Kryetari i AAK-së ka hedhur votën, teksa dy fëmijët votojnë për herë të parë. Ramush Haradinaj u bëri thirrje qytetarëve të ushtrojnë të drejtën e votës. “Ka filluar mirë, u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të votoni. Kosova ka nevojë për votën tuaj. Na priftë e mbara dhe suksese”, tha ai.
Author: tirana
Lëvizja Vetëvendosje kërkon një tjetër mandat me Albin Kurtin. Vetëvendosje ka prezantuar 25 zotime e programe të reja për katër vitet e ardhshme. Kurti premton përshpejtim të rritjes ekonomike me mbështetje të ndërmarrjeve prodhuese dhe të inovacionit. Përmes programit “1 miliard euro në prodhim”, përmes garantimit të kredive për investitorët, synohet edhe hapja e vendeve të reja të punës. “Gjatë mandatit të ardhshëm paga minimale do të rritet mbi 500 euro. Paga minimale nuk do të tatohet. Kjo nënkupton që dhe për biznesin e vogël individual, 6000 eurot e para të fitimit vjetor do të jenë të liruara nga tatimi”,…
Në panairin më të madh global të turizmit ITB Berlin, Shqipëria do të ketë vendin e nderit. Kryeministri Edi Rama ndau videon promovuese. “Shqipëria e të gjitha ndjesive këtë vit është zgjedhur si Vendi i Nderit në panairin më të madh global të turizmit, ITB Berlin. Për pak javë do të prezantohet atje nga organizatorët ashtu siç nuk mund të imagjinohej deri vetëm disa vite më parë”, theksoi Rama. Pjesëmarrja në këtë panair synon prezantimin dinjitoz të markës turistike të Shqipërisë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë njoftoi se në orët e hershme të mëngjesit. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi deklaroi se materiali zgjedhor është shpërndarë me kohë. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese duke votuar. “Ju njoftoj se në orët e hershme të mëngjesit dhe me kohë, është shpërndarë materiali zgjedhor, ku bëjnë pjesë edhe fletëvotimet, për në të gjitha qendrat e votimit. Në të gjitha qendrat e votimit në Republikën e Kosovës, në 903 qendra votimi me 2,533 vendvotime, ka filluar procesi i votimit në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së…
Këtë të diel, vendi ynë do të mbizotërohet nga mot i kthjellët dhe relativisht i ftohtë. Përjashtim bëjnë zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore, të cilat do të kenë vranësira të shpeshta. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të tyre. Duke u luhatur nga -4°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopi.
Kosova zhvillon sot zgjedhjet parlamentare. Rreth 1 milion e 971 mijë qytetarë rezidentë me të drejtë vote kanë mundësi t’i drejtohen kutive të votimit. Mbi 125 mijë persona do te votojnë për herë të parë. 104,924 votues ishin regjistruar nga diaspora, afati për votim i të cilëve është mbyllur tashmë. Në garë janë 28 subjekte politike me rreth 1280 kandidatë për deputetë. Lëvizja Vetëvendosje, PDK, LDK dhe AAK kanë edhe kandidatët për kryeministër. Qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 7:00 deri në ora 19:00. Sipas vendimit të KQZ-së, janë shtypur 1,752,650 fletëvotime, prej të cilave 1,664,100…
Në një intervistë ekskluzive në Top Story përballë Grida Dumës, kryeministri Albin Kurti në prag të zgjedhjeve, ka folur mbi mandatin e tij 4-vjeçar dhe ambicien për ta qeverisur Kosovën si forcë e vetme edhe për një tjetër mandat. “Këto janë zgjedhjet e para të rregullta që pas shpalljes së pavarësisë. Ndonëse janë të rregullta nuk janë zgjedhje të zakonshme, meqë këto që kemi bërë në këto katër vite është e paparë për Kosovën. Nesër ne e quajmë ditë referendumi. Zgjedhje të rregullta do të ketë në 2029”, tha ai. Kurti tha se në këto katër vite kanë pasur mbështetje…
Milani është në vendin e shtatë të Serie A, duke mposhtur Empolin 2-0 në Stadio Carlo Castellani. Një ndeshje ku ekipet e mbyllën me 10 lojtarë, me Empolin që vazhdon serinë e dështimeve, me 9 ndeshje pa fituar. Ndeshja filloi me një mundësi të mirë për Milanin, kur Yunus Musah vuri në vështirësi portierin Devis Vásquez. Trajneri i Milanit bëri disa ndryshime për të ndezur lojën, por ishte Fikayo Tomori ai që u ndëshkua me karton të kuq. Avantazhi numerik i Empolit zgjati pak, pasi Luca Marianuçi mori një karton të kuq pas një rishikimi të VAR-it për një goditje…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë materialin zgjedhor, përfshirë dhe fletëvotimet, për në komunat e Kosovës. Pas përfundimit të procesit të votimit në 941 qendra të votimit, do të nisë numërimi i fletëvotimeve për subjektet politike. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një intervistë për KosovaPress, tha se materialet janë vendosur në Qendrat Komunale të Numërimit dhe në orët e hershme të së dielës, do të shpërndahet në qendrat e votimit. “Sipas planifikimeve, është bërë shpërndarja e materialit zgjedhor, përfshirë dhe fletëvotimet, për në komunat e Republikës së Kosovës. Materialet janë vendosur në Qendrat Komunale të Numërimit dhe në orët…
Deputeti i PS-së Erion Braçe ka komentuar protestën para Kryeministrisë. Braçe shkruan se të bllokosh segmentet kryesore është si t’a kapësh Tiranën për hundë dhe t’i marrësh frymën. “Tortura ndaj Tiranës vijon! Të bllokosh një segment te bulevardit nga kthesa e Presidencës tek Ura e Madhe e Dajti prej orës 8.00 të mëngjesit, të bllokosh gjithë bulevardin nga Sheshi “Nënë Tereza” në Sheshin “Skënderbej” dhe pastaj te bllokosh kalimin në Unazë nga Rruga e “Elbasanit” e deri tek ura e Drejtorisë së policisë është t’a kapësh Tiranën për hunde, t’i marrësh frymën dhe këtë t’a bësh për kaq pak njerëz…
3 efektivë u lënduan gjatë protestës së PD-së përballë Kryeministrisë. Drejtori i DVP Tiranë, Elton Alushi, dhe Zëvendësdrejtori i Rendit kanë vizituar të lënduarit në spital dhe kanë siguruar se ata do të marrin çdo ndihmë të nevojshme nga stafi mjekësor. Incidenti ndodhi pasi demonstruesit hodhën lëndë piroteknike drejt policisë që ishte e vendosur për sigurinë para selisë së Kryeministrisë. Një efektive ka pësuar dëmtime në sy, ndërsa dy punonjës të tjerë janë lënduar në fytyrë dhe dorë. Ata janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe aktualisht janë nën kujdesin e mjekëve. Policia e Shtetit ka njoftuar se shërbimet…
Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në Dhomat e Specializuara në Hagë kanë votuar për zgjedhjet e 9 shkurtit. Lajmin e ka dhënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. “Mund t’iu konfirmoj se shtetasit e Kosovës që ndodhen në Dhomat e Specializuara, në Hagë, kanë realizuar të drejtën kushtetuese dhe kanë votuar në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, sipas procedurave dhe akteve nënligjore të KQZ-së”, tha Elezi. Në Hagë janë ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-deputeti Rexhep Selimi.