr dhe e sjell këtë fëmijë nga shkolla, si i jepet për…
Kryeministri Edi Rama, duke iu përgjigjur një nga komentuesve në Facebook i cili ka kërkuar dorëheqjen e kreut të qeverisë, ai u shpreh se vetëm 2 janë arsyet që do ta largojnë nga politika. “Ka vetëm 2 rrugë të më largojë nga politika, ose më largon zemra, ose më largon populli i Shqipërisë. Më 11 maj për fat të mirë do të votojë edhe një pjesë e shqiptarëve të larguar dhe jam shumë kurioz si do të votojnë kur thuhet që i largova unë. Nuk jam unë i kapur pas pushtetit, por pas punës”, tha ai.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Rama: Marrja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës për ta mbyllur pa gjyq në qeli për të lënë një qytet të tërë pa kokën që i kanë vënë mbi shpatulla, është një ngjarje tejet e madhe që nuk mund ta kaloj me “skam koment”. Unë nuk do t’i mbaj më për vete opinionet e mija. Në të gjitha rastet që drejtësia do të bëjë punën e saj. Sot opinioni im është ky: Drejtësia e re ka fituar vetëbesimin e nevojshëm. Mbështetja jonë do…
Koreja e Jugut është tronditur nga një ngjarje e rëndë pasi një mësuese ka goditur për vdekje me thikë një vajzë 8 vjeçare në një shkollë fillore në Daejeon. Vajza u gjet me plagë me thikë në katin e dytë të shkollës dhe u shpall e vdekur në spital. Presidenti në detyrë i vendit Choi Sang-mok urdhëroi një hetim mbi rastin dhe u kërkoi autoriteteve “të zbatojnë masat e nevojshme për të siguruar që incidente të tilla të mos ndodhin më kurrë”. Mësuesja kishte kërkuar një pushim prej gjashtë muajsh duke përmendur depresionin më 9 dhjetor, por ajo u kthye…
Departamenti i Drejtësisë i SHBA u ka kërkuar prokurorëve të heqin akuzat për korrupsion kundër kryetarit të Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams. Në një memorandum të parë nga partneri amerikan i lajmeve i BBC-së, CBS, zëvendësprokurori i Përgjithshëm në detyrë, Emil Bove, i emëruar nga presidenti Donald Trump, udhëzoi prokurorët federalë në Distriktin Jugor të Nju Jorkut që të mbyllin çështjen. Adams u akuzua në shtator për pesë akuza, duke përfshirë ryshfet, konspiracion dhe shkelje të financimit të fushatës. Ai ka deklaruar pafajësinë. Ai akuzohet për pranimin e fondeve të paligjshme për fushatën dhe mijëra dollarë në përfitime nga…
Të paktën një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur pasi dy avionë privatë u përplasën të hënën në aeroportin Scottsdale në Arizona të SHBA. Sipas zyrtarëve të aeroportit, një aeroplan biznesi i mesëm u përplas me një aeroplan tjetër që ishte parkuar në pronë private. Administrata Federale e Aviacionit tha se avioni privat që u përplas me avionin e parkuar kishte dalë nga pista. Avioni që doli nga pista, një Learjet 35A, i përkiste këngëtarit amerikan Vince Neil, i cili nuk ishte në bord.