ANGLI- Ekspertët e shëndetësisë dhe organizatat bamirëse të kancerit thonë se gjetjet duhet të shërbejnë si thirrje zgjimi për ministrat. Më shumë se 1,100 njerëz në vit në Britani të Madhe po zhvillojnë formën më të përhapur të kancerit të mushkërive si rezultat i ndotjes së ajrit, mund të zbulojë Guardian. Ekspozimi ndaj ajrit toksik iu atribuua 515 burrave dhe 590 grave në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2022 që morën adenokarcinoma tani më dominuesja nga katër nëntipet kryesore të kancerit të mushkërive zbuloi një analizë e agjencisë së kancerit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Sipas analizës, normat në Mbretërinë e…
Author: tirana
Menjëherë pas përfundmit të procesit të votimit, ka nisur numërimi i votave të hedhura nga qytetarët për përfaqësuesit e vendit në parlament. Nga numërimi i 134 kutive me vota në Kosovë rezulton: Lëvizja VETËVENDOSJE! 10721 vota ose 37.18 % PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – PDK 7236 vota ose 25.10 % LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – LDK 4983 vota ose 17.28 % AAK – ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËSNISMA – Nisma Socialdemokrate, Konservatorët, Intelektualë 2554 vota ose 8.86 % SRPSKA LIST 1435 vota ose 4.98 % Koalicioni për Familje 421 vota ose 1.46 %
KOSOVA- Prokurori i Shtetit në Kosovë ka ndërmarrë masa konkrete për të siguruar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, duke ndaluar 8 persona të dyshuar për vepra penale që lidhen me të drejtat e votimit. Mësohet se gjatë ditës së diel, pas pranimit dhe verifikimit të informatave, janë hapur katër raste hetimore. Prokurori i Shtetit ka shprehur mirënjohje për bashkëpunimin e qytetarëve, mediave dhe organizatave të shoqërisë civile në identifikimin dhe raportimin e parregullsive, duke kontribuar në ruajtjen e integritetit të procesit zgjedhor. Njoftimi: Mitrovicë: Rasti i parë: Katër persona të ndaluar për “Cenimin e përcaktimit të lirë të votuesve” (neni 210, Kodi Penal i…
Në orën 19:00 në të gjithë Kosovën nisi mbyllja e vendvotimeve për zgjedhjet parlamentare. Menjëherë pas përfundimit të procesit, ka nisur numërimi i votave të hedhura nga qytetërët. Sipas KQZ, nga procesimi i mbi 90% të qendrave të votimit, pjesëmarrja rezulton 40.04% (nuk përfshihet vota e diasporës). Në garë janë 28 subjekte politike, ndërsa katër janë kandidatët për kryeministër: Albin Kurti nga LVV-ja, Bedri Hamza nga PDK-ja, Lumir Abdixhiku nga LDK-ja dhe Ramush Haradinaj nga koalicioni AAK-Nisma dhe partnerët e tjerë. Gjatë fushatës zgjedhore, katër kandidatët për kryeministër kanë folur për mundësinë e lidhjes së koalicioneve paszgjedhore. Disa prej tyre…
Tiranë, Shqipëri – Ambasada e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Shqipëri organizoi një aktivitet të veçantë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Leopardit Arab, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe Kopshtin Zoologjik të kryeqytetit, me synimin për të rritur ndërgjegjësimin mbi mbrojtjen e këtij lloji të rrallë dhe për të promovuar edukimin mjedisor në komunitet. Paradë ekologjike dhe festë kulturore Aktiviteti nisi me një ecje simbolike nga Liqeni i Tiranës deri te Kopshti Zoologjik, për të inkurajuar lidhjen me natyrën dhe për të forcuar kulturën e mbrojtjes së mjedisit. Pas arritjes në Kopshtin Zoologjik, filluan fjalimet zyrtare. Drejtoresha e…
Wizz Air, një nga kompanitë më skandaloze të fluturimit, e cila njihet si “makthi” i qytetarëve është përfshirë në një tjetër skandal. Kjo kompani e cila thotë se është me kosto të ulët, por në të vërtetë është një kosto e madhe për qytetarët të cilët kalojnë një kalvar të gjatë vuajtjesh me këtë kompani ajrore këtë herë ka tejkaluar numrin e pranuar të rezervimeve duke lënë një pjesë të madhe të udhëtarëve në tokë në udhëtimin e linjës Pisa-Tiranë. Të shqetësuar, pasagjerët e kësaj linje kanë denoncuar pranë redaksisë së CNA se kanë mbetur pa fluturuar për shkak të…
Parandalohet përshkallëzimi i një konflikti me armë në Lezhë. Në pranga ka rënë 32 vjeçari Danjel Nikolli, i cili pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrarë një 33 vjeçar në fshatin Shënkoll. Nikolli për motive të dobëta është konfliktuar fizikisht me 33 vjeçarin dhe më pas ka qëlluar dy herë me armë zjarri pistoletë në drejtim të tij për ta vrarë. 32 vjeçari akuzohet për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
‘The Guardian’ i ka kushtuar një artikull zgjedhjeve që po mbahen sot në Kosovë. Shkrimi i prestigjiozes britanike i ka parë këto zgjedhje në disa kontekste, gjeopolitike, rajonale apo edhe të brendshme. The Guardian analizon marrëdhëniet me Serbinë, me të cilën gjatë mandatit të Kurtit bisedimet nuk kanë ecur në rrugën e duhur dhe të aprovuar nga BE dhe SHBA. Më tej, shkrimi komenton dhe deklaratat e Grenell dhe përpjekjet e Kurtit gjatë qeverisjes së tij për të mbizotëruar me patriotizëm në skenën politike të Kosovës. Së fundmi, The Guardian shikon dhe aspektin ekonomik të Kosovës dhe sondazhet për fituesin…
KOSOVË- Orari zyrtar i zgjedhjeve në Kosovë ka përfunduar në orën 19:00. Por edhe pse orari është mbyllur qendrat e votimit në vend vijojnë të jenë të hapura deri në momentin që votuesit që po presin në radhë të përfundojnë votimin.
IRLANDË- Katër persona janë goditur me thikë në një seri sulmesh të dielën pasdite në zonën Stoneybatter të Dublinit, kryeqyteti i Republikës së Irlandës. Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja nuk ka lidhje me ndonjë sulm terrorist. Autoritetet kanë arrestuar një të dyshuar për sulmin, ndërsa u kërkojnë qytetarëve të rrinë larg vendit të ngjarjes.
Një qytetare serbe u ndalua nga policia dhe u shoqërua në Komisariatin e Zveçanit për fotografimin e fletëvotimit në një qendër votimi në Zveçan, pjesa veriore e Kosovës. Pas raportimit të ngjarjes nga një anëtare e komisionit të qendrës së votimit, ajo u dërgua në stacion policor, edhe pse tha se e ka fshirë fotografinë. Kujtojmë se në garë janë 28 subjekte politike, të cilat garojnë me 1280 kandidatë për 120 karriget në Kuvendin e Kosovës. Rreth 2 milionë shtetas me të drejtë vote në Kosovë kanë të drejtë të zgjedhin se kush do t’i udhëheqë për katër vitet e…
Nga përplasja e tifozëve në derbin Partizani-Tirana, lëndohen disa efektivë policie. Punonjësit e policisë janë dërguar në spitalin e Traumës, ndërsa mësohet se njëri prej tyre është dëmtuar rëndë. Kujtojmë se në momentin e futjes së tifozëve bardheblu, një situatë aspak normale u krijua në tribunat ku qëndronin grupet ultras të dy tifozerive, teksa u desh ndërhyrja e forcave “Shqiponja”, për të shmangur një përleshje masive. Në këtë moment u krijua një hapësirë e madhe mes dy tifozerive nga forcat e policisë, për të shmangur gjuajtjet me flakadanë dhe sende të forta. Situata e tensionuar zgjati për afro 5 minuta,…