Tre të rinj janë arrestuar pasi kryen veprime të dhunshme në derbin Partizani-Tirana. Policia bën me dije se në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale E. I., 26 vjeç, E. V., 31 vjeç dhe L. I., 29 vjeç. Po ashtu janë shtetasit: M. S., 31 vjeç, A. Q., 23 vjeç, I. Xh., 37 vjeç, R. B., 30 vjeç dhe A. R., 17 vjeç. Ka pasur edhe pesë procedime, ku mes tyre është edhe sekretari i përgjithshëm i K.F. Partizani, shtetasi me iniciale G.B., dhe delegati i ndeshjes nga FSHF, shtetasi M. S. Njoftimi: Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë Procedohen penalisht…
Author: tirana
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un tha se një partneritet i shtuar i Shteteve të Bashkuara me Korenë e Jugut dhe Japoninë përbën një kërcënim të madh për vendin e tij dhe u zotua se do të forcojë më tej programin e tij të armëve bërthamore, njoftuan mediat shtetërore të dielën. Ai ka bërë paralajmërime të ngjashme edhe në të kalurën, por deklara e tij e fundit, sipas analistëve nënkupton se udhëheqësi i Koresë së Veriut nuk ka të ngjarë të pranojë propozimin e Presidentit Donald Trump për një takim dhe rigjallërim të përpjekjeve diplomatike së shpejti. Në…
Forcat e armatosura izraelite njoftuan se kanë kryer një sulm ajror të dielën kundër një tuneli nëntokësor në kufirin e Sirisë dhe Libanit, i cili sipas tyre po përdorej nga lëvizja libaneze Hezbollah për të kontrabanduar armë. Ata folën në deklaratën e tyre për një “goditje precize” që ata filluan “në një bazë të inteligjencës” kundër “një tuneli që shtrihej nga territori sirian në territorin libanez dhe u përdor nga Hezbollahu për të kontrabanduar armë”. Ata gjithashtu raportuan se bombarduan “disa objekte të tjera të Hezbollahut” në Liban, pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit në fuqi midis Izraelit dhe lëvizjes libaneze të…
Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se do të shpallë një taksë importi prej 25% për të gjithë çelikun dhe aluminin që hyjnë në SHBA, një lëvizje që do të ketë ndikimin më të madh në Kanada. Trump tha gjithashtu se do të kishte një njoftim më vonë gjatë javës për tarifat reciproke për të gjitha vendet që tatojnë importet nga SHBA, por ai nuk specifikoi se cilat kombe do të synoheshin, apo nëse do të kishte ndonjë përjashtim. “Nëse ata na akuzojnë ne, ne i akuzojmë ata”, tha Trump.Kanadaja dhe Meksika janë dy nga partnerët më të mëdhenj tregtarë…
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga parku fotovoltaik në Devoll. Në një postim në rrjete sociale, kreu i qeverisë shkruan se ky burim i ri energjie i shtohet zinxhirit të prodhimit vendas. “Mirëmëngjes dhe me një tjetër burim të ri energjie diellore në Devoll, që i shtohet zinxhirit të prodhimit vendas, në rrugën drejt pavarësisë energjitike të Shqipërisë 2030, ju uroj një javë të mbarë”, ka shkruar Rama.
