Author: tirana

PD dhe PS kanë vendosur të shtyjnë për nesër diskutimin në Komisionin e Ligjeve për dy draftet e paraqitura për ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Megjithëse mbledhja e komisionit të Ligjeve e kishte parashikuar sot në rendin e ditës, kryetarja e Komisionit, Klotilda Bushka njoftoi pamundësinë e relatorit demokrat, Oerd Bylykbashi për të marrë pjesë sot. “Me kërkesë të bashkërelatorëve për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, do i shtyjmë për nesër projekt aktet. Bylykbashi ka njoftuar se nuk mund të marrë pjesë sot”, tha Bushka. Më tepër se sa një shtyrje formale, duket se PD dhe PS i kanë dhënë vetes edhe…

Read More

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha këtë të hënë në rifillimin e gjyqit të tij për korrupsion se ai po përballet me “sfida shëndetësore”. Netanyahu nuk u paraqit në gjykatë javën e kaluar për shkak se ishte në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe një javë më parë seanca u shty për shkak se një nga gjyqtarët ishte me grip. Në fillim të seancës së sotme, Netanyahu tha se po përballej me “sfida shëndetësore” dhe se po merrte doza të forta antibiotikësh. Netanyahu zbuloi se ai tani duhet të marrë 1500 miligramë antibiotikë në ditë. Gjyqi i…

Read More

Urdhri ekzekutiv i Donald Trump për ndërprerjen e fondeve për ndihmat e huaja për një periudhë 90 ditore ka prekur edhe misionet amerikane ICITAP dhe OPDAT në Shqipëri. Mësohet se pas vendimit të Trump, ekspertët amerikanë të këtyre misioneve që ishin vendosur nëpër institucionet shqiptare janë larguar. Bëhet fjalë për personat dhe grupet e punës që kanë no dhënë ekspertizën e tyre në fushën e ligjbërjes dhe ligjzbatimit, madje një pjesë e tyre kanë punuar edhe me reformën në drejtësi dhe procesin e vetingut në drejtësi. Përfshirja e OPDAT dhe ICITAP me ekspertizë ligjore në Shqipëri është e zgjeruar, duke…

Read More

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka tërhequr vëmendjen bashkive lidhur me publikimin e listat të zgjedhësve për parlamentaret e 11 majit. Sipas KQZ-së, janë konstatuar vonesa në afishimin e listave të zgjedhësve në disa bashki, ka vështirësi në aksesimin e zgjedhësve me aftësi të kufizuara, ndërsa informacioni për caktimin e QV-ve dhe njoftimi i zgjedhësve ende nuk është raportuar. Procesi i njoftimit të zgjedhësve nuk ka filluar në shumicën e bashkive për shkak të mungesës së fondeve dhe modelit të njoftimit, ndërsa afati për përfundimin e tij është 6 mars 2025. Ndaj KQZ i kërkon bashkive të përfundojnë raportimin e…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha së bashku me aleatët opozitarë kanë prezantuar sot (10 shkurt) Christopher LaCivita si drejtuesin e fushatës elektorale të PD për zgjedhjet e 11 majit. LaCivita ka drejtuar edhe fushatën e presidentit të SHBA-ve Donald Trump. Sali Berisha u shpreh se Chris LaCivita është njeriu që pati fatin e madh t’i drejtohet kombit amerikan nga Mar-A-Lago natën e shpalljes së fitores nga presidenti amerikan. “Këtu jam para jush me zotin Chris LaCivita, kryetarin e komitetit kombëtar republikan dhe bashkëkryetarin, bashkëarkitektin e fushatës së rikthimit me votën e lirë më të fuqishëm, më të jashtëzakonshëm në…

Read More

Ish-zv.ministri Bejtja mbërriti i vetëm në ambientet e SPAK dhe nuk dihet ende arsyeja. Kujtojmë që Ilir Bejtja është shkarkuar nga detyra më 28 Shtator 2023, me një vendim qeverie. Ish-zv.ministri Bejtja ka qenë edhe ish-deputet i Partisë Socialiste. VENDIM PËR LIRIM NGA TË ILIR BEJTJAS Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Z. Ilir Bejtja, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, lirohet nga kjo detyrë.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet…

Read More

10 ditë pas ngjarjes së ndodhur në Fushë Krujë ku iu vendos tritol fasadës së një lokali, është arrestuar njëri nga autorët. Policia thotë se është identifikuar autori kryesor i vendosjes së lëndës eksplozive dhe vijon puna për kapjen e M. Z., 40 vjeç, ndërsa ka rënë në pranga bashkëpunëtori, Mondi Topalli. Shtetasi M. Z., dyshohet se ka vendosur lëndën plasëse në lokalin e shtetasit B. T., dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes me automjetin e shtetasit të arrestuar. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit M. Z., shërbimet e Policisë kanë gjetur e sekuestruar një armë gjahu…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur drejtuesit politik në selinë e Partisë Socialiste. Gazetarja Greta Bullari raporton se janë bërë diskutime për zgjedhjet e 11 Majit, ku në fokus ka qenë vota e diasporës. Ajo theksoi se kanë folur për angazhimin e strukturave jo vetëm në territorin e Shqipërisë dhe jashtë saj, për t’u prezantuar në këtë mënyrë dhe me porositë e paracaktuara. Ndërkohë, vetë kryeministri Rama ka dhënë detaje dhe për votën e diasporës. Nga KQZ, deri në këto momente janë rregjistruar 112 mijë emigrantë, kërkesa e të cilëve është miratuar për të votuar në zgjedhje. Gjithë fokusi i mbledhjes…

Read More

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje diasporës që të regjistrohet në PER dhe të bëhen pjesë e procesit zgjedhor në 11 maj. “Ju uroj mirëmëngjesi nga selia e PS, 22 ditë nga përfundimi i regjistrimi të zgjedhësve në diasporë.11 maji votim historik edhe për faktin që për herë të parë shqiptarët do të votojnë nga aty ku jetojnë me postë. Kush do të bëhet pjesë e kësaj historie të re për demokracinë tonë, duhet të regjistrohet deri në 4 mars, sepse votimi bëhet me postë dhe koha për të çuar fletë e votimit në shtëpi çdo zgjedhësi me një…

Read More

Elbasan Ndërhyrja e shpejtë dhe veprimet profesionale të shërbimeve të Policisë parandalojnë përshkallëzimin e dhunës në një familje, në fshatin Godolesh. Kapet dhe vihet në pranga 49-vjeçari që ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe tentoi të godiste me sëpatë djalin e tyre të mitur. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, pas marrjes së njoftimit për një rast të dhunës në familje, në fshatin Godolesh, kanë ndërhyrë menjëherë me qëllim për të parandaluar përshkallëzimin e situatës. Si rezultat i veprimeve të shpejta, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. V., 49 vjeç, i cili…

Read More

Pesë destinacionet turistike më tërheqëse në botë në vitin 2025, sipas hulumtimit të ekspertëve britanikë, do të jenë Cape Town, Bangkok, Nju Jorku, Melburni dhe Londra. Përfundimi është arritur në bazë të deklaratave të 18.500 njerëzve në mbarë botën, të cilët kanë folur për ushqimin, atraksionet, sigurinë, jetën e natës dhe ngjarjet kulturore në qytetet ku jetojnë, si dhe në bazë të vlerësimit të ekspertëve të faqes Timeout.com, të cilët kanë analizuar përgjigjet e tyre. Sipas faqes britanike të turizmit, banorët e anketuar shprehën mendimet e tyre nëse ushqimi dhe arti cilësor disponoheshin me një çmim të arsyeshëm, por edhe…

Read More