Author: tirana

Ndeshja derbi Partizani-Tirana do të nisë në orën 14:00 dhe jo në 13:30 siç ishte planifikuar fillimisht. Ky ndryshim është bërë për arsye logjistike dhe për të lehtësuar lëvizjen në zonën e stadiumit, duke u mundësuar tifozëve të mbërrijnë në kohë në “Arenën e Demave”, thuhet në njoftimin e FSHF. Derbi i gjen të dy skuadrat në pozicione diametralisht të kundërta në renditje. Partizani ndodhet në vend të tretë por praktikisht e ka të siguruar pjesëmarrjen në “Final 4” dhe luftën për titullin kampion, ndërsa bardheblutë janë në vend të parafundit dhe luftojnë për mbijetesë.

Read More

Trump i ka hequr të drejtën për të pasur akses në informacionet e klasifikuara për Antony Blinken dhe Jake Sullivan. “Djalë i keq. Hiqjani lejet”, i tha Trump gazetës New York Post për Blinken, Sekretarin e Shtetit të Biden. Trump deklaroi se kishte hequr autorizimin e sigurisë për paraardhësin e tij, Joe Biden, duke i ndaluar aksesin në informacione të përditshme të inteligjencës. Trump hoqi autorizimet e sigurisë për Zëvendës Prokuroren e Përgjithshme të Biden, Lisa Monaco, e cila ndihmoi në koordinimin e përgjigjes së Departamentit të Drejtësisë ndaj sulmeve të 6 janarit 2021 në Kapitoli. Ata shtuan se Trump…

Read More

Pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje deri në orën 11:00 është 8.60 për qind. Morën pjesë 169, 435 votues nga 1.970.944 me të drejtë vote. Deri në orën 11: 00 në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 kanë votuar 8.30 për qind e votuesve apo 145 mijë e 650 votues. Deri në të njëjtën kohë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës të vitit 2019 kishin votuar 9.64 për qind apo 174 mijë e 669 votues.

Read More

Ilirjan Celibashi ka njoftuar se regjistrimi i votuesve nga jashtë kryhet me Platformën Elektronike të Regjistrimit, dhe jo në terren. Celibashi thekson se e vetmja ndihmë për çdo votues nga jashtë ofrohet përmes telefonit, mesazheve në WhatsApp, Chatbot-it dhe Email-it zyrtar të KQZ-së. KQZ nuk ka autorizuar asnjë person tjetër që të angazhohet në procesin e regjistrimit të votuesve. Deklaratë Publike Regjistrimi i votuesve nga jashtë kryhet vetëm nëpërmjet Platformës Elektronike të Regjistrimit (PER), e cila mund të aksesohet në ëëë.kqz.gov.al ose përmes aplikacionit zyrtar të KQZ për telefona smart. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk ka ofruar dhe nuk…

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani hodhi votën e saj në një nga qendrat e votimit të Prishtinës. “Faleminderit që pritët bashkë me mua, derisa më erdhi radha të votoj në këtë ditë të rëndësishme. Kosova është vendi më i zhvilluar në rajonin tonë. Është ditë vendimtare që të gjithë qytetarët të japin kontributin e tyre, duke marrë pjesë në një proces, nga i cili zgjidhet parlamenti dhe ka rëndësi në jetën e të gjithëve. Është ditë e mirë me diell, besoj është më e lehtë të votohet. I uroj suksese të gjithë atyre që kandidojnë në këto zgjedhje, shpresoj që…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka hedhur votën. Për të është një ditë e madhe dhe e rëndësishme për qytetarët dhe demokracinë e Kosovës. Krasniqi u shpreh se kjo ditë duhet të shfrytëzohet nga secili qytetar që ka të drejtë vote. “Sot është një ditë e mirë, është një ditë e madhe, është një ditë tepër e rëndësishme për vendin tonë, për qytetarët tanë, për demokracinë e Kosovës. Unë bashkë me Melizën sapo votuam në shkollën fillore “Hasan Prishtinë” në Prishtinë”. Me besimin e plotë për të ardhmen e qytetarëve tanë, për mundësinë dhe potencialin për të…

Read More

Qytetarët në Kosovë u janë drejtuar kutive të votimit mëngjesin e kësaj të diele. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha se kjo duhet të jetë një ditë feste. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të dalin masivisht për të vendosur se kush do ta qeverisë Kosovën në katër vitet e ardhshme. “Është ditë feste për të gjithë ne, për LDK, për pokullin e Kosovës. Zgjedhje gjithnjë janë festë dhe le t’i trajtojmë si të tilla. Është ditë e mirë, është ditë e demokracisë dhe i ftoj qytetarët e Kosovës që të marrin pjesë masivisht në vendosjen e…

Read More

G Bani u përjashtua nga gara për çmimin e madh, pas incidentit të mbrëmjes së kaluar, ku këngëtari shtyu Gjestin, duke e rrëzuar nga podiumi ku po qëndronte për lojën e rezistencës. Në zarfin e zi që mbërriti këtë mëngjes në shtëpi, theksohet se dhuna është rreptësisht e ndaluar. Ndërkohë, televotimi për të banorin e preferuar, që u hap në spektaklin e së martës, është anuluar. “Në shtëpinë e Vëllait të Madh rregullat janë thyer. Dhuna e çfarëdolloj forme është rreptësisht e ndaluar. Për këtë arsye, Vëllai i Madh, ka përjashtuar menjëherë nga gara G Banin dhe njofton se televotimi…

Read More

“Trump mund të jetë një bekim për Evropën pasi mund ta zgjojë dhe ta bëjë një fuqi të madhe”, tha kryeministri Edi Rama në një intervistë për gazetën spanjolle “La Razón”. “Përdorimi i emigracionit si një armë politike mund të shkatërrojë Evropën”, shtoi ai. Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë që nga viti 2013, ka prezantuar edicionin e 30-të të Kongresit Botëror të Drejtësisë (WLC) në Madrid në selinë e Cremades & Calvo-Sotelo, ku gjeti rastin për të shpjeguar pse Shqipëria është “vendi i mundësive” – me njerëz mikpritës, të sigurt dhe të bukur si Spanja por shumë më lirë. “Pra…

Read More

Një i ri ka rënë në prangat e policisë, pasi u identifikua si një nga autorët që ka hedhur kapsolla gjatë protestës. Policia njofton se në pranga ra 19-vjeçari nga Tirana, ndërsa 4 të tjerë janë proceduar penalisht. Sipas Policisë, po vijon ende puna me këqyrjen e pamjeve filmike për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë. Tre efektivë mbetën të lënduar prej kapsollave që u hodhën në momentin kur në podium u ngjit Sali Berisha.

Read More

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK, Bedri Hamza votoi në Mitrovicë të Jugut së bashku me familjen e tij. Pas votimit, tha se pret një proces të rregullt dhe demokratik. Ai tha se do të pranojë rezultatin. Hamza u shpreh se nuk ka informacione për ndonjë parregullsi dhe ftoi qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën për të votuar.

Read More

Kryeministri Albin Kurti, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje votoi së bashku me gruan në Prishtinë. “Në këtë mot me diell, në zgjedhjet e para të rregullta parlamentare. I falenderoj qytetarët që kanë votuar deri në këto çaste. Inkurajoj këdo që të ushtrojë të drejtën demokratike, për ta bërë zërin të dëgjohet“, tha Kurti. Thirrje për të dalë në votime kanë bërë edhe kandidatë tjerë për kryeministër. Përveç Hamzës, në garë për këtë pozitë janë edhe Albin Kurti, kryeministër aktual, Lumir Abdixhiku nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Read More