Janë numëruar 88.04 përqind e votave në Kosovë. Sipas të dhënave nga KQZ, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 41.29% apo 306 556 vota, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës me 21.83% apo 162 033 vota dhe Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.75 përqind apo 131 798 vota. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate kanë siguruar 7.68% të votave apo 56,994 vota, ndërsa Lista Serbe ka marrë 3.96% apo 29,406 vota. Koalicioni për Familje ka marrë 2.31% apo 17,174 vota. Procesi i numërimit vazhdon ndërsa rezultatet e tjera priten në orët në vijim. Sipas KQZ, në procesimin e votimit…
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një këmbësoreje është regjistruar në aksin Lushnjë-Fiershegan, pranë fshatit Barbullinjë. Mësohet se viktimë ka mbetur shtetasja Hatie Topi, e cila teksa ishte duke kaluar rrugën për të shkuar në punë, është përplasur nga një automjet tip “Audi”. Drejtuesi i mjetit është vetë dorëzuar në komisariatin e Lushnjës. Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë shpejtësia. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rastit. Njoftimi: Lushnjë/Informacion paraprak Rreth orës 05:30, në aksin rrugor Lushnjë-Berat, në fshatin Barbullinjë, automjeti me drejtues shtetasin A. M., 46 vjeç, banues në Kuçovë, ka…
Territori shqiptar do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike gjatë paradites, duke sjellë intervale me kthjellime përjashtuar ekstremin verilindor – juglindor ku priten vranësira të dendura. Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të shtojnë vranësirat në të gjithë territorin e vendit, ku më të dukshme do të jenë në zonat malore përgjatë kufirit lindor. Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në vlerat minimale, por ulen maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga -4°C vlera më e ulët deri në 12°C vlera më e lartë në territor. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në…
Dashi Java do të nisë në mënyrën më të mirë të mundshme. Do të keni një vullnet të admirueshëm, duke e parë jetën ndryshe nga gjithë negativitetet e së kaluarës. Në vendin e punës keni patur mundësi edhe më të shumta, por kjo e hënë do të bëjë që të kapërceni veten dhe të mos lini që t’iu ikë asgjë. Kjo është një periudhë mjaft e favorshme edhe sa i takon jetës sentimentale. Demi Mërkuri do të hyjë në shenjën tuaj, duke bërë që të lini pas disa probleme që ju kanë munduar. Java që po nis do të jetë…
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka shpallur fitoren në zgjedhjet parlamentare të Kosovës. Në një deklaratë për mediat, Kurti deklaroi se Vetëvendosja do të formojë koalicionin qeverisës me partinë Guxo dhe partinë Alternativa.”Më lejoni që të falënderoj të gjithë qytetarët e republikës tonë për pjesëmarrjen në këto zgjedhje të para të rregullta parlamentare që kur se e kemi pasur pavarësinë. Nuk ka pasur incidente. Zgjedhjet ishin të lira, demokratike dhe të ndershme, falënderoj të gjithë votuesit e koalicionit fitues me partinë Guxo dhe Alternativën. Ne jemi subjekti i parë fitues i cili do ta formojë qeverinë”, deklaron Kurti.
KOSOVË- Partia qeverisëse e Kosovës Vetëvendosje është në rrugën e duhur për të dalë e para në zgjedhjet parlamentare të së dielës, por asaj do t’i duhet të negociojë një koalicion me partitë e tjera për të formuar një qeveri, tregoi një exit poll. Reuters shkruan se rezultati i zgjedhjeve pritet të jetë një rënie nga më shumë se 50% që fitoi partia e kryeministrit Albin Kurti në vitin 2021. Por e vendos atë në pozicionin për të udhëhequr qeverinë e ardhshme në një vend, politika e të cilit dominohet nga marrëdhëniet me Serbinë fqinje dhe serbët brenda kufijve të tij. Gjatë fushatës…
Kosova mbajti të dielën zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, prej së cilës do formohet qeveria e re me mandat 4-vjeçar. Në garë morën pjesë 28 subjekte politike, ndërsa dy milionë qytetarë kishin të drejtë vote. Këto janë zgjedhjet e para të rregullta parlamentare që nga shpallja e pavarësisë. Mbi 100 vëzhgues të BE panë nga afër procesin me qëllim ruajtjen e standardeve demokratike. Pas mbylljes së qendrave të votimit, pritet të nisë procesi i numërimit. Sakaq, janë publikuar edhe Exit Poll-et e para mbi fituesin e zgjedhjeve, por do jetë numërimi i kutive të votimit që do vulosë partinë fituese. Janë…