Author: tirana

Jo vetëm Erion Veliaj ra në pranga. GJKKO ka caktuar masa ”detyrim paraqitjeje” edhe për pesë biznesmenët. Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha. Dyshohet se biznesmenët kanë marrë tenderë të dyshimtë pranë Bashkisë. Fatmir Bektashi ka masë detyrim paraqitjeje është në dosjen e aferës Partizani.

Read More

Erion Veliaj është dërguar në Bllokun e Sigurisë në rrugën “Mine Peza”. Çdo qytetar që arrestohet, fillimisht duhet të shoqërohej në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës. Pasi t’i komunikohej akuza dhe konfirmohej masa e sigurisë, më pas do të duhej të transportohej në Bllokun e Sigurisë. Ndryshe ka ndodhur me kryebashkiakun e Tiranës. Teksa pritej ti komunikohej masa e sigurisë, Veliaj është transportuar direkt në ambientet e Bllokut të Sigurisë. Pas 48 orësh pritet që Veliaj të dalë para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë. Ajola Xoxës nuk i është komunikuar ende masa e sigurisë…

Read More

Erion Veliaj u arrestua nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Për këtë Rama ka anuluar të gjitha takimet që kishte për të zhvilluar në Shkodër. Kreu i qeverisë është nisur urgjent drejt Tiranës pas arrestimit të Veliajt. Rama kishte planifikuar një drekë me zyrtarë dhe kryetarë bashkish të PS si dhe më pas do të zhvillonte një takim me strukturat e PS në Shkodër. Shefi i qeverisë ka anuluar inspektimin e aksit rrugor Shirokë-Zogaj, drekën dhe takimin me strukturat në qarkun verior të vendit. Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për Erion Veliaj dhe…

Read More

”Arrest me burg” është dhënë nga GJKKO për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Oficerët e BKH-së e kanë marrë nga zyra Veliajn dhe e dërguan fillimisht tek Drejtoria e Përgjithshme e Policisë. Veliaj tashmë është dërguar tek Blloku i Sigurisë te “Mine Peza”. Ndaj Veliajt, Prokuroria e Posaçme ka ngritur disa akuza.

Read More

Lulzim Basha ka reaguar pas arrestimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt. Për të Bashkia është shndërruar në një vatër korrupsioni dhe lavatriçe të parave të pista, duke shërbyer interesave të një grupi të vogël, dhe jo qytetarëve. Postimi i plotë Nën drejtimin e Erion Veliajt dhe me mbështetjen e Edi Ramës, Bashkia e Tiranës u kthye në një vatër korrupsioni dhe në lavatriçe të parave të pista, në shërbim të një grushti të vogël njerëzish, jo të qytetarëve. Përshëndes vendosmërinë e SPAK për t’i shkuar deri në fund aferave korruptive dhe inkurajoj institucionet e drejtësisë të veprojnë…

Read More

Egli dhe Gjesti ndajnë shtratin së bashku, kanë bërë së fundmi disa veprime me të cilat kanë marrë vëmendje. Në rrjet po aludohet se kanë kryer marrëdhënie, në bazë të disa videove që janë shpërndarë. Edhe pse kanë pasur ulje dhe ngritje në raport, ata nuk janë deklaruar akoma çift. Gjesti ka shpreh disa herë se nuk ka ndjenja për të dhe se nuk dëshiron ta lëndojë. Egli në anën tjetër është parë më e përfshirë në këtë marrëdhënie, edhe pse ka pasur momente që u ndje keq në bazë të veprime të këngëtarit pejan.

Read More

Dashi Bëj që zemra jote të ulërijë këtë javë, Dash! Do të ndihesh i/e përfshirë me gjithë shpirt në dëshirat e tua. Dashuria e vërtetë, flirtet dhe romanca janë në qendër të vëmendjes dhe beqarët mund të jenë të etur për mundësi të reja. Gjithashtu, hobit, krijimtaria dhe sportet do të të emocionojnë. Nëse ke fëmijë – ose dëshiron të kesh – kjo temë mund të të preokupojë. Megjithatë, duket se në mendje ke edhe një shqetësim, ndoshta rreth një miqësie ose një çështjeje financiare. Mundohu të veprosh me mençuri. Demi Kjo javë mund të të bëjë të ndihesh i/e…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është arrestuar me urdhër të SPAK. Ndaj tij, Prokuroria e Posaçme po kryente hetime lidhur me disa akuza, si shpërdorim detyre, korrupsion aktiv, korrupsion pasiv, mosdeklarim i pasurisë dhe pastrim parash. Zyrtarë të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë kryer disa herë kontrolle në ambientet e biznesit të bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxa, dhe vëllait të tij, Arbi Veliaj.

Read More

Tentoi të merrte me forcë një 15-vjeçare, kapet dhe ndalohet 30-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Lunar, njësia administrative Selishtë, një shtetas po tentonte të merrte me forcë një shtetase të mitur, kanë shkuar menjëherë në drejtim të këtij fshati. Si rezultat i veprimeve, është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit G. L., 30 vjeç, banues në fshatin Lunar, i cili dyshohet se ka tentuar të marrë me forcë një 15-vjeçare, në rrugë. Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Dibër arrestuan në flagrancë shtetasin J. D., 37 vjeç,…

Read More

Kryeministri Edi Rama inspektoi rindërtimin e “Muzeut të Kujtesës” dhe hapësirën përreth xhamisë në Shkodër. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë u shpreh se Shkodra ka hyrë në një fazë të re, ndërsa shtoi se ‘ky është vetëm fillimi i një transformimi që nisi 30 vjet me vonesë’. “Janë dy projekte transformuese për Shkodrën. I pari në sensin e marrëdhënies me të shkuarën dhe të domosdoshmërisë për të pasur një ekspozim të hapur të gjithë atyre plagëve të tmerrshme që diktatura komuniste hapi në Shkodër. I dyti për të krijuar një situatë të re brenda perimetrit të zemrës së…

Read More

Një oficer policie në qytetin Bengaluru të Indisë, nuk arriti ta njohë këngëtarin e famshëm 33-vjeçar, Ed Sheeran dhe kështu shkëputi mikrofonin e yllit teksa ai po këndonte. Sheeran ishte në mes të hitit të tij të madh “Shape Of You” kur oficeri i policisë iu afrua, duke u dukur mjaft i mërzitur. Një fans që shikonte performancën në rrugë u shfaq duke u përpjekur t’i shpjegonte oficerit të policisë se ai ishte këngëtari i famshëm britanik, por oficeri vazhdoi i pandikuar, duke i hequr spinën mikrofonit që ishte te këmbët e 33-vjeçarit. “Ne kishim leje, kështu që fakti që…

Read More

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka numëruar 90.13% e votave. Më konkretisht Lëvizja Vetëvendosje prin me 41% të votave, PDK e dyta me 22.37%, LDK e treta me 17,57%, ndërsa AAK-NISMA kanë marrë 7,68%. Koalicioni për Familjen nuk e ka kaluar pragun.Me këto rezultate, është tërësisht e paqartë se si do të formohet qeveria e re. Rezultati deri më tani i jep VV-së 46 deputetë, PDK-së 25 deputetë, LDK-së 20 deputetë dhe AAK-së 9 deputetë. Minoritetet marrin 20 deputetë.Duke qenë kështu, VV-ja është larg numrit të nevojshëm prej 61 deputetësh për ta formuar qeverinë.

Read More