Sali Berisha dhe Flamur Noka kanë bllokuar foltoren e Kuvendit. Berisha kërkoi të flasë sërish, ndonëse përfundoi radhën e tij, ndërsa mori edhe kohën e deputetes së PD-së Albana Vokshi. Me dakordësinë e Këshillit të Ministarve, Berishës iu dha 30 sekonda kohë dhe përfundoi fjalën duke liruar foltoren. ”Me fjalën time nuk u arrestoj ju, u ka hyrë frika deri në palcë dhe mendoni se do u arrestojë Berisha në Parlament”,-tha Berisha.
Author: tirana
Kreu i PD-së, Sali Berisha nga seanca plenare në Kuvend, teksa kërkoi që kryeministri Edi Rama të japë dorëheqjen pas arrestimit të Erion Veliajt, tha se njerëzit e Soros janë kudo në PS. ”Edi Rama duhet të japë dorëheqjen menjëherë, për faktin se është një kukull e Soros në Shqipëri dhe është koka e krimit në Shqipëri”, deklaroi Berisha. Seanca vijon që të ketë tension, por Berisha po vijon që të flasë për arrestimin e Veliajt sot me urdhër të SPAK-ut dhe akuzat e shumta janë edhe në drejtim të Soros. Nga ana tjetër, Berisha u shpreh se njeriu i…
Kreu i PD-së, Sali Berisha dha një deklaratë kontradiktore nga oborri i Parlamentit. Ndërkohë që e quajti arritje të opozitës arrestimin e Erion Veliajt, ai shton se SPAK është organizatë kriminale. ”Dorëheqje e menjëhershme e Ramës, SPAK absolutisht organizate kriminale, arrestimi ishte falë opozitës”,-tha Berisha. Më pas kryeparlamentarja Elisa Spiropali i mbylli mikrofonin dhe ia dha fjalën deputetit të PS-së, Petro Koçi. ”Çdo veprim që bën SPAK, juve u bën të ndiheni keq. SPAK sipas jush duhet të ishte një organizatë kriminale. Mund të vazhdoni të jetoni në normalitet në këtë Kuvend, që është zgjedhur nga qytetarët për të mbjellë…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Blushi tha se arrestimi i tij është kryer më urdhër të kryeministrit Edi Rama dhe me 8 vite vonesë. Ai vijon më tej me akuzat duke thënë se Erion Veliaj ka futur ne borxh për 30 vite qytetarët e Tiranës për një vjedhje 500 milion euro. Deklarata e Tedi Blushit Përshëndetje! Arrestimi me regji, me 8 vite vonesë, me shumë delikatesë dhe me pekule i Erion Veliajt, tregon qartë fytyrën e Narkodrejtësisë apo drejtësisë së kapur për fyti nga Edi Rama,…
Bedri Hamza kandidoi për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës. Këtë të hënë ai tha se nuk do ketë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje. ”Ne nuk do të përfshihemi në asnjë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje. Ata duan pushtet absolut. Nxitën urrejtje, kurse ne bashkim dhe bashkëpunim”, tha Hamza para mediave. Për më tepër shtoi se janë të gatshëm për koalicion me partitë opozitare, por se duhet të priten rezultatet përfundimtare. ”Ne do të punojnë të iu japim qytetarëve atë qeveri që e kërkojnë dhe për çka votuan. Partisë së parë i takon të provojë të krijojë institucionet, nëse nuk mundet ne…
Pas arrestimit të Erion Veliajt, është mbledhur grupi parlamentar i PS-së. Mbledhja po drejtohet nga kreu Niko Peleshi. Pritet të shihet nëse PS do të distancohet nga kryetari i Bashkisë së kryeqytetit. Nuk ka një reagim zyrtar nga PS-së ende për çështjen e arrestimit të Veliajt. Toni Gogu tha se nuk flet për çështjet e drejtësisë, ndërsa tha se Erion Veliaj mbetet miku i tij i mirë.
SPAK-u në njoftimin zyrtar për arrestimin e Erion Veliajt dhe jo vetëm, tha se po kryen hetime paraprake ndaj një deputeteje, si person i dyshuar për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Mësohet se bëhet fjalë për deputeten e PS-së, Klotilda Bushka. “Prokuroria e Posaçme po kryen hetime paraprake ndaj deputetes së Kuvendit të Shqipërisë, shtetases K.B. Emri i kësaj të fundit është regjistruar në regjistrin përkatës të njoftimeve si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal. Deri në këtë fazë konstatohet se…
Zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo tha sot se mediat e Ramës janë alarmuar me urdhër nga lart. Sipas saj kjo pas zbarkimit në Tiranë të grupit të fushatës fituese të Presidentit Trump, kryesuar nga Chris LaCivita. Garo shton se alarmi nga njerëzit e Trump në Tiranë ka bërë që Rama të urdhërojë arrestimin e Veliajt. Deklarata e zëdhënëses së PD, Floriana Garo: Mediat e Edi Ramës janë alarmuar sot, me urdhër nga lart, pas zbarkimit në Tiranë të grupit të fushatës fituese të Presidentit Trump, kryesuar nga Chris LaCivita. Në kor dhe të organizuara, ato kanë filluar sulmin kundër Presidentit…
SPAK-u ka zbardhur akuzat për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj i arrestuar sot rreth orës 14:00. Zbardhet akuza edhe për bashkëshorten e tij Ajola Xoxa. Njoftimi i plotë Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal Nr. 27 të vitit 2024, që bën fjalë për veprat penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave…
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka reaguar pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Teksa po dilte nga selia e PD, Berisha tha se kjo tregon se piramida e krimit po shembet. ”Po shembet piramida e krimit”, tha Berisha teksa u pyet nga gazetarët.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu e shoqëruar edhe nga drejtori i ISHSH Tiranë, Klinton Leka zhvilloi një vizitë në një fasoneri në Tiranë me rreth 600 të punësuar, kryesisht gra dhe vajza dhe që 100% të prodhimit e eksporton jashtë vendit. Fokusi i kësaj vizite ishte përmbushja e kushteve higjieno-sanitare, ku ministrja gjatë një bashkëbisedimi me vajzat dhe gratë foli mbi rëndësinë e integrimit të tyre në tregun e punës, kushtet e punës dhe vëmendjen që duhet t’i kushtojnë kujdesit shëndetësor. Duke u ndalur te punësimi i vajzave dhe grave, ministrja Koçiu u shpreh se një prej…
Presidenti, Bajram Begaj u prit sot me nderime të larta shtetërore në Podgoricë nga homologu i tij, Jakov Milatović. Krerët e dy shteteve zhvilluan një takim kokë më kokë e më pas me praninë e delegacioneve përkatëse. Biseda u fokusua në dialogun dhe marrëdhëniet dypalëshe, rrugëtimin e përbashkët Euroatlantik, situatën në rajon, sfidat e përballjes me faktorë të tretë, si edhe për shqiptarët në Malin e Zi dhe minoritetin malazez në Shqipëri. Në takim u konfirmuan marrëdhëniet shumë të mira dhe miqësore mes Shqipërisë dhe Malit të Zi si dy shteteve fqinje dhe anëtare në NATO që po negociojnë intensivisht…