Sali Berisha dhe një grup i madh militantësh sapo kanë dalë nga selia e PD për t’u drejtuar nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”. Berisha shoqërohet nga deputetë dhe zyrtarë të lartë të PD-së, ndërsa në shesh mijëra qytetarë janë mbledhur në pritje të nisjes së protestës. Ky është marshimi i parë i Berishës që prej daljes nga arresti i shtëpisë dhe gjithashtu protesta e parë ku ai do të jetë i pranishëm fizikisht në podium.
Author: tirana
Pas bllokimeve të rrugëve muaj më parë, sot PD mban protestën e parë për këtë vit. Më herët protestat u thirrën në kuadër të “mosbindjes civile” dhe me disa kërkesa për kundërshtarët politikë. Më 7 tetor 2024, demokratëve iu shtua edhe një arsye tjetër për të dalë në shesh, arrestimi i Ervin Salianjit. Në tubimin e 29 tetorit 2024, u bllokuan 6 akse nacionale (nga veriu në jug), ndryshe nga çdo organizim tjetër i kësaj natyre. E në fakt, kjo lloj forme proteste në formë më të zgjeruar vijoi edhe më vonë. Më 23 dhjetor 2024, u bllokuan 5 kryqëzime…
Policia e Shtetit ka marrë masat për ruajtjen e institucioneve dhe mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë. Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka shkuar në zyrën e tij. I veshur civil, rreth orës 16:40 u pa teksa përshëndetej me efektivët në detyrë.
Forumi Rinor i PD-së, dega Vlorë vjen në protestë me një mesazh. ”Vlora flet: Edvin, Ke mbaruar”. Disa nga pankartat janë me shishe vere, për të cilat Arben Ahmetaj ka thënë se pinte në zyrë Rama. Fjalën kryesore në protestë do ta mbajë kryedemokrati Sali Berisha. Po ashtu do të ketë një audio-mesazh të Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Procesi i votimit në përfaqësitë diplomatike të Kosovës po zhvillohet qetë dhe nuk është raportuar asnjë problem. Në orën 13:00 sipas kohës lokale në Kosovë ka filluar procesi i votimit edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada. Nga 20.324 votues të regjistruar për të votuar në përfaqësitë diplomatike deri në orën 15:00 kanë votuar 10.306 votues apo 50.91%. Votimi po kryhet në 30 shtete të ndryshme dhe duket se është duke vazhduar me një pjesëmarrje të konsiderueshme nga diaspora. Votimi ka nisur në orën 07:00 dhe do të zgjasë deri në orën 19:00 sipas kohës lokale në…
Kryetari i Partisë Social-Demokrate, Tom Doshi ka hapur zyrën e tij elektorale në Shkodër. Ai thotë se do të jetë deputet i Shkodrës pas zgjedhjeve të 11 Majit, duke konfirmuar edhe qarkun se ku do kandidojë. Sipas Doshit, PSD do të arrijë një rezultat surprizues në zgjedhjet e 11 Majit. Në parlamentin aktual PSD ka tre deputetë, ndërsa synohet që ky numër të rritet.
Në pritje të nisjes së protestës së opozitës, pranë Parlamentit janë mbledhur forca policore. Për PD-në akuzat e ish-numrit dy të qeverisë Rama në arrati, Arben Ahmetaj, kanë nxjerrë zbuluar luksin qeveritar.
Mbi 1,7 milionë shtetas do të zgjedhin të dielën se kush do t’i udhëheqë për katër vitet e ardhshme. Për Parlamentin e ri me 120 vende do të garojnë 28 subjekte politike me 1.280 kandidatë të certifikuar tashmë nga KQZ-ja. Sipas KQZ-së ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore. Janë prodhuar 1,752,650 fletëvotime, prej të cilave 1,664,100 për votimin në vendvotime të rregullta; pjesa tjetër i takon votuesve kusht, për nevoja të veçanta apo të votuesve nga diaspora. Risi në krahasim me zgjedhjet e kaluara do të jetë heshtja zgjedhore. Këtë vit, pas ndryshimeve ligjore, ajo do të zgjasë vetëm gjatë…
Një debat i tensionuar shpërtheu mes Eglit dhe Valbonës, duke eskaluar në britma dhe akuza. Gjithçka nisi kur Valbona e konfrontoi Eglin duke i thënë: “Ti e di problemin që kam unë në mitër?”. Egli u përgjigj se nuk ishte në dijeni. Valbona e vazhdoi debatin me tone të larta. “A e di problemin që kam në mitër, se nuk jam unë Rozana Radi? A nuk dua fëmijë unë?”. Egli u kundërpërgjigj: “Po ik moj budallaqe, hap veshët se çfarë po të them?”. Valbona nuk u ndal, duke e akuzuar Eglin se ai kishte vënë në dyshim dëshirën e saj…
Policia do të bllokojë disa rrugë, pasi u njoftua nga PD për 3 orë protestë pasditen e sotme para Kryeministrisë. Rrugët ku do të kufizohet lëvizja: -Nga ora 10:00, nuk do të lejohen të parkohen automjetet në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, në sheshin “Nënë Tereza, në rrugën “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rrugova”, në rrugën “Papa Gjon Pali II”, në bulevardin ”Zhan D’Ark” dhe bulevardin ”Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”; -Nga ora 14:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në…
Dashi-Kur punoni, synoni të jeni të shkëlqyer në atë që bëni apo bëni vetëm minimumin? Fokusi i sotëm është në një etikë të fortë pune. Mos harroni se puna juaj është një reflektim i asaj që jeni! Tregoni anën tuaj më të mirë! Demi-Fati do të të takojë, por të kesh fat në vendin e punës ose në karrierë kërkon disiplinë dhe përpjekje. Synoni lart dhe mos u dorëzoni lehtë. Qëndroni besnik në rrugën tuaj dhe mbani fokusin tuaj në qëllimin tuaj përfundimtar. Binjakët-A ndiheni pak të hutuar kohët e fundit? Humbja e fokusit mund t’i atribuohet shumë gjërave që…
Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim për protestën që do të mbajë këtë pasdite PD. Rama thotë se protesta është frymëzim nga broçkullat e një të arratisuri nga drejtësia. Duke nënkuptuar kështu deklaratat e bëra së fundmi nga Arben Ahmetaj. Postimi i plotë Sot bufi stërplak i kënetës opozitare dilka bashkë me kënetën e tij në protestë dhe frymëzimi i protestës qenkan broçkullat e një të arratisuri në kërkim nga drejtësia për korrupsion e fshehje pasurie. Duhet përshëndetur kjo protestë, sepse është një pasqyrë e qartë sa s’ka e alternativës së kalbur të një kënete politike humbësish të degraduar,